Prokuroria e Lezhës ka nisur hetimet për shefin e urgjencës së Kurbinit, pasi një i ri diagnostikuar me sëmundjen e miut ndërroi jetë te Infektivi në Tiranë në korrik të 2024.
Sipas njoftimit të bluve, Agron Lala, do të hetohet për veprën penale 'Shpërdorimi i detyrës'.
E gjithë kjo situatë u denoncua në emisionin STOP' nga babai i viktimës, Feriz Lami, i cili tregon se i biri, Fatjon Lami, humbi jetën pasi u ndie keq teksa vadiste misrin. I riu shfaqi probleme shëndetësore që tani i atribuohen një infeksioni të minjve.
Më tej babai i 38 vjeçarit thotë se pas problemeve shëndetësore të shfaqura, djali u pranua së paku tre herë nga urgjenca e spitalit të Kurbinit ku kreu disa trajtime pa asnjë ekzaminim mjekësor.
"Mjekët e neglizhuan. I bënë vetëm serume. Temperatura nuk i zbriste. Vetëm në datën 30 korrik ia bënë analizat dhe e dërguan për në Tiranë tek Infektivi, por për shkak të vonesës, humbi jetën. Pra, në 10 ditë vetëm serume, pa analiza", tha babai.
Njoftimi i policisë
"Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për shtetasin Agron Lala, 59 vjeç, banues në Laç, me detyrë shef i Urgjencës në spitalin e Kurbinit, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”
Nga materialet filmike të transmetuara në emisionin “STOP”, dyshohet se si pasojë e mosveprimit në kohë dhe sipas protokolleve spitalore, të 59-vjeçarit, ka humbur jetën në spital, pacienti, shtetasi F. L.. Në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, po hetohet për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat dhe përgjegjësitë mbi këtë rast.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
38.6%
-
Negativ
49.8%
-
Jam i/e dyzuar
11.6%
Vota total: 9134
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në rrugën Lezhë-Shkodër, plagoset rëndë një vajzë! Dërgohet me urgjencë drejt spitalit
16 Shkurt, 16:26
-
Nën akuzë për vjedhje e marrëdhënie seksuale me të mitur, në pranga 38-vjeçari në Lezhë
16 Shkurt, 09:32
-
Lule për çiftin e bashkëshortëve që vdiqën në aksident! Familjarët thirrje: Aksi Lezhë- Shëngjin i degraduar, po merr jetë njerëzish
16 Shkurt, 09:02
-
Makina merr flakë në aksin Mamurras-Laç, shoferi arrin të dalë nga mjeti para se të shkrumbohet e tëra (FOTO)
15 Shkurt, 20:56
-
Çfarë është Dizenteria! Cilat janë disa nga shkaqet, simptomat dhe trajtimi (pyetje-përgjigje)
14 Shkurt, 22:08
-
Laç/ Fëmija diagnostikohet me dizenteri, mbyllet kopshti, dezinfektohet godina! I vogli dërgohet në QSUT (FOTOT)
14 Shkurt, 14:52
-
Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët/ Italia ndërpret kontratat e punës së stafit mjekësor, në Gjadër do të qëndrojnë vetëm disa policë
13 Shkurt, 15:45
-
Lezhë/ Plagosja me armë e 30-vjeçarit, Policia: Arrestuam autorin e dyshuar, u ngritën 2 akuza ndaj tij, shkak sherri me motive të dobëta (VIDEO)
13 Shkurt, 15:28
-
Aksidenti i djeshëm në Lezhë-Shëngjin, ndërron jetë edhe gruaja e 30-vjeçarit! Po trajtohej te Trauma
13 Shkurt, 09:14
-
Lezhë/ Përplasja e motorëve në Dragushë, ndërron jetë një nga drejtuesit, ishte këngëtar (EMRI)
13 Shkurt, 08:50
-
Lezhë/ Kanali kullues 35 vite pa pastruar, banorët e Shënkollit e shndërrojnë në bahçe me pemë
12 Shkurt, 16:15
-
Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, humb jetën 30-vjeçari, një grua ndodhet në gjendje të rëndë (EMRI)
12 Shkurt, 16:05
Ne burg futeni legenin Spitali i Lacit eshte spitali me i keq ne shqiperi.
Përgjigju