Kurti ‘korrigjon’ versionin e dhënë për targat: S’është marrëveshje, është dakordësi! Vuçiç: Fitore e vogël taktike në Bruksel

Kurti ‘korrigjon’ versionin e dhënë për targat: S’është marrëveshje, është dakordësi! Vuçiç: Fitore e vogël taktike në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Marrëveshja për targat në Bruksel, lexohet ndyshe nga liderët e Kosovës dhe Serbisë. Albin Kurti thotë se Prishtina arriti synimin kryesor, ndërsa për Vuçic, targat do të mbeten në përdorim. Vuçiç zbulon se në një rezolutë të PE i është kërkuar njohja e Kosovës, por fakti u fsheh.

Një ditë pas arritjes së marrëveshjes Prishtinë-Beograd për targat, kryeministri Albin Kurti deklaroi se Kosova e ka arritur qëllimin e saj që propozimi franko-gjerman të bëhet çështje në procesin e dialogut me Serbinë. Ai saktësoi se të enjten nuk u arrit “marrëveshje” por “dakordësi”.

“Ishte e qartë nga vet deklarata e Borrell se një gjë e tillë nuk ishte përfshirë në diskutimet e ditës së hënë. Tash, ajo figuron saktësisht dhe me një status qartë në paragrafin e parë. Kjo nuk ka qenë ditën e hënë në tekstin i cili më është ofruar mua në fund. Ata që thonë që ajo që s’është prnauar të hënën, është pranuar të mërkurën, nuk e dinë se për çfarë po flasim. Dhe, nuk është marrëveshje. Është një dakordim por nuk është marrëveshje. Pra, është deklaratë e Borrellit. Ajo çfarë është bërë mbrëmë është se ka ndryshuar deklarata e Borrellit, jo qëndrimi ynë. Dhe, kjo është shumë mirë”, tha Kurti.

Në konferencë doli edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç, i cili tha se marrëveshja është një fitore e vogël taktike “që do ta çojë serbinë në presion edhe më të madh, ndërsa u ndal edhe te rezoluta e parlamentit Europian.

“Nuk kanë miratuar rezolutë, por rekomandime. Në rekomandimet e Parlamentit Europian thuhet se duhet ta njohim pavarësinë e Kosovës, por ata e fshehën. Ata kërkojnë nga ne njohje reciproke. Ata po fshehin një pjesë të politikës sonë dhe publiku mediatik sepse atëherë njerëzit do të kuptonin se çfarë duan ata për Serbinë. Ne do të vazhdojmë të dëgjojmë gjithçka që ata thonë dhe do të marrim vendime në interes të vendit tonë”.

Vuçiç përsëriti se Serbia nuk do ta pranojë anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, dhe se zyrtarët serbë nuk duan të diskutojnë për këtë.

Marrëveshja është pritur mirë edhe nga Shtetet e Bashkuara, sipas të cilave, dakordësia shmangu përshkallëzimin e tensioneveMarrëvbeshja është pritista

Pas nënshkrimit, kryenegociatori serb Petar Petkoviç pretendoi se Albin Kurti pka pranuar gjithçka që kishte refuzuar më parë, pasi targat KM mbeten. Dy palët ranë dakord që Serbia të mos lëshojë më targa të makinave me emra të qyteteve të Kosovës, ndërsa Kosova anulon gjobat.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:45
Marrëveshja për targat, Vuçiç: Fitore e vogël taktike në Bruksel! Negociatat janë në vazhdim

1669041852_ewrewrrew.jpg

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, duke iu përgjigjur pyetjeve lidhur me Kosovën dhe Metohinë, tha se insiston që të respektohen të gjitha marrëveshjet e arritura më parë dhe se marrëveshja e arritur në Bruksel ishte një fitore e vogël taktike, raportojnë mediat e huaja.

“Vetëm dhjetë ditë më parë kur ishim në prag të konfliktit, të gjithë thoshin se çfarë po flisnim, ne kemi nevojë për paqe, nuk duam konflikte, nuk duam luftëra. Kur merr një vendim që do të thotë të ruash paqen, atëherë ata thonë se çfarë ke tradhtuar, çfarë ke sjellë. Unë insistoj që të respektohen të gjitha marrëveshjet e arritura më parë. Tabelat KM mbeten dhe vazhdojnë. Sa i përket makinave të reja janë 90 KM targa në vit. Ajo që është e rëndësishme për ne është që negociatat janë në vazhdim, targat KM janë të vlefshme. Kjo është një fitore e vogël taktike për sa i përket statusit. Na presin kohë të vështira, jam i kënaqur që e ruajtëm paqen për popullin tone”, tha Vuçiç.

Presidenti serb tha se gratë që dolën ditën e djeshme në protestë meritojnë paqe. Ai tha se njerëzit janë ngopur me terrorin e pushtetarëve të Prishtinës, të cilët janë ngopur me shantazhe dhe ngacmime. Vuçiç tha se ky ishte një problem me të cilin atyre do t’iu duhet të përballen, ku shprehu edhe mirënjohjen e tij për popullin, ku edhe pas 23 vitesh terrori ata mbrojnë shtëpitë dhe familjet e tyre, por edhe luftojnë për vendin e tyre Serbinë.

Ai shtoi: “Ato gra që dolën në protestë dje meritojnë paqe, kurse fëmijët e tyre të mësojnë në gjuhën serbe dhe sipas planprogramit serb. Sa i përket gjendjes aktuale me serbët në Kosovë, ajo po zien, po zien fjalë për fjalë. Njerëzit janë ngopur me terrorin e pushtetarëve të Prishtinës. Ata janë ngopur me shantazhe, ngacmime dhe duke u trajtuar si pakica kombëtare, sepse nuk janë. Dhe ky është një problem me të cilin duhet të përballemi, por gjithashtu tregon se sa e vështirë e kanë pasur dhe sa janë torturuar për 23 vjet. Prej 23 vitesh shqetësohesh nëse dikush do të të ngacmojë në kufi apo flet serbisht. I jam mirënjohës popullit tim që edhe pas 23 vitesh terrori mbrojnë shtëpitë dhe familjet e tyre, por edhe luftojnë për Serbinë”.

Ai gjithashtu tha se Përfaqësuesit evropianë edhe ata amerikanë ishin shumë racionalë, duyke shtuar se ata u nxituan të zëvendësonin sa më shpejt përfaqësuesit serbë. 

“Për sa i përket këtyre planeve që po flasin, disa herë e kam thënë se cilat janë vijat tona të kuqe. Përfaqësuesit evropianë ishin shumë racionalë, edhe amerikanët. E gjithë kjo është torturë. Ata nxituan të zëvendësojnë sa më parë përfaqësuesit serbë. E dëgjuat se çfarë thanë serbët, formimi i ZSO-së, kur të formohet, atëherë shkojmë në diçka tjetër. Edhe nëse dua apo jo, nuk mund t'i bind serbët. Sado e vështirë për ta, ata nuk i trembeshin forcës që i kërcënonte, sepse e dinin se vatra, shenjtërorja që po mbronin ishte më e madhe se kërcënimi”, tha Vuçiç.

G.MO/S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • emir: 24/11/2022 14:18

    Nuk eshte "tradheti", eshte "lenie detyre".

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Balla takon Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammed Bin Zayed Al Nahyan: Zgjerim i bashkëpunimit në fushat e policisë dhe sigurisë

Balla takon Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammed Bin Zayed Al Nahyan: Zgjerim i bashkëpunimit në fushat e policisë dhe sigurisë