Kur Berisha burgoste gazetarët, Spartak Braho: Telefonata e alarmuar e Nikoll Lesit, si i gjeta Sandrin dhe Martin Lekën në qelitë e burgut 313

Kur Berisha burgoste gazetarët, Spartak Braho: Telefonata e alarmuar e Nikoll Lesit, si i gjeta Sandrin dhe Martin Lekën në qelitë e burgut 313

Spartak Braho, Nikoll Lesi dhe Sali Berisha

Sali Berisha, përpos të tjerave, mban edhe vulën e kundërshtarit më të egër të medias dhe gazetarëve në Shqipëri, pas përmbysjes së regjimit komunist. Rrëmbimi dhe torturimi i gazetarëve, djegia e redaksive të gazetave, kërcënimet me vdekje dhe etiketimet si puçistë, shantazhet dhe baltosja e gazetarëve, kanë shënjuar si pushtetin e parë, ashtu edhe të dytë të Berishës. Deputeti Spartak Braho, në librin e tij me titull “‘Masakroni’ Servet Pëllumbin”, flet edhe mbi metodat e Berishës për të goditur dhe frikësuar median kritike.

Braho rrëfen se mëngjesin e 22 marsit 1994 u telefonua nga Nikoll Lesi, i cili e njoftonte se Aleksandër Frangaj dhe Martin Leka, në atë kohë gazetarë të gazetës "Koha Jonë", ishin arrestuar për nxjerrje sekreti shtetëror dhe se pas arrestimit fshihej Berisha. Nikolla i kërkonte Brahos që të interesohej tek burgu pasi gazetarët kishin nevojë për avokat. Spartak Braho rrëfen për herë të parë nga takimi me Frangajn dhe Lekën në burgun në qelitë e burgut 313.

Berisha kishte përdorur ministrin e Mbrojtjes, policinë dhe prokurorinë për t’i futur në burg dhe më pas përdori gjykatat për t’i dënuar gazetarët. Hakmarrja e Berishës nuk do të ndalej, pasi tre vite më vonë, në 3 mars 1997, njerëzit e SHIK-ut famëkeq të Gazidedes, dogjën redaksinë e gazetës.

Pjesë nga rrëfimi i Spartak Brahos për çështjen ‘Meta’

“Ishte gdhirë, data 22 mars 1994. Telefoni binte pa pushim me zë të çjerrë. Zilja dukej ogurzezë. E ngrita dhe telefonuesi mu prezantua se jam Nikolla, Nikoll Lesi. ‘Spartak’ vazhdoi ai i alarmuar “kanë arrestuar Aleksandër Frangajn dhe Martin Lekën. Të lutem interesohu të shkosh në burg dhe t’i takosh. Kanë nevojë për avokat”.

“Po për çfarë akuzohen”, i thashë. “Kanë nxjerrë sekretin shtetëror në gazetën Koha Jonë. Denoncimin e ka bërë Zhulali, por ti e kupton se prapa tij është tjetri...i pari”.

“Mirë o Nikollë” i thashë “do shkoj t’i takoj, pastaj shohim... Mos u mërzit se aty është edhe Fatosi, i mban me gajret...”.

U nisa në drejtim të burgut 313, duke menduar se çfarë do t’i thosha Tanush Mulletit, drejtorit të burgut. Isha miqësuar më të dhe pasi i kërkova takim me gazetarët e burgosur, më lejoi duke më këshilluar kujdes se do të akuzohen rëndë. Kanë shkelur sekretin ushtarak... Ok, i thashë dhe qesha.

Takova Martinin dhe Aleksandrin. Dukeshin të trembur dhe të rënduar psikologjikisht, veçanërisht Sandri, i cili kishte hallin e nënës.

Biseduam gjerë e gjatë. E vlerësova menjëherë se akuzat kishin fiasko ligjore. Thjehstë bëhej fjalë për presion dhe hakmarrje me qëllim që t’i mbyllej goja gazetarëve.

I këshillova të mos mërziteshin, se besoj se do të kalojë gjyqësisht. “Jeni të pafajshëm”, thashë...

U ndava me ta duke ju rekomanduar që si avokat të angazhohet dhe Agim Tirana. Komedia gjyqësore e Prel Martinit u mbyll me dënmin e dy gazetarëve. Sali Berisha fërkonte duart se kishte bërë ‘zap’ median opozitare.

Në të dalë nga ndërtesa e burgut 313 takiva nënën e Sandrit dhe sapo të fejuarën e Martinit, që qëndronin të shqetësuara dhe të merakosura për të afërmit e ture ë rrëmbyr dhe ë burgosur në mes të natës.

Tnai jemi 26 vjet nga ngjarja e rëndë e arrestimit të dy gazetarëve. Ne vitet që kanë kaluar, pas dalje së tyre nga burgu ata ecën dhe bënë përpara në rrugën e zhvillimit të medias. Martini drejtoi për shumë vite RTSH, kurse Aleksandri themeloi dhe është pronar i Tv Klan. Por, për fat të keq rruga drejt biznesit i ka ndryshuar bindjet pasi ka harruar burgosjen dhe atë që e ka burgosur....”.

E.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • www.youngtribune.com: 17/01/2021 01:53

    Si ka mundesi qe Berisha Halja eshte ne cdo histori .

    Përgjigju
  • qytetari: 16/01/2021 22:37

    Bravo taku qe ne cdo kohe ke henger me luge floriri..

    Përgjigju
  • Tani: 16/01/2021 21:59

    Keto jane sahanliperes te Saliut.

    Përgjigju
  • Jaku: 16/01/2021 19:33

    Edhe i rrafi edhe i burgosi perseti bojne lobim dhe politike per kete kriminelin Berisha!ky Nikoll Leshi e paska pasur hak edhe me teper pak i paska bo Berisha ketij byth lepirsi te ndyre Sandrit ja ka shperblyer me tendera milionshe.

    Përgjigju
  • Haha: 16/01/2021 19:30

    Berishe halja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

SHBA dhe 17 shtete të tjera kërkojnë në sinkron lirimin e menjëhershëm të pengjeve në Gaza

SHBA dhe 17 shtete të tjera kërkojnë në sinkron lirimin e menjëhershëm të pengjeve në Gaza