Kur Basha bënte fushatë me topin dhe 'penalltia' që pret SHBA prej tij për Zgjedhoren (Integrimin)

Kur Lulzim Basha garonte për kreun e Bashkisë Tiranë, një nga spotet e tij ishte për sportin dhe niste pikërisht me topin dhe mbyllej me premtimin se ai ishte ndryshe.

Topi tashmë është në fushën e tij, siç i tha dhe ambasadorja e SHBA Yuri Kim, por këtë herë për diçka shumë më të madhe, për të ardhmen e vendit në BE dhe votën e shqiptarëve, të cilat aktualisht janë duke u mbajtur peng nga ai 'që premtoi shumë vite më parë se do ishte ndryshe'.

Në marrëveshjen e arritur, të cilën Yuri Kim e mbante në dorë mbrëmjen e djeshme nga rezidenca e saj, janë reflektuar pjesa më e madhe e kërkesave të opozitës, të cilat i kishte vendosur dhe si kushte.

Tashmë Bashës i duhet të vendos në do të jetë në krahë të amerikanëve dhe popullit shqiptar dhe të 'firmosë' marrëveshjen e arritur mes palëve apo do të vijojë të merret me lojëra fjalësh pa dhënë një përgjigje konkrete dhe zvarritur dhe më shumë këtë Reformë Zgjedhore, e cila duhej të kishte përfunduar që më datë 31 maj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Like hajdut lapangjoz floriri: 05/06/2020 10:10

    Ky është K..qe fare... Komplet autik! Prite kur të shperthej para gazetarëve.. O Bo..leeee

    Përgjigju
  • Bono: 04/06/2020 23:11

    Eshte bo Basha legen krejt.Hajde Gjino hajde

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Hyn në fuqi vendimi! Brenda vitit paga mesatare bruto për mësuesit arrin në 104 mijë lekë! Për mjekët e Përgjithshëm 131 mijë lekë dhe infermierët në 87 mijë lekë

Hyn në fuqi vendimi! Brenda vitit paga mesatare bruto për mësuesit arrin në 104 mijë lekë! Për mjekët e Përgjithshëm 131 mijë lekë dhe infermierët në 87 mijë lekë