Kur Shqipëria i jep leksion Europës!

Kur Shqipëria i jep leksion Europës!

Alban Daci

Armiqtë më të mëdhenj të Europës si kontinent dhe po ashtu BE si organizëm kanë qenë gjithmonë populizmat që kanë rrëshqitur në diktatura nacionaliste me prioritetin për ta udhëhequr vetë Europën përmes luftës  dhe me modelin  një komb-shtet. Të gjithë i dimë pasojat e kësaj natyre në të kaluarën. Madje, vetë BE që ne kemi sot ishte rezultat i kësaj historisë. Pra, BE duhet të lindte dhe në fakt lindi në hirin e zjarreve të luftës të shkaktuar nga mendje të sëmura dhe aventurierësh diktatorësh.

Krizat ekonomike kanë pasur rezultat kriza sociale dhe politike duke rrëzuar qeveri legjitime, duke nxjerrë në pah e duke stimuluar populizmat. Pas krizës ekonomike të 2008 si dhe për shkak të rritjes së flukseve të emigrantëve drejt Europës, patëm një rritje të frikshme të populzimave që togfjalësh kryesor kishin entieuropeizmin dhe rikthimin në metodat sovraniste. Megjithatë, përtej këtyre lëvizje, BE vazhdoi të qëndroi e palëkundur dhe tentoi të ndërmerrte hapa të rëndësishme në evolucionin e saj të vazhdueshëm strukturor dhe funksional.

Tani kemi pandeminë koronavirus, që është e dyta më e madhe që ka njohur njerëzimi, pas "Gripit Spanjoll". Pandemia aktuale për fatin e mirë të evolucionit të shkencës se mjekësisë dhe evolucionit njerëzor nuk do të ketë numrin e madh të viktimave siç kishte "Gripi Spanjoll", por ka disa efekte të tjera më të rëndësishme dhe më të rënda. Pse?

1. Pari ka një shtrirje të madhe dhe do të rrezikoi çdo vend të Botës. Kjo për shkak se telekomunikacioni është shumë më intensivë për shkak të linjave moderne të avionëve që në pak orë përshkruajnë globin nga njëra anë e në anën tjetër. Po ashtu,  janë bërë më shumë lehtësira nga shtetet për lëvizjet e lira duke zbutur në maksimum barrierat kufitare

2. Pasojat ekonomike do të jenë shumë të mëdha, sepse jemi në periudhën e globalizimit dhe ekonomitë ndërshtetërore janë shumë më të ndërlidhura me njëra-tjetrën

3. Zhvillimi i madh i përhapjes së internetit, smartphoneve dhe i mekanizmave social networkeve mund të përhapin me shpejt panikun e trazirave dhe po ashtu edhe ideologji të mundshme populiste me orientim të diktaturave me  modele të reja ose një përsëritje të atyre modeleve të njohura historike.

Pandemia e coronavirus e gjeti Europën dhe Botën mbarë të pa përgatitur qoftë në aspektin e sistemeve shëndetësore, ekonomike dhe psikologjike duke ju ndryshuar papritur mënyrën e të jetuarit. Kjo pandemi ka paralizuar ekonomitë e vendeve të Europës dhe të Botës si dhe ka bllokuar prodhimin e aktiviteteve të sektorëve të ndryshme të këtyre ekonomive.

Pasojat ekonomike të kësaj pandemie do të jenë të frikshme duke prodhuar  një seri pasojash:

- papunësi

- varfëri

- kriza sociale

- mundësi reale për konflikte sociale

- përplasje shtresash

Vendet Europiane si Italia, Spanja e Franca po kalojnë momente të vështira për shkak të pandemisë. Këto vende kanë kërkuar më drejtë ndihmën e BE si mundësi për të implementuar Eurobond ose Coronabond. Këto thirrje kanë hasur opozitarizëm nga Gjermania e nga vendet skandinave dhe vendet e ulëta. Këto janë konsideruar emergjente për t'i bërë ballë krizës ekonomike që tashmë është shfaqur në horizont.

Është fakt për tu theksuar se vendet e BE për shkak të pandemisë i janë kthyer sovranitetit duke marrë masa individuale të njëanshme qoftë për mbylljen e kufijve ashtu edhe në lidhje me masat në sistemet shëndetësore. Refuzimi nga Gjermania dhe vendet e tjera skandinave të eurobondeve ka krijuar kushte më të favorshme për populizmat e sidomos në Itali për "Lidhjen" e Salvinit.

Shqipëria është një vend Europës që nuk i përket BE. Kjo ka ndodhur për arsye historike të diktaturës komuniste e pastaj për shkak të politikës shqiptare e tranzicionit pafund. Shqipëria nuk ka reshtur që në fillim të viteve '90 të hyjë në Europë dhe të ndjek modelin europian të zhvillimit ekonomik e politikë. Megjithatë, Shqipëria nuk ka mundur kurrë të ishte një shembull për Europën e kjo ndoshta edhe për shkak se është një vend i vogël.

Shqipëria deri tani kishte eksportuar harmoninë fetare. Ndërsa tani u kthye në një model solidarizimi duke dëshmuar se shpirti për të ndihmuar nuk është matet vetëm me madhësinë, forcën ekonomike dhe pasurinë monetare, por me dëshirën dhe disponibilitetin për të solidarizuar. Fjalimi i Kryeministrit të Ramës dhe dërgimi i 30 mjekëve shqiptarë në Itali përmirësuan në maksimum pozicionin dhe imazhin e shqiptarëve në Itali, luftuan racizmin! Shqipëria u kthye në fakt qendra e Europës këto ditë për nga dimensioni i solidaritetit.

Shqipëria sot në mediumet e studiot televizive italiane, por merret si një model se si duhet të jetë edhe BE ose si një model për të kritikuar mënyrën e funksionit të BE. Është hera e parë që Shqipëria po krahasohet nga italianët me Gjermaninë. Pra, ne me një gjest jemi vënë në të njëjtën peshore me një vend si Gjermania. Madje në optikën e italianëve peshojmë më shumë se Merkel e Gjermania.

Lëvizja e Shqipërisë për të sjellë mjekë në Itali ishte lëvizja më e mirë për imazhin e shqiptarëve në Europë e sidomos në Itali, por edhe një arsye më shumë që Shqipëria të mbështetet në procesin e saj të integrimit europian. Populistët në Itali, por e përdorin solidaritetin e Shqipërisë si një mundësi për të kritikuar BE dhe një arsye më shumë për të dal nga ajo.

Sonte, tek emisioni i 4 mediaset "Diritto e Rovescio", debati ishte se Italianët më shumë i frymëzon në këto momente Shqipëria së sa Gjermania. Kjo është një arsye për të na bërë të ndjehemi mirë, të mos ndalemi në rrugëtimin tonë europian dhe po ashtu BE të reagoi sa është në kohë për të justifikuar qëllimin që u krijuar dhe të ndaloj zhvillimin dhe rritjen e më tejshme të atyre që sot quhen lëvizje populiste e nesër mund të jenë të transformuar në regjime të mirëfillta diktatoriale.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Uran: 09/04/2020 10:47

    Nëfilim Të ulen pagat të gjithëve politikanëve dhe të gjith ata që punojnë në pushtet sepse smund të dalim ndyshe

    Përgjigju
  • Kastriot xhima: 03/04/2020 17:33

    Qeveri e përgjegjshme, Urime Epidemitë janë si revolucionet dhe, Revolucionet kërkojnë njerëz të mëdhenj Dhe Shqipëria është më fat që ka Lider të besueshëm, e të ndjeshëm. Edhe një herë tjetër urime

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD