Kura me vaj ulliri dhe lule kamomili për pastrimin e gjakut

Kura me vaj ulliri dhe lule kamomili për pastrimin e gjakut

Vaj ulliri dhe lule kamomili

Kamomili është një bimë, e cila që në lashtësi është përdorur për të kuruar sëmundje nga më të ndryshmet. Vetitë janë të shumta, duke nisur nga problemet me lëkurën e deri tek pastrimi i enëve të gjakut.

Një studim i ri, të cilit i referohet edhe AgroWeb.org, sugjeron se kamomili mund të parandalojë rritjen e nivelit të sheqerit në gjak. Diçka e tillë ndihmon në parandalimin dhe lehtësimin e komplikimeve që sjell sëmundja e diabetit. Lulet e kamomilit janë përdorur për çajra qetësues, dhe për të luftuar ankthin e stresin.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju sjell një kurë me dy përbërës që mund t’i gjeni fare lehtë. Vaji me lule kamomili, ndihmon të gjithë sistemin kardiovaskular. Ai lehtëson qarkullimin e gjakut, e pastron atë nga ngurtësimet e qelizave të gjakut (tromboza) dhe përshpejton procesin e oksigjenimit të tij.

Si të përgatisim vajin me lule kamomili

Për këtë kurë mund të përdorni lule kamomili të thara. Mund t’i blini në farmacitë bimore, ose të përdorni kamomilit të freskët. Nëse përdorni kamomil të freskët, duhet të këpusni lulet nga pjesa tjetër e bimës. Në një kavanoz qelqi, hedhim tre gota me vaj ulliri, më pas shtojmë rreth 3-4 lugë gjelle me lule kamomili. 

AgroWeb.org ju këshillon që me ndihmën e një luge të përzieni përbërjen, në mënyrë që lulet të jenë të zhytura plotësisht në vaj. Më pas e mbyllim kavanozin me kapak, dhe duhet ta vendosim në një vend me dritë. Përbërjen do ta lini kështu për dy javë, në këtë mënyrë lulet e kamomilit do të kenë lëshuar të gjitha enzimat e tyre tek vaji i ullirit.

Si të ruani dhe ta konsumoni vajin me lule kamomili

Pasi të kenë kaluar dy javë, kullojmë lulet e kamomilit, dhe vajin e hedhim në një tjetër enë qelqi. Këtë përbërje ruajeni në një vend të freskët, ose në derën e frigoriferit. Këshillohet që të konsumohet një lugë gjelle esëll në mëngjes, të vazhdohet kështu derisa të ketë mbaruar përbërja. /AgroWeb

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët