E fitoi në 2005-ën, Kadare sërish kandidat për çmimet ‘Booker’ me ‘Kur sunduesit Grinden’, juria: Meditim magjepsës mbi Rusinë!

Fitues parë i Çmimeve Ndërkombëtare “Booker” në vitin 2005, Ismail Kadare është një nga kandidatët pretendent edhe për vitin 2024. Shkrimtari rivendos emrin e Shqipërisë, mes shteteve të mëdha për librin “Kur sunduesit grinden” të përkthyer nga britaniku John Hodgson.

Në listë për këtë vit janë përzgjedhur13 botime ndërkombëtare, subjekti i të cilave “thekson humanizmin e përbashkët në një botë të dhunshme”.

Libri i Kadaresë “Kur sunduesit grinden” është vlerësuar si një “meditim letrar magjepsës mbi Rusinë Sovjetike, autoritarizmin, strukturat e pushtetit në një periudhë shkrimtarësh të mëdhenj”.

Juria prej 5 anëtarësh, bëri përzgjedhjen mes 149 titujve të dorëzuar nga botuesit nga 1 maj deri në 30 prill të vitit 2023.

Çdo vit ky vlerësim prestigjioz, prezanton lexuesit me romanet dhe koleksionet më të mira të tregimeve të shkurtra nga e gjithë bota dhe që janë përkthyer në anglisht në Mbretërinë e Bashkuar ose në Irlandë.

Çmimi shpërblen fituesit  me një vlerë prej 50 000 £ (50 mijë pound) dhe  ndahet në mënyrë të barabartë mes shkrimtarit dhe përkthyesit, të cilët deri më tani kanë fituar secili nga 2500 £ (pound).

Ceremonia e shpalljes së fituesit mbahet në 21 maj.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ U arrestua disa orë pasi u lirua nga amnistia, Sokol Sinomati del para gjykatës! Seanca për 'buzëderrin' nën masa të rrepta sigurie

Vlorë/ U arrestua disa orë pasi u lirua nga amnistia, Sokol Sinomati del para gjykatës! Seanca për 'buzëderrin' nën masa të rrepta sigurie