Kupë në Ballsh, Shkodër dhe Durrës! FSHF merr masat për fituesin e Superligës, Duka në ‘gadishmëri’

Kupë në Ballsh, Shkodër dhe Durrës! FSHF merr masat për fituesin e Superligës, Duka në ‘gadishmëri’

Të mërkurën luhet java e fundit e Superligës, e cila ka shumë enigma përsa i përket skuadrës fituese. Për këtë arsye FSHF ka vendosur të dërgojë kupën në tre stadiumet e mundshme ku luajnë skuadrat të cilët shpallen kampionë. Bëhet fjalë në sfidat Bylis-Partizani, Vllaznia-Laçi dhe Teuta-Apolonia. Në ‘gadishmëri’ do jetë edhe presidenti Duka, i cili do të udhëtojë në qytetin fitues menjëherë sapo të përfundojnë ndeshjet.

Njoftimi i FSHF-së

U zhvillua ditën e sotme mbledhja online e Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit, nën drejtimin e Presidentit të FSHF-së, Armand Duka. Në këtë mbledhje u diskutua në lidhje me ceremoninë e dorëzimit të titullit kampion për sezonin 2020-2021 në Kategorinë Superiore.

Duke parë se 90 minuta përpara fundit të sezonit në garë për titullin kampion janë katër skuadra, Komiteti Ekzekutiv vendosi organizimin e 3 ceremonive, në Ballsh, Durrës dhe Shkodër. Në të tre qytetet do të jetë trofeu i kampionit, zyrtarë të lartë të Federatës Shqiptare të Futbollit, ndërkohë që Presidenti Duka i cili do të dorëzojë trofeun, do të udhëtojë drejt stadiumit ku do të dorëzohet titulli menjëherë pas përfundimit të lojës së rregullt.

Komiteti Ekzekutiv miratoi gjithashtu të gjithë materialet për Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme, që do të zhvillohet online përmes platformës Microsoft Team, në datë 14 qershor, duke filluar nga ora 10:00.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët