Kurti: Vendosja e plotë e sundimit të ligjit në veri të Kosovës e domosdoshme për mbajtjen e zgjedhjeve të reja

Kurti: Vendosja e plotë e sundimit të ligjit në veri të Kosovës e domosdoshme për mbajtjen e zgjedhjeve të reja

Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar sot ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, me të cilin ka diskutuar për situatën në veri.

Kreu i qeverisë së Kosovës e ia ka rikujtuar diplomatit britanik se sundimi i ligjit duhet të jetë parim bazë për të ecur përpara.

Sipas komunikatës të Zyrës së Kryeministrit, Kurti ka vlerësuar se kusht për mbajtjen e zgjedhjeve në veri është largimi i elementeve kriminale nga ajo pjesë.

“Së bashku diskutuan për zhvillimet aktuale, me theks situatën e fundit në veri të vendit, rëndësinë për deeskalim të plotë dhe rrugë përpara. Në lidhje me këtë, kryeministri Kurti theksoi se sundimi i ligjit duhet të jetë parimi bazë për të ecur përpara. Vendosja e plotë e sundimit të ligjit në katër komunat në veri të Kosovës është e domosdoshme si për largimin e elementeve kriminale, ashtu edhe për një fushatë të hapur dhe fer para zgjedhjeve të lira e demokratike në të ardhmen”, është thënë në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Një ditë më parë, kryeministri Albin Kurti ka pasur një telefonatë edhe me Sekretarin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly.

Në përditësim... 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kedj: 09/06/2023 13:43

    Plus serbia duhet te heqe dore nga terrorizmat e saj. Rama te mos fuse hundet ne gjera qe nuk i kupton dhe te mos sillet si derr komandant dhe gamor terrorist!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Dhjetëra studentë të arrestuar në Nju Jork për protestën pro Gazës

Dhjetëra studentë të arrestuar në Nju Jork për protestën pro Gazës