Festa e Fider Bajrmani, Kurti uron besimtarët: Qofshin zemrat tuaja burim shprese, Osmani: Esenca e kësaj feste është solidariteti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti

Sot kremtohet nga të gjithë myslimanët në të gjithë botën Fitër Bajrami. 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani kanë uruar besimtarët myslimanë për festës e Fitër Bajramin.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kurti shprehet se në mesin e begative të festës së Bajramit duhet t’i kujtojmë kufizimet e përjetuara gjatë Ramazanit, në mënyrë që reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë gjithë vitit.

“Në këtë ditë feste, le të shumëfishojmë lumturinë duke e ndarë me të tjerët, duke uruar më të mirat për njëri-tjetrin dhe duke u kujdesur për shëndetin e njëri-tjetrit.”, shkruan ai.

Kryeministri kosovar, shkruan se mbarësia e kësaj dite le të vulos besimin se çdoherë mund të japim më shumë, më shumë sesa që marrim.

“Qofshin zemrat tuaja gjithmonë burim shprese! Qoftë kjo festë gëzim për të gjithë!”, shprehet Kurti në postim.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:13
FOTO-LAJM/ Hoxha fal Namazin me veshje tradicionale, tirq dhe plis

Një hoxhë në Drenas ka marrë vëmendjen e mediave shqiptarë në këtë festë të Fiter Bajramit. Kjo sepse në ndryshimet nga hoxhallarët e tjerë në Shqipëri dhe Kosovë, ka zgjedhur që faljen e Namazit me veshje tradicionale, tirq e plis.

Në përfundim të faljes, besimtarët kanë kërkuar që edhe të bëjnë një foto me hoxhën.

Ora 11:13
Osmani uron besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit: Ta demonstrojmë harmoninë dhe bashkëjetesën në një shoqëri solidare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar të gjithë besimtarët mysliman për festën e Fitër Bajramit.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, Osmani shkruan se kjo festë shënon fundin e agjërimit një muajsh, në të cilin besimtarët demonstruan sakrificën dhe shpirtin solidar.

Ajo shkruan se esenca e kësaj feste është solidariteti, ndaj të gjithë së bashku duhet ta bëjmë të pamundurën që ta mbajmë gjallë traditën tonë të këtij virtyti.

Osmani shpreh edhe urimin e saj që Bajramin tjetër të kemi mundësinë t'i japim kuptim kremtes me prezencën tonë fizike.

J.GJ./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A po menaxhohet si duhet nga autoritet shtetërore situata e zjarreve në vend?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Zjarri në Karaburun, Administrata e Zonave të Mbrojtura paralajmëron: Rrezikon të përparojë në drejtim të zonave të banuara në Dukat Fushë! Banorët të jenë vigjilentë