'Kur fillon Big Brother Vip s’ka kollitje as nuk ka grip’, vëllezërit Lleshi këndojnë për shtëpinë më të ndjekur të momentit: I harrojnë hallet tona veç me pa kur del Arbana

'Kur fillon Big Brother Vip s’ka kollitje as nuk ka grip’, vëllezërit Lleshi këndojnë për shtëpinë më të ndjekur të momentit: I harrojnë hallet tona veç me pa kur del Arbana

Vëllezërit Lleshi

Në çdo tavolinë kafeneje të qytetit, shtëpi por edhe zyrë, të gjithë flasin nga pak për shtëpinë më të ndjekur të momentin “Big Brother”.

Dashuriçkat, polemikat dhe ngjarjet e ndryshme mes “yjeve” “pushtojnë” gjithnjë portale dhe komentohen nga kushdo, ata tashmë janë bërë pjesë e përditshmërisë së shqiptarëve.

“Kur fillon Big Brother Vip s’ka kollitje as nuk ka grip. Si që ditë, si që natë me ba lojë me ba gallatë”, këto janë vargje nga kënga  krijuar posaçërisht për ‘Big Brother Vip” nga vëllezërit Lleshi.

Me tone humoristike ata kanë përmendur gjatë këngës disa prej personazheve brenda shtëpisë, si Donaldi dhe Arjola.

Ata kanë theksuar gjatë gjithë këngës se emisioni është shumë i ndjekur dhe shqiptare “harrojnë dhe hallet” vetëm për ta parë.

 “Ky milet ja ka marrë dorën, fikson ditën edhe orën, i harrojnë hallet tona veç me pa kur del Arbana.”, thuhet në këngë.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Kikia: Çdo ditë gjysma e qeverisë para se të shkojë në punë, shkon në SPAK një herë

Kikia: Çdo ditë gjysma e qeverisë para se të shkojë në punë, shkon në SPAK një herë