Kurti pas takimit me Lajçak: Në dialog Kosova është palë e barabartë, dhe jo temë, duhet të pranohet realiteti

Kurti pas takimit me Lajçak: Në dialog Kosova është palë e barabartë, dhe jo temë, duhet të pranohet realiteti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka thënë përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak se në dialog Kosova është palë e barabartë, dhe jo temë.

Në qendër të bisedimeve në takimin e zhvilluar gjatë ditës së sotme, i cili u mbajt me dyer të mbyllura, ishin mbarëvajtja e procesit të dialogut në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe hapat e ardhëm në këtë proces. Gjatë takimit nuk kanë munguar edhe bisedimet për marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri konfirmoi përkushtimin e Kosovës për agjendën e BE-së, dhe perspektivën evropiane të rajonit.Ndërsa Lajçak para gazetarëve theksoi se është duke punuar për të caktuar një takim të radhës të nivelit të lartë të dialogut në Bruksel, por nuk ka përmendur ndonjë datë të saktë.

“Ajo çfarë kemi diskutuar është për bashkëpunimin rajonal, por më e rëndësishmja është dialogu dhe situata e tanishme e dialogut… Unë jam këtu për tri ditë, unë do të kem shumë takime dhe do të bëj vlerësimin në fund. Sapo kam filluar, është herët për këtë. Unë do të takohem me zëvendëskryeministrin Bislimi tash, për të diskutuar detajet më vonë dhe sikurse e dini do të takohem edhe me partitë e ndryshme politike dhe të dëgjoj se çfarë ata kanë për të thënë”, tha ai.

I pyetur nga gazetarët nëse gjatë takimit diskutuan, për hapjen e arkivave të shtetit të Kosovës, përfshirë edhe ato për UÇK-në, diplomati tha se kjo temë nuk u hap.

Kjo ishte dita e parë e vizitës 3-ditore të Lajçak në Kosovë, ndërsa gjatë ditës së nesërme ai do të kryejë edhe takime të tjera me krerë institucionalë dhe atyre të partive politike.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë