Kurti në Shqipëri/ Baze: Po nxjerr nga varri e do të ringrejë të vdekurit e korrupsionit, vrasjeve politike dhe hajdutët e votave

Kurti në Shqipëri/ Baze: Po nxjerr nga varri e do të ringrejë të vdekurit e korrupsionit, vrasjeve politike dhe hajdutët e votave

Kreu i LVV-së dhe presidenti Ilir Meta

Albin Kurti në kuadër të fushatës elektorale që po kryen në Shqipëri, një ditë më parë është takuar me Ilir Metën, Lulzim Bashën e Sali Berishën.

Botuesi i gazetës TemA, Mero Baze, shkruan me ironi se, ndërsa në Kosovë Kurti mburret që nxorri në pension klasën e vjetër, në Shqipëri për e ringjall atë.

“Shqipëria padyshim ka nevojë për ndryshim, por jo për kthim mbrapa.

Nëse në Kosovë, Kurti lavdërohet që ka nxjerrë në pension klasën e vjetër politike, në Shqipëri po angazhohet të nxjerr nga varri, e të ringrej të vdekurit e korrupsionit, vrasjeve politike dhe hajdutët e votave”, shkruan Baze, pas takimeve të djeshme të Albin Kurtit me Ilir Metën e Lulzim Bashën.

Ndërsa Kreshnik Spahiu shkruan:

“Albin Kurti pardje vizitoi Skënderbeun, ndërsa dje takoi Hamzain”.

Albin Kurti po shikohet si shpresë nga Ilir Meta e Sali Berisha, për të ardhur në pushtet.

Prej muajsh ai është duke u promovuar nga kjo dyshe në Tiranë, madje gazeta e presidentit sot ishte hapur me një tituli të madh: “Albin Kurti kundër Ramës, kërkon ndryshimin e madh”./ Gazeta "Tema"

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • JamKushJam: 04/03/2021 16:45

    Albin =Mr. Bini Albanez.... Po ku e ke planin o lummadh qe bashkohesh me Meten/Salen, hajde mo me kete trapin Hollandez se eshte gjoja i emancicpuar?????? Apo s'ta mban egoja te merresh me Ramen se s'ke kapacitet mendor te dialogosh, edhe puthesh byth me byth me keta bythmedhenjte???? Ik bashko Kosoven njehere pastaj ke goje te vish te besh propogande... S'jep dot keshille per mbarvajtje familjeje kur familja tende i ka armiq me njeri tjetrin gjithe antaret e saj!!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale