'Kurti po sfidon flamurin e Shqipërisë me atë të Kosovës', deputeti i PDK-së: Bashkë me Osmanin pjesë e një agjende të dëmshme!

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha ishte i ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’ ku në lidhje Skype foli për Nertil Agalliun mbi zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

Me interes u pa ditën e djeshme prania e Albin Kurtit krah Ramës në Vlorë për të nderuar festën e 28 nëntorit në sheshin e Flamurit.  Berisha theksoi se mes Shqipërisë dhe Kosovës ka patur ‘përplasje’ edhe prej qasjes ‘patronizuese’ të Shqipërisë ndaj Kosovës.

'Këto marrëdhënie mendoj se janë komplekse dhe me shumë dimensione. Ndërgjegjia kombëtare përplaset me realitetin politik dhe ekonomik. Lidhjet historike gjuhësore janë dytësore, ndërsa pritshmëritë janë larg. Kemi shkëmbime në arsim. Në kulturë nuk ka shmangie. Rruga e kombit simbol i afrimit dhe ka krijuar mundësi të reja. Ka qenë një model i mirë takimet e përbashkëta. Platformë ku janë adresuar takime të përbashkëta. Këto tensione shpesh e zbehin bashkëpunimin apo marrëdhënien. Arsyet duhet me i parë në qasjen patronizuese të Shqipërisë.

Nuk ka qenë sinkron me interesat e Kosovës. E dini idenë e Shengenit apo Ballkanit të Hapur. Janë raportet me Serbinë që krijojnë idenë e distancës. Nuk e ka luajtur rolin që i kërkon Kushtetuta. Në këtë përvjetor pavarësie mendoj se ndjenja e unitetit kombëtar mbetet e fortë, mirëpo përqasje ekonomike dhe politike tregon se kjo ndarje ekziston.'

Më tej ai shikon në politikën e brendshme të Kosovës, një lojë mes Kurtit dhe Osmaninp për të krijuar idenë se janë të distancuar nga njëri-tjetri.

'Nuk duhet të ekzistojë kjo. Lojërat e brendshme e pamë në raport me fjalimin në Kuvendin e Kosovës, disa janë munduar ta trajtojnë një distancë e Kurti dhe Osmanit. Janë pjesë e një agjende që e shoh të dëmshme për Kosovën. Janë taktika të brendshme të ulëta të regjimeve totalitare, që nuk kanë lidhje emocionale me shtetin që udhëheqin. Për ne në Kosovë 29 nëntori është dita e kthimit të Kosovës nga një shtet brenda një mbretërie në një territor që do mbetej në regjimin komunist. Kjo nomenklaturë që u vendos nga lufta e dytë botërore nuk ka pasur lidhje ideologjike emocionale me popullin.'

Më tej ai kritikoi Kurtin pasi po sfidon flamurin dhe simbolet e Shqipërisë me ato të Kosovës, ndërkohë që duhet të sfidonte Beogradin.

'Këtu në Kosovë kjo strukturë politike nuk ka lidhje emocionale me pushtetin që drejton. Kryeministri ka mohuar Rambujenë edhe Vjenë, ka pasur dyshime që Amerika do pavarësojë Kosovë. Dhe pastaj tha është akt tradhëtie. Ardhja në Vlorë për të justifikuar kauzën e tij. Këtë fëmijë që quhet Kosovë e sfidon me ndjenjën bashkimit kombëtar. Shqipëria dhe flamuri kombëtar e sfidon flamurin e Kosovës.

Nëse do me sfido flamurin, le ta sfidojë me flamurin e Serbisë. Edhe vetë emërtimi i partisë Vetëvendosje, është me tendencë, hipokrizi. Ka prapavijë të errët. Nuk e quan Parti Socialiste, ishin bashkë në Vlorë, janë pjesë e Internacionales. Kurti i vë emër intrigues, që nuk ka lidhje me bashkimin kombëtar, pasi janë e majta. Kjo është leifenizmi në veprimet dhe karakteret e tyre. Në qytetarët nuk mund ta ketë ndikimin përçarës.'

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Gjermania do të ridislokojë sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot në Poloni

Gjermania do të ridislokojë sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot në Poloni