Albin Kurti: Do të bisedojmë me Ramën mbi minishengenin Ballkanik, por kujdes Serbinë

Fituesi i zgjedhjeve në Kosovë, Albin Kurti e ka cilësuar si padrejtësi faktin që Shqipërisë dhe Maqedonisë nuk iu hapën negociatat nga BE-ja. Gjatë aktivitetit ku mbrëmjen e sotme ishte i ftuar në Tiranë nga Qendra e Vetëvendosjes në Shqipëri për të festuar fitoren e zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë, ai tha se së shpejti do të takohet me kryeministrin Edi Rama për të biseduar edhe mbi minishengenin Ballkanin

Pak ditë më parë u bë takimi në Serbi mes tre vendeve për minishengenin Ballkanik, i pyetur nga Report Tv nëse kjo mund të pakësojnë forcën e Kosovës, Albin Kurti u shpreh se 'Kam ardhur për te festuar fitoren e Vetëvendosjes për falenderuar aktivistët nga Tirana dhe vende të tjera erdhën dhe na mundësuan fitoren e përbashkët. Duhet të kremtojmë nga dy herë edhe në Prishtinë edhe në Tiranë, pasi të dyja përfitojnë nga fitorja e lëvizjes sonë. Me siguri që Kosova dhe Shqipëria duhet të bashkëpunojnë më shumë.

Çështja në Ballkan e këtyre gjashtë vendeve të pa integruara në BE është se Kosova nuk ka liberalizim vizash. Vendet e tjera i kanë ato. Mendoj që është bërë padrejtësi që Shqipëria dhe Maqedonia nuk filluan negociatat. Ju takon dhe e kanë merituar. Mendoj duhet të kemi kujdes në raportet me Serbinë, pasi dihet se cfarë u ka bërë shqiptarëve dhe para tre viteve tentoi një puç në Maqedoni por dështoi së bashku me Rusinë.

Prandaj është në interes të Serbisë që të duket sa më normale, por nuk është. Sonte do të kthehem në Kosovë, por sigurisht që do ta takoj së shpejti kryeministrin e Shqipërisë, por jo sonte. Është çështje ditësh dhe jo javësh kjo punë" tha ai.

Por a do të jetë Vetëvendosja në Shqipëri pjesë e zgjedhjeve? "Këta e kanë autonominë e qëndrimeve dhe vendimeve, nuk e diktoj unë" tha ai. I pyetur mbi krijimin e qeverisë së re, Kurti u shpreh se "Jemi duke biseduar ende me LDK, koalicioni ynë qeveritar është i pashmangshëm. Jemi duke biseduar për harmonizimin e programit dhe ndarjen e përgjegjësive në qeveri. 

Populli vendosi që ndryshimit ti prijë Vetëvendosja. Me informacionin që kam Vetëvendosjes nga rinumërimi i janë shtuar 484 vota, ndërsa LDK 133. Këto janë më shumë simbolike, pasi substanca është aty, verdikti i popullit që më 6 tetor tha se regjimi i vjetër mbaroi" përfundoi ai.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 21/10/2019 07:25

    Merni pjese dhe ne zgjedhjet ne shqiperi vllai se me keto legena qe ka politika shqiptare nuk eshte cudi ti fitoni dhe ketu zgjedhjet! U prifte e mbara

    Përgjigju
  • Pa emer: 20/10/2019 20:37

    Ateher une kam nje propozim shume te sinqert si qytetar i thjesht i shqiperise. Nese ti zoti Rama nuk e ben ate spakun dhe reformen zgjedhore brenda ketij viti po ta them ndershmerisht se do jem une i pari me emer e mbiemer heren tjeter qe sdo rresht se kerkuari qe te shporresh nje ore e me pare ti dhe e gjithe shpura e politikaneve qe keni 30 vjet ne pushtet.boll me ju duruam!!boll me!!! O jepi fund asaj qe ke nisur nje ore e me pare ose ik.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

SPAK firmos 9 masa sigurie, mes tyre 2 ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës Mariglen Qato dhe Redi Molla

SPAK firmos 9 masa sigurie, mes tyre 2 ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës Mariglen Qato dhe Redi Molla