Kurban Bajrami e gjen Kosovën nën masa të rrepta anti-covid, besimtarët nuk lejohen të falen në xhami

Kurban Bajrami e gjen Kosovën nën masa të rrepta anti-covid, besimtarët nuk lejohen të falen në xhami

Foto ilustruese

Dita e sotme i ka gjetur besimtarët myslimanë në Kosovë në shtëpi, duke mos kryer ritet fetare për Kurban Bajramin. Me vendim të Qeverisë së Kosovës dhe Bashkësisë Islame të Kosovës, sot nuk është falur Kurban Bajrami në  xhamitë e Kosovës. Vendimi është marrë si masë për të parandaluar përhapjen pandemisë COVID-19. Por disa qytetarë kanë tentuar të hyjnë në xhami të premten në mëngjes, ku u ndaluan nga Policia e Kosovës dhe u kthyen pas.

Për shkak të situatës së koronavirusit, ditën e djeshme Myftiu i Kosovës ka pezulluar faljen e namazit të Bajramit si dhe të gjitha ritet fetare për 10 ditë në të gjitha xhamitë. Kjo festë e shenjtë i gjeti në mes të pandemisë COVID-19, njësoj si Fitër Bajrami. Vazhdimisht po bëhet apel që të mos zhvillohen vizita familjare dhe të respektohet ruajtja e distancës.

Një besimtar i moshuar në Kosovë që kërkon të hyjë në xhami

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet