Kur katandisesh të të mbrojë Agim Bahtiri

Kur katandisesh të të mbrojë Agim Bahtiri

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe Lulzim Basha

Fushata kundër Lulzim Bashës, rreth rreth rolit të tij të paqartë në hetimet kundër disa figurave të krahut politik të UCK, qysh në fillim po udhëhiqet nga vet Lulzim Basha. Sot e ilustroi me fakte duke pritur në Tiranë kryetarin kontrovers të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, që ta mbroj nga akuzat që i janë bërë.

Shikoj dy arsye pse Lulzim Basha po e udhëheq zhurmën kundër tij për këtë histori. Së pari se mund të mendoj që kjo zhurmë nuk e dëmton, dhe ai shtyn ca kohë që të mos u jap përgjigje halleve të tij politike në Tiranë, ose ai vërtet ka probleme me veten në këtë histori.

Ai arriti ti mbaj gjallë akuzat në sytë e publikut kur thotë që nuk mban mend ta ketë takuar Bellanicën, ai e bënë të besueshme kur gënjen për pozicionin e punës që ka pasur për të na u shitur i rëndësishëm, ai e mban gjallë kur bën sikur e trajton si çështje për të cilën nuk ka interes dhe pastaj thërret Agim Bahtirin që ta mbrojë.

Për ata që nuk e njohin sa duhet Kosovën, ky tipi është një njeri pa ngjyrë, pa identitet politik dhe pa parime, që ka ardhur si biznesmen nga emigracioni, ka marrë Komunën e Mitrovicës si kandidat i Pacollit, pastaj është bërë me Vetëvendosjen edhe pse është “kapitalist që shfrytëzon klasën punëtore, duke mbjell kërpudha” nëse flasim me gjuhën e “Vetëvendosjes”.

Lulzim Basha ka pasur avokat serioz në këtë histori. Atë e ka mbrojtur politikisht Isa Mustafa kryetari i një partie të madhe dhe me identitet politik si LDK. E ka mbrojtur duke mbrojtur kauzën që akuzohet Lulzim Basha dhe jo atë personalisht. E ka mbrojtur Sali Berisha duke deklaruar se disa krerë të UCK kanë bërë krime në Kosovë dhe duhet të gjykohen për ato. Biles Hashimi duhet varur në shesh sipas tij. Edhe Baton Haxhiu e ka mbrojtur personalisht, dhe Basha ka bërë spot special për Batonin, këtë radhë, jo si tradhtar i kombit, por si njeri që mbron të vërtetën.

Tani Lulzim Basha duhet të zgjedh të mbrohet në këtë pozicion si kryetar i PD, jo si person privat, se si person privat punën e vet ka bërë.

Si kryetar i Partisë Demokratike ai duhet të mbrojë qëndrimin politik të Sali Berishës dhe LDK dhe kujtdo tjetër që pranon se në Kosovë ka pasur dhe krime të UCK.

Kjo shfaqja teatrale e një sharlatani nga Kosova që nuk është as politikan, as njeri me histori politike apo ish luftëtar, por kultivues kërpudhash, në krah të Lulzim Bashës dhe pozicionimi i tyre në “unitet” si njerëz që mbrojnë UCK, e bën Lulzim Bashën qesharak dhe pa identitet në këtë histori. E bën pak a shumë si ky tipi, që ka ardhur nga Kosova të dal në foto me Lulin, pasi e vetmja gjë e përbashkët e tij me Lulzim Bashën është se të dy janë kthyer nga emigracioni dhe kanë bërë politik në Kosovë dhe Shqipëri. Është më mirë të durosh gjithë ditën Taulant Ballën që të përsërit kasetën e Bellanicës, apo talljet e Edi Ramës se sa të durosh mbrojtjen e Agim Bahtirit.

Dhe  e gjithë kjo vjen nga paqartësia dhe pasiguria që Lulzim Basha ka për të shkuarën e vet dhe që mendon se atë mund ti pastroj dhe ky tipi nga Mitrovica. Lulzim Basha akuzohet se është kryetar i PD dhe ai duhet të mbrohet dhe të mbrojë qëndrimin e PD. Vetëm ajo e nxjerr në breg. Këto teatralizmat e tij në mbrojtje të UCK nuk i bëjnë nder as UCK siç thotë Isa Mustafa. I ka mbrojtur dhe Albin Kurti këta që kanë shkuar në Hagë, por ai ka qenë populist që në fillim, ka qenë kundër Gjykatës Speciale në Kuvend dhe nuk e ka votuar, dhe kundër gjykimit të krimeve të luftës nga ana e shqiptarëve.

Në atë kohë që Albini votonte kundër në Kosovë, Lulzim Basha votonte pro në Strazburg për Gjykatën Speciale. Tani nuk mund të jesh edhe si Berisha, edhe si Isa Mustafa edhe si Albin Kurti, edhe si Agim Bahtiri. Mund të jesh i tillë, vetëm po nuk di kush je. Dhe Lulzim Basha duket qartë që nuk e di kush është. Ky është gjithë problemi pse ngjit fushata kundër tij.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Akrepi: 25/11/2020 13:44

    Po vertet mendon se me pacavuret qe zhgarravit , do sulmosh te tjeret . Po te genjen mendia e te duket se mundesh te mesosh te tjeret . hall me ment e kokes , kur te genjen mendia , se mund te zeshe majen e shkalles .

    Përgjigju
  • Pelioni: 24/11/2020 19:50

    Asgjë për t'u habitur nuk ka në këtë pune,pasi për lulushin rëndësi ka që të dali dikush në mëdia dhe të thotë Lulushi është burrë i mirë,pamvarsisht se në fakt bie erë vjedhje,vrasje,tradhti,Lulushi thotë unë jam kryeministri i ardhshëm,dhe kujton se me bahitet,babalet,paloqet,gazpamendet,ballinjte,ljubovicet fevzinjte,koduzet .e andushet do ju mbush mendjen shqiptarve,që t'a bëjnë një çikë kryeministër,pasi kujton se vetëm kështu mund të i shpëtojë,drejtësisë për çka vjedhur,vrarë,tradhëtuar e spiunuar.Harroje lulush ti dhe ai gerdalla jot gjaku i shqiptarve nuk bëhet ujë lulush,një ditë ti dhe cilido për çka bërë do paguaj haraçin,haka thotë populli shkon tek i zoti.

    Përgjigju
  • O tej: 23/11/2020 21:41

    Bashes derman i ban vec nje hu ne by....

    Përgjigju
  • Luan: 23/11/2020 21:11

    Po mire mo Mero aristokrati ca te keqe ka te mbjellesh kerpudha ? Une kete tipin se njoh po nuk kam degjuar te shkolloje djalin ne Londer me parate e qytetareve si ti, po me emigrantet cfare ke , ata po mbajne Shqiperine e Kosoven me parate qe dergojne nga jashte e nuk perpiqen qe me politiken te vjedhin prona publike si ti , Sandri , Top Qenefi etj etj.Sa per ate qe ka nderruar disa here krah ky Bahtiri vetem ti nuk duhet ta permendesh se e ke nisur ne prehrin e Saliut dhe po e perfundon ne krahun tjeter karrieren tende o gazetar medioker e provincial .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet