Kur s'na shpëtoi Freddie Mercury, do të na shpëtojnë telenovelat turke?

Kur s'na shpëtoi Freddie Mercury, do të na shpëtojnë telenovelat turke?

Freddie Mercury me një veshje të viteve '70 të stilistes Zandra Rhodes

Kur në fillim të viteve '90 studentë e të rinj, në diskon e atëhershme nëntokësore "Albania" , kërcenin nën ritmin e magjisë së "Living on my own" apo të "Show must go on" të "jashtëtokësorëve" Queen, jo të gjithë shijonin muzikën sublime. Me sytë të mbyllur, disa, vërtetë përqëndroheshin të shijonin ëndrrën pa kufi ku të projekton vetëm arti i bukur, ndërsa të tjerë shqetësoheshin nëse Freddie Mercury ishte apo jo gay, apo pse vishej e lyhej si grua. Sa shpërthente "Queen", disa ngrinin e tërhiqeshin në errësirën e kolltukëve, të tjerë kërcenin me Universin.

Kapërcyem edhe vitet 2000 dhe gjendja pak ka ndryshuar: Njerëzit ende ndahen në ata që admirojnë një këngë me vlerë, një punë të mirë, një art të bukur, me ata që përqëndrohen te... (ndjesë) prapanica e atyre që e kanë realizuar. Pa kuptuar, i japin rëndësi asaj duke e kthyer në piedestal të mendimeve dhe shqetësimeve të tyre, në vend që të shfrytëzojnë bukurinë dhe talentin me vlerë universale që pak njerëz kanë fatin ta shprehin. E në këtë moment, lind moda, magjepsja nga muzika tallava, personazhet tallava e telenovelat turke. Këto "produkte të larta" të përqëndrojnë te pjesë të tjera të trupit, në vend të mendjes, zemrës dhe shpirtit.

Fokusimi te gishti që tregon, më shumë se te Hëna, është një defekt që na persekuton në vite të viteve duke na lënë ne të mbeturve brenda kufijve më provincialë seç ishte dikur Tirana e izoluar. Përqendrimi për të gjykuar shijen, punën, mendimin e dikujt na impenjon, na merr më shumë energji se për të ngritur, për të përmirësuar e për të mbrojtur tonën. Duket se edhe disa të rinj bien në këtë grackë, dhe, me çilrtësinë që i karakterizon, i sheh shpesh të shajnë zgjedhjet e shokëve sesa të tregojnë e mbrojnë atë që mendojnë dhe bëjnë vetë. E duke u marrë me jetën e punën e të tjerëve, pak kohë mbetet për të ndërtuar një punë të bukur për veten.

Dikush thotë se ky shfokusim  është një strategji e shpikur dhe e kthyer në profesion nga një lloj politike dhe propagande brenda vendit. Do të presim të vdesin këta "strategë", apo do të vendosim të shohim më në fund Hënën? Kur nuk shpëtuam në kohën e Freddie Mercury-t, sa shpresa kemi në kohën e tallavasë dhe telenovelave turke?

 

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aksi: 24/10/2019 13:38

    Ne kuadrin e lirise se medias dhe demokratizimit te shoqerise, nuk detyrojme dot asnje media te transmetoje apo te mos transmetoje nje program te caktuar. Por telenovelat (turke, meksikane, indiane) dhe programe te tjera "trashese" e pasive per trurin e publikut, nuk mundet kurrsesi te zene (te pakten) 40% te kohes televizive te TV Kombetare si Klan apo TCH qe paguhen me taksat e popullit. Kujt i sherbejne keto programe? Kush po ua servir popullates dhe me cfare qellimi? Ne Shqiperi eshte vrare (ose s'ka lindur kurre, varet si e sheh) mendimi kritik. Konsumojme si lope barin e TV pa pyetur kurre cfare po hame dhe cfare demi na shkakton. Mediokriteti ne art eshte ulur kembekryq ne shoqerine tone sepse artisteve te vertete u jane keputur krahet e s'i mbeshtet askush. Shoqeria jone eshte ne krize, por askush s'ka kohe ta vereje. Jemi shume te zene duke pritur oren kur do filloje Ezeli a Zeneli...

    Përgjigju
  • komanda: 23/10/2019 11:39

    Pse habiteni shumica jane ose bejne telenovela. gjendja shpirtnore dhe intelektuale eshte shume e rende

    Përgjigju
  • Leo: 23/10/2019 06:14

    Bravo dy komentet me lart dhe cudi se si nuk ka me shume komentues per keto ceshtje. Te gjithe e dime por pak reagojme - eshte per te ardh keq

    Përgjigju
  • Alba: 22/10/2019 13:43

    Telenovelat turke e mbushin plot e perplot kupen e anadollizmit shqiptar. Keto telenovela te mbushin mendjen se vuajtja dhe dhuna jane gjera normale ne jete. Po u gatove me kete mentalitet frike, nuk ke kurre fuqi te ndjekesh individualitetin tend. Prandaj dhe e drejton gishtin nga te tjeret, se vetem ashtu mund te ndihesh mire pa u dashur shume perpjekje. Te kishim shtet dhe jo keta legena katundare per drejtues do i ndalonim me ligj keto primitivizma dhe AMA nuk do te duhej t'i lejonte te shfaqeshin ne tv per shkak te degradimit te intelektit njerezor dhe shoqeror qe sjellin te shqiptaret.

    Përgjigju
    • Ester: 22/10/2019 21:32

      Me pelqejne idete dhe mendimet ndryshe. Ne kete hapesire mund te gjej analiza te vecantA

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor