Kurba e COVID-19, mjeku Pipero: Priten të njëjta shifra dhe javën që vjen, 3 arsye pse kishim një kulm të butë

Kurba e COVID-19, mjeku Pipero: Priten të njëjta shifra dhe javën që vjen, 3 arsye pse kishim një kulm të butë

Grafiku i kurbës së COVID-19 në Shqipëri

Mjeku Pëllumb Pipero ka publikuar grafikun me kurbën e koronavirusit që nga dita e shfaqjes së rastit të parë më 9 mars e deri në ditën e sotme më 5 prill. Në grafik tregohet një rritje graduale me një kulm të butë e kurbës dhe sipas mjekut Pipero kjo kurbë do të vijojë të jetë e sheshtë pasi gjatë javës që vjen pritet të jenë këto shifra dhe më pas mendohet të ketë një rënie të saj.

Fakti që ky kulm ishte me i butë se në vendet e tjera për Piperon janë 3 faktorë të rëndësishëm, masat e marra në kohë nga qeveria, gjurmimi i rasteve të kontaktit dhe testimi i tyre dhe qëndrimi i qytetarëve në shtëpi. Nëse një nga këto faktorë do kishte çaluar kurba do ishte e ngjashme me atë në Itali apo Spanjë thekson Pipero.

"E fillova kështu këtë postim nisur nga shqetësimi i Prof. E. Ruka për kurbën që tregon ecurinë e epidemisë në vendin tonë, duke e falenderuar profesorin e nderuar por dhe duke shpjeguar se nisur nga ecuria e COVID-19 në vendet e tjera edhe ne prisnim që kjo javë të mbyllej pak a shumë me këto numra, duke arritur sipas mendimit tim kulimin e saj, një kulm i butë ky falë masave të marra nga qeveria, në kohën e duhur sipas meje! Numrat janë relativisht të lartë pasi janë testuar në mënyrë “agresive” rastet e kontaktit të ngushtë, dhe në përgjithësi rezultojnë familjare. Ne presim pak a shumë të njëjtat numra dhe në javën që vjen, unë e kam quajtur shesh pushim, e mandej fillimin e rënies së kurbës. Por ka tre indikatorë të rëndësishëm në ecurinë e kësaj kurbe, së pari masat e mara nga qeveria kombinuar me këshillat tona, së dyti gjurmimi i rasteve të kontaktit dhe testimi i tyre, së treti qëndrimi i qytetarëve në shtëpi. Nëse njëri nga këto komponentë do kish çaluar kurba nuk do jetë ajo që presim, por ajo që shohim jo larg nesh, në Itali, Spanjë apo dhe më tej", shkruan Pipero.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 06/04/2020 02:28

    Po duhen masa te ashpra bile shume ndoshta dhe me izolim per disa disa

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Në Angli janë të sigurt, Armando Broja nuk largohet nga Chelsea

Në Angli janë të sigurt, Armando Broja nuk largohet nga Chelsea