'Kurum' padit Shqipërinë në Arbitrazh, kërkon 100 mln euro dëmshpërblim

'Kurum' padit Shqipërinë në Arbitrazh, kërkon 100 mln euro dëmshpërblim

Foto ilustruese

TIRANË- Kompania "Kurum" ka pasur deri pak vite më parë koncesionin e terminalit të kontenierëve në Portin e Durrësit, paditi Shqipërinë në arbitrazhin ndërkombëtar.

Padia u regjistrua më 23 Shtator në Qendrën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve për Investime në Washington, nga shoqëria “Durrës Kurum Shipping”, “Durrës Container Terminal” dhe dy investitorë të tjerë të këtij terminali.

Ajo kërkon dëmshpërblim 100 mln euro për prishje kontrate nga Ministria e Infrastrukturës. "Kurum" ka humbur gjyqin në shqipëri dhe iu drejtua arbitrazhit. Kompania Kurum nënshkroi kontratën në 2011 me Ministrinë e Transporteve dhe e kishte për 35 vite të drejtën e operimit. Në 2016 Ministria kërkoi prishje të kontratës me argumentin që kompania nuk kishte përmbushur kushtet. 

Në dokumentin që Shqipptarja.com disponon listohen edhe arsye se përse Autoriteti i Konkurrencës vendosi që të gjobisë kompaninë "Kurum" mbi 5 milionë lekë. Sipas Autoritetit të Konkurrencës, kjo kompani kishte vendosur tarifa mbi 80% më të larta se ato të lejuara për zbrazje dhe mbushje kontejnerësh.

"Ndërmarrja DCT SHA duke filluar nga muaji Maj 2018 ka ofruar shërbimet e mbushjes dhe zbrazjes së konteinerëve kundrejt një tarife të vetëpërcaktuar, tarifë e cila nuk ishte e miratuar dhe nuk ishte prezent në librin e tarifave të publikuara në faqen zyrtare të APD-së. (...)DCT SHA ka vijuar punën për përpunimin e konteinerëve duke ofruar edhe shërbimin e mbushjes dhe zbrazjes, kundrejt një tarife të vetëpërcaktuar dhe të pa miratuar nga instancat përkatëse, pavarësisht kërkesave të APD-së për ndërprerjen e ofrimit të këtij shërbimi, duke operuar në kundërshtim me termat e Kontratës Koncesionare si dhe me Librin e Tarifave Portuale. Lidhur me këtë sjellje të DCT-së, APD ka kërkuar ndërhyrjen e MIE si Autoriteti Kontraktor. Pavarësisht këtij miratimi paraprak të tarifës nga APD që nga muaji nëntor 2018, DCT SHA nuk e ka ndryshuar sjelljen e saj duke vazhduar ofrimin e shërbimit të mbushjes dhe zbrazjes së Konteinerëve me të njëjtën tarifë të vetëpërcaktuar, e cila ishte me e lartë se tarifa e miratuar për këtë shërbim nga APD, konkretisht 85% më e lartë për konteinerët 20' dhe 43% më e lartë për konteinerët 40’. (...)Sipas analizës së kostos së bërë nga DCT SHA për ofrimin e shërbimit të mbushjes dhe zbrazjes së konteinerëve 20’ dhe 40’ me çmimet përkatësisht 120 Euro dhe 150 Euro të aplikuara nga DCT SHA për periudhën Maj 2018 –Maj 2019 bazuar në koston e fuqisë punëtore, koston e përdorimit të pirunit & Reach stacker, kosto vegla pune dhe veshje pune, ky shërbim rezulton me një fitim prej 2,702 Euro. Sipas DCT SHA nëse për të njëjtën periudhë do të aplikoheshin tarifat e miratuara nga APD me çmimet përkatësisht 65 Euro dhe 86 Euro ky shërbim do të rezultonte me një humbje prej 2,340 Euro, pasi APD ka bërë një llogaritje kostoje pa marrë parasysh volumin e punës, rasteve, kostot e shërbimit", thuhet ndër të tjera në dokument.

(Kliko ketu për të lexuar Vendimin e Komisionit të Konkurrencës për vendosje gjobe ndaj ndërmarrjes "Durrës Contanier Terminal")

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Avokat Beqiri: Berisha po lobon për të hequr arrestin, pazaret bëhen në Milano! Në dispozicion 1 miliardë dollarë! I përfshirë edhe Meta

Avokat Beqiri: Berisha po lobon për të hequr arrestin, pazaret bëhen në Milano! Në dispozicion 1 miliardë dollarë! I përfshirë edhe Meta