Albin Kurti u shpreh se serbët e Kosovës po përdoren nga Beogradi kundër Prishtinës. Ai tha se partisë Lista Serbe nuk ia ka nevojën për koalicion, por do të gjejë një mënyrë për përfshirjen në qeveri si obligim kushtetues.
"Ata (serbët në Kosovë) nuk i duan as në Serbi, më shumë i përdor Beogradi të mos ecë Kosova përpara. Kur kam qenë në burg, serbët e Kosovës i merrnin si gardianë dhe i quanin shkiptari, term pezhorativ. Serbët e Kosovës Beogradi nuk i do dhe është në panik. Ata në kohën e Thacit mbajtën referendum, dhanë dorëheqje shkuan në zgjedhje, prapë vijnë në takime. Ata e dinë se në Serbi mund të shkosh nëse ke një shtëpi rezervë, por në të kundërt jo.
Unë besoj se edhe Lista Serbe është e shantazhuar nga Vucic, e vranë Oliver Ivanovicin. Duhet të kem marrëveshje me LDK-në dhe 10 deputetët e pakicave jo serbe dhe në fund do të gjejmë ndonjë mënyrë për ta përmbushur Kushtetutën por për koalicion politik nuk ua kemi nevojën. Ne nuk do të na varet qeveria nga Lista Serbe, por obligim kushtetues do ta gjejmë" tha ai.
Lajmi kryesor:
'Shengeni Ballkanik, i parakohshëm'/ Kurti te '5 Pyetjet': 'Ohri' u bë me ngut! Rama mos nxitohet! Të heqim më parë barrierat mes nesh
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
19%
-
Jo
72.4%
-
Nuk e di
8.6%
Vota total: 2185
Lajme të tjera
-
Kurti: Lirohen katër efektivët e ndaluar, zv.drejtori i policisë së Kosovës mbahet ende në Serbi
18 Prill, 11:45
-
Serbia bllokoi për disa orë 300 qytetarë të Kosovës në kufi me Kroacinë dhe Hungarinë! Kurti: Po hakmerret për Këshillin e Evropës
17 Prill, 09:37
-
Albin Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë: Mijëra dronë me të cilat Irani sulmoi Izraelin janë në duart e Serbisë
15 Prill, 18:16
-
Kurti dhe Osmani dënojnë sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Rrezik për destabilizim në rajon
14 Prill, 12:28
-
Kosova e Albin Kurtit, jo si një produkt i Perëndimit, por si Republika Islamike e Iranit
12 Prill, 19:35
-
Albin Kurti po bën pis Kosovën kundër Perëndimit, edhe në Maqedoninë e Veriut
11 Prill, 11:36
-
Reportazhi i The Telegraph: A mundet Kosova të jetë 'Ukraina tjetër'? Policia me armë ruan kufirin me Serbinë ndërsa tensionet rriten
10 Prill, 17:34
-
Politika në tehun e drejtësisë, avokati në '5 Pyetjet': Dumani dha një raport serioz para KLP-së! Blushi: Hetimet e SPAK të vonuara
8 Prill, 21:16
-
Hasan Bello: Letër e hapur kryeministrit të Kosovës, Shkëlqesis së Tij, z.Albin Kurti
7 Prill, 18:00
-
Kurti u bën thirrje për bashkëpunim komunave dhe ASK-së për regjistrimin e popullsisë
5 Prill, 12:19
-
Ambasadorët e QUINT-it takohen me krerët e shtetit të Kosovës
3 Prill, 19:35
-
Albin Kurti viziton komunat në veri të Kosovës
3 Prill, 16:20