Kurti: Do ta përgatisim padinë për gjenocid ndaj Serbisë

Kurti: Do ta përgatisim padinë për gjenocid ndaj Serbisë

Në miratimin e programit qeverisës 2021-2025, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se me Serbinë do të bëhet dialog parimor për normalizimin e marrëdhënieve dhe ka theksuar edhe njëherë vendosmërinë e qeverisë së drejtuar nga ai për të paditur Serbinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtave të Njeriut.

"Do të bëjmë dialog parimor, të përgatitur e të barabartë me Serbinë, me marrëveshje të njohjes reciproke. Do ta përgatisim padinë për gjenocid ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë", tha mes tjerash Kurti.

I pyetur nga gazetarët për çwshtjen e ofrimit të garancisë për mbrojtje në liri të krerëve të UÇK’së që po gjykohen në Hagë. Kurti ka thënë se Kosova s’mund të jetë si shtet i tretë meqë Specialja “është një këmbë në Kosovë e një këmbë jashtë Kosovës”.

“Problemi me çështjen e Garancisë është që Kosova nuk është shtet i tretë. Në Gushtin e 2015, argumenti kryesor pse duhej të votohet amendamenti 24 e që ne e kundërshtuam, ka qenë që nëse nuk e bëjmë ne, do të bëhet gjykatë ndërkombëtare. Ne e kemi ditur që nuk ishte ashtu. Ne e kishim të qartë që kjo Gjykatë nuk do të ishte krejtësisht jashtë Kosovës, por një këmbë jashtë e një këmbë brenda. Prandaj jemi në këtë situatë te pafavorshme, kur Kosovës me vendimin e gushtit i pamundësohet. Nuk mund të kërkojë unë garanci nga Kroacia. Ka një proces juridik. Ata që janë në burg. Nuk është shteti në gjyq. S’më takon mua që të marr hapa tw tillw. Do të ishte gabim për shtetin”, ka theksuar Kurti.

Kurti tha se ky program paraqet vizionin e Qeverisë së tij përgjatë mandatit katërvjeçar dhe se ai do të rishikohet në çdo fillim viti financiar, përmes Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve.

"Deri në fund të mandatit do ta përmbyllim reformën e administratës publike. Do të zbatojmë diversifikimin e burimeve të energjisë, aseteve strategjike, ndërsa Trepçën do ta bëjmë ndërmarrje fitimprurëse. Do ta trajtojmë me prioritet mbrojtjen resurseve natyrore dhe të mjedisit dhe efiçencën e energjisë", tha Kurti.

Kurti ka marrë detyrën në mars, duke u zotuar se rimëkëmbja ekonomike do të jetë prioriteti kryesor i angazhimit në ditët, muajt dhe vitin e parë të qeverisjes së tij.

“Për këtë jemi të gatshëm të ofrojmë një intervenim ambicioz fiskal”, ka thënë më herët Kurti.

Ai ka premtuar një ekonomi ku, sipas tij, ka më shumë prodhim dhe eksport, më shumë punëtorë, më shumë kontrata të punës dhe më shumë respektim të të drejtave të punëtorëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Juventusi uron Interin, ish-presidenti Agnelli ironizon zikaltërit: 16 maj 1982

Juventusi uron Interin, ish-presidenti Agnelli ironizon zikaltërit: 16 maj 1982