Kush biznes nuk zbaton masat e higjienës, do mbyllet! Monitorohen tregjet dhe marketet në Shkodër

Kush biznes nuk zbaton masat e higjienës, do mbyllet! Monitorohen tregjet dhe marketet në Shkodër

Nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësorë  janë ushtruar kontrolle dhe inspektime në territoret e pesë bashkive në 84 bar-restorante që rezultuan të mbyllura, në 23 furra buke për të parë respektimin e rregullave të sigurisë ushqimore, në 38  markete ku  u konstatua se zbatoheshin  rregullat e higjienës dhe në 5 fabrika-fasonerie të cilat ishin të mbyllura.

Komisioni Mbrojtjes Civile –Qarku Shkodër,  ka koordinuar veprimtarinë e të gjithë strukturave duke kërkuar me këmbëngulje zbatimin e  masave në zbatim të Aktit Normativ  nr. 3, datë 15.3.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga covid-19” si dhe urdhrin nr.168/1 datë 15.03.2020 të Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe të gjithë masave që janë marrë për të parandaluar sa më shumë të jetë e mundur shpërndarjen e infeksionit nga COVID-19, duke rritur  përqendrimin e strukturave dhe inspektorateve tek disiplinimi dhe zbatimi i rregullave të higjienës dhe tregtisë në tregjet e  hapura, të cilat nëse nuk i zbatojnë do të mbyllen.

Gjithashtu ka  vijuar veprimtaria e strukturave për ndalimin e qarkullimit të automjeteve por edhe kufizimin e lëvizjes së këmbësorëve kryesisht në zonën e Liqenit të Shkodrës, nëpërmjet postoblloqeve bashkëpunuese të DVP, FNSH, Repartit të Ushtrise Vau-Dejës 1010 dhe Policisë Bashkiake, të cilët kanë kufizuar edhe qëndrimin e njerëzve në lulishtet e qytetit duke deleguar detyra konkrete për zbatimin e urdhrit të Kryeministrit  për ndalimin e qarkullimit te këmbësorëve pas orës 18.00.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Plarent: 16/03/2020 20:19

    INSPEKTORIATI SHENDETSOR DUHET TE SHKARKOHET PLOTESISHT SEPSE JANE KETA KATUNARE TE KORRUPTUAR QE KANE LEGALIZUAR LOKALE-RESTORANTE-LOKALE TE QELBURA,,E QE KANE PUNUAR ME BOMBOLA GAZI BRENDA,,,,A MUND TE NA THOTE INSPEKTORIATI SE A KA PARE QE NE LOKALE-E KLUBE TE LAHEN GOTAT ME LAVASTOVILJE,,,KETU FILLON PROBLEMI ME VIRUSET,,,PA LE TE FLASESH PER PASTERTI NE GATIM-E RUAJTJE USHQIMESH....A BEHET KONTROLL NGA INSPEKTORISTI SE A NDERROHET VAJI I SKUQJES TE PATATEVE NE FAST-FOOD...PRANDAJ THEM SE INSPEKTORIATI DUHET SHKARKUAR TERESISHT...//

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tv shtetëror iranian: Sulmi u pilotua nga të infiltruar brenda vendit

Tv shtetëror iranian: Sulmi u pilotua nga të infiltruar brenda vendit