Kundërshtoi prishjen e banesave tek Astiri/ Klevis Balliu merret i pandehur: Sonte në darkë do të shikoni kush janë hajdutët (VIDEO)

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, është marrë i pandehur për kundërshtim të forcave të policisë dhe të punonjësve të IKMT, dy ditë më parë teksa ndërhynë për të prishur banesat që preken nga projekti i Unazës së Re. Po kështu ai akuzohet edhe për tubim të paligjshëm. Balliu ka hedhur akuza se në gjyq nuk po shkojnë se kanë bërë ndonjë krim por po i dërgon  kryeministri Edi Rama.

Ai ka mbajtur një deklaratë për mediat nga Prokuroria e Tiranës  ku ka deklaruar se  PD dhe vetë ai si ish deputet i ka mbrojtur banorët e Astirti, pavarësisht se kur banesat e tyre shembeshin Balliu dhe përfaqësuesit e PD mbërritën me vonesë pranë tyre.

Balliu ndër të tjera ka shtuar se në darkë do të bëjë publike at që ai e quajti 'hajdutët e vërtetë' në Unazën e Re.

"Këto që i quajnë zaptues. Sot në dark do të shihni se kush janë hajdutët e vërtetë, sot në dark. Ky merak do të shuhet sot në dark." ka thënë ndër të tjera Balliu.

Ish deputeti është ndalur edhe tek 'kontrata' që kreu i PD, Lulzim Basha ka firmosur me banorët e Astirit , duke thënë se banorët e Astirit të cilëve u është prishur banesa jo vetëm që do të dëmshpërblehen por madje do të futen në burg edhe përgjegjësit.

"Është e gabuar të thuash se nuk arritëm ne ti mbronim. Fakti është i vetëm banorët fituan se do të dëmshpërblehen. Le të ngrihet mazhoranca por nuk do të përçahen banorët. Ata që i dhunuan do të shkojnë në kokërr të burgut. Kjo është një kontratë e re e firmosur nga Lulzim Basha dhe banorët e Unazës së re. Nuk prisja asgjë më shumë, se PD e di mirë se në momentin që  do përballemi me mazhorancën do të bënin dhunë, arrestime, shtyrja, gazi. Por ajo që na shqetëson është se qytetarët mbetën pa shpi. Ajo që na shqetëson është Shpëtim Billa që u prish shpia në mënyrë të paligjshme. Preken të gjitha shtëpitë, aty nuk ka projekt. DH është kompania fantazëm nuk ka projekt. është vetëm një zgjerim, shqetësimi im është me banorët. Shkëlzen Sadikaj ka gjyqin dhe do të jetë tek gjykata penale. S'dinë ç'bëjnë janë gjuajtur me gurë, fëmijë , nga policia u është hedhur gaz dhe janë helmuar. Këto do të shihni sot në darkë se kush janë hajdutët sot në dark do tua tregoj unë në dark. Sot këto që ju i quani zaptues. Ata shkuan për t'i vrarë.  Dërgimi në gjyq po caktohen data gjyqesh, Nuk mund të marrësh të pandehur për një vit një komunitet të tërë. Ky meraku do të shuhet sot. Këtu s'ka prova. Në gjyq na çon Rama. Për Kajmakun kërkon dialog. Nuk pranoi dialog me banorët."

Kujtojmë se dy ditë më parë, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit shembi 33 ndërtesa në zonën e “Astirit” në kryeqytet, ku pati përplasje të dhunshme mes policisë dhe banorëve.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Raul: 14/11/2019 16:33

    Amon mos ma nxirrni këtë fytyrën me të urryer të Planetit, këtë monstër që populli shqiptar e urren për vdekje, këtë funderrine e Pd leshelis që torturoi për një vit qytetarët e Tiranës me shpellaret e Unazës së madhe, shkofte në ferr ky funderrine e Pd leshelis, i përjetshëm qoftë kujtimi i sharebajgave të leshitlikes Kejdi dhembcakallja dhe Epshurr Brahimka*i dhe Nora B*thderrja gjithollog'ja surratgerdalla dhe Lindita protoduari me tufce që Kakariste çdo natë në rrugë.

    Përgjigju
  • Populli: 14/11/2019 16:24

    Plaseni Brenda qenin

    Përgjigju
  • Astiri: 14/11/2019 14:32

    O klevis balliu na trego pak si e bere pasurine ti dhe babi. Ku i gjete pronat leket makinat nga 100 mij euro.Dil publikisht dhe na e verteto qe je nje njeri i ndershem dhe e meriton te mbrosh kauzat e popullit.Ne po te presim te na e tregosh sa i ndershem je.

    Përgjigju
  • agim: 14/11/2019 12:51

    Do me thene kur te vini ju PD ne pushtet sdo kete orgame gjyqsore.Ato do shuhen sipas jush !! Vendin e tyre do e zeje nenpunes te PD qe do denojne njers pa u mbeshtetur fare ne ligje e kode ,thjeshte me opinoine si ne kohen e ballhutes Ky eshte vizion i juaj e i askujt ne bopte pra as ne Guniea.

    Përgjigju
  • Sifi: 14/11/2019 11:14

    Akoma me kete shipanzene e Fahriut merreni ju.Futeni brenda se ky nuk mbush dhe e ka bere borxh ne ligjin.Ty ore krric nuk te denon Edi Rama por drejtesis per veprime te dhunshme antiligjore .Banoret po te kishin te drejte ti drejtoheshin gjykates dhe po te fitonin do kishin perkrahjen e popullit.Ti e ke mire se duke bere roje nje vit tek Astiri Luli te beri mender deputet . Kurre nuk do fitoni me keto veprime se populli don shtet dhe jo rrumpalle si ju

    Përgjigju
    • Arbëri: 14/11/2019 13:15

      Shumë e vërtetë ...!!!

  • Fahrri Spiuni: 14/11/2019 10:31

    Ky sikur nuk eshte pjella ime! I kam thënë 100 here, mos dil ti i pari por puno në fshehtesi si unë qe hengra bukë në heshtje për 70 vjet. Ç të duhet more gomar?

    Përgjigju
  • Kafsha: 14/11/2019 10:29

    Nje gje nuk kutoj..keta si puna e ketij bashkë me paloqe e mul shtaza janë isha, ç pune kanë qe dalin neper protesta, media e konferenca? Si eshte e mundur që paloqja të dali tek selia e PD në konference për shtyp? Popull bagetine po i kurdiset lojë . Popull bagtia nuk i shikon dhe kupton këto? Ishi shkon në shtepi jo në balle të gjerave

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Lazio i falet Luis Albertos, mund Genoan në udhëtim! Juventus luan në Sardegna me Cagliarin

GOLAT/ Lazio i falet Luis Albertos, mund Genoan në udhëtim! Juventus luan në Sardegna me Cagliarin