Kurti tha se ka ‘njohje de facto’, Vuçiç ‘ndërron mendje': S’ka njohje të Kosovës, as anëtarësim në OKB! Kërkojmë asociacionin

Kurti tha se ka ‘njohje de facto’, Vuçiç ‘ndërron mendje': S’ka njohje të Kosovës, as anëtarësim në OKB! Kërkojmë asociacionin

Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, e ka ripërsëritur qëndrimin e tij për Kosovën pas dy ditë pas marrëveshjes së Ohrit me Kosovën. Edhe pse nuk pati siglim nga të dyja palët, marrëveshja gjithsesi u cilësua si një hap interesant në procesin e dialogut të dy vendeve. Në përgjigje direkete të Kurtit, Vuçiç është shprehur se nuk ka njohje të Kosovës, as anëtarësim në OKB, duke shkelur qartazi pikën e dytë të propozimit evropian.

Në një konferencë për media me ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani, ka deklaruar se Serbia do të përmbushë gjithçka që ka thënë dhe është duke punuar në zbatim të tyre. Vuçiç ka thënë se nuk mendon që Kosova do ta përmbushë obligimin, që është formimi i Asociacionit. Sipas tij, nuk bëhet fjalë për njohje të Kosovës nga Serbia, anëtarësim në Kombet e Bashkuara, po që, për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën, shteti i tij është i gatshëm t’i zbatojë.

“Kështu që nuk bëhet fjalë për anëtarësim në Kombet e Bashkuara, organizatat dhe institucionet që janë agjencitë e Kombeve të Bashkuara dhe nuk ka njohje, të gjitha të tjerat, që do të thotë normalizim real i marrëdhënieve, që do të thotë marrëdhënie normale mes serbëve dhe shqiptarëve, që do të thotë marrëdhënie shumë më të mira pa tensione, pa konflikte e kështu me radhë Serbia është e gatshme ta zbatojë dhe Serbia do ta zbatojë, dhe nëse do dikush tjetër do të shohim, kështu që së shpejti do t’i pyes ata se kush i përdori truket, e kush jo”, ka shtuar Vuçiq.

Në 18 mars, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, Kurti dhe Vuçiç pas më se 10 orësh bisedime, arritën marrëveshje për zbatimin e propozimit evropian. Ndërmjetësues të takimit ishin diplomatët evropianë, Josep Borrell dhe Mirosllav Lajçak. Në cilësinë e vëzhguesit ishte i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Në Ohër, palët u pajtuan për aneksin e zbatimit të një propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Kurti dhe Vuçiq e kanë pranuar në parim propozimin e BE-së gjatë një takimi në Bruksel, më 27 shkurt. Propozimi i BE-së nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i njohin dokumentet e njëra-tjetrës, si: pasaportat, diplomat dhe targat e makinave. SHBA-ja e ka mbështetur propozimin e BE-së, i cili më herët është njohur edhe si plani franko-gjerman.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 21/03/2023 18:45

    Edhe nje lufte e kena te sigurte me serbin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet