‘Kush del pa leje i hiqet patenta për 3 vite’, Policia e Shteti: Lëvizja me makinë nuk është për qytetarët

‘Kush del pa leje i hiqet patenta për 3 vite’, Policia e Shteti: Lëvizja me makinë nuk është për qytetarët

Policia e Shtetit ka sqaruar të gjithë drejtuesit në lidhje me akreditimin e  mjeteve të tyre dhe se kush lejohet të qarkullojë. Policia shprehet se  pronarët e bizneseve prodhuese dhe ato që ofrojnë shërbime nuk duhet të dërgojnë email apo të telefonojnë në numrat në dispozicion por duhet të regjistrohen direk në sektorin e policisë rrugore ku banojnë apo ku kanë aktivitetin. Vetëm ato biznese që e shtrijnë aktivitetin edhe jashtë qarkut Tiranë duhet të aplikojnë për akreditimin në adresën e email-it dhe numrat e vendosura në dispozicion.

“Nisur nga fluksi i madh i telefonatave të qytetarëve drejt numrave të dedikuar 069 41 22223 dhe 069 41 22224, si dhe nga email-et shumta të ardhura në adresën e dedikuar: [email protected], për akreditim apo informacione të ndryshme në lidhje me masat kufizuese për mospërhapjen e COVID-19, sqarojmë gjithë qytetarët se: Të gjithë pronarët e bizneseve prodhuese apo ata që ofrojnë shërbime për qytetarët, të cilët duan të akreditojnë automjetet për lëvizje personeli apo mallra brenda qarkut, të mos dërgojnë email në adresën [email protected] dhe as të mos telefonojnë në dy numrat e dedikuar, por t’i drejtohen Sektorit të Policisë Rrugore të qarkut ku kanë vendbanimin dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre.

Ndërsa ata pronarë apo administratorë që kanë aktivitet/biznes edhe jashtë qarkut, si dhe ata që banojnë në qarkun Tiranë, të vazhdojnë të bëjnë kërkesa për akreditim nëpërmjet email-it [email protected] dhe dy numrave të dedikuar”, sqaron Policia.

Policia sqaron gjithashtu se oraret e lëvizjes së automjeteve është vetëm për ato të akredituara dhe me leje të posaçme dhe jo për qytetarët e thjeshtë, të cilët mund të dënohem me 3 vjet heqke të patentës. Në lidhje me automjetet e firmave prodhuese dhe furnizuese, ato mund të lëvizin në çdo moment. Ndërsa për urgjencat mjekësor, qytetarët duhet të telefonojnë në 129 apo 112 që të parashtrojnë problemin që kërkojnë lëvizje.

Orari i lëvizjes 06:00 deri 08:00 dhe në pasdite 16:00 deri në 17:00 nuk është për lëvizjen e lirë të qytetarëve, por për  personelin/ punonjësit e ndërmarrjeve  prodhuese, të cilët do lejohen të kenë aktivitet, sipas konfirmimeve të bëra nga Policia e Shtetit, si dhe për punonjësit e institucioneve shtetërore të pajisur me dokument identifikimi të institucionit.  Në këto orare nuk do lejohet lëvizja e lirë e qytetarëve me automjete private. Punonjësit e Policisë së Shtetit, ata të Policisë së Burgjeve, të SHPSF-ve, personeli shëndetësor dhe gazetarët lejohen të qarkullojnë në oraret e ndërrimit të turneve, duke patur me vete dokumentim e lëshuar nga institucioni ku punojnë. Automjetet e firmave prodhuese dhe furnizuese, kadet, furgonçinat, kamionçinat dhe kamionët lejohen të lëvizin në çdo moment, por duke argumentuar lëvizjen me faturat e shpërndarjes së mallit apo të furnizimit me mall. Për urgjenca mjekësore, personat të telefonojnë në numrin 129/112 dhe në dy numrat e dedikuar, duke bërë prezent problemin për lëvizjen që kërkojnë.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që nuk janë të përfshirë në listën që u lejohet të qarkullojnë, të respektojnë me rigorozitet kufizimet dhe të mos dalin në qarkullim, pasi dalja i penalizon me 3 vjet të heqjes së Lejes së Drejtimit”, shkruan policia.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fetjon Myteberi: 26/03/2020 18:13

    O Ky shtet ka marr fund me Kohe, Ky cdo lloj ndihme e jep per ata qe e kan llogarin bankare me 10 shifra. Ky shtet nuk e kupton qe ne raste te tilla te gjithe jan njelloj persa i perket ndihmave ekonomike apo edhe udhqimeve. Ky thot paguani ujin dritat, denonconi punedhensin, po ata qe Jane te vetpunesuar dhe nuk punojne dot per shkak se shteti nuk e lejon per arsye sigurie etj etj. Kjo i bie qe njerzit perveçse po kalojne probleme te mbyllur ne shtepi per shkak te Kesaj semundje vdekje prurese duhet njekohesisht te rrijne mbyllur dhe te ushqehen vet te lajne dritat dhe ujin vet te paguajn qerat e shpis vet apo biznesit te mbyllur te paguajne kredit ke keto fondacionet qe nuk njofin shtyrje nga qeveria. Me pak fjale shteti po provokon nje epok trazirash dhe lufte si ne vitet 1997 sepse gjithe keto presione gjithe keto mbingarkime kete fund do Japin. Gjithsesi cdo gje qe degjoni qe shteti do te bej per ne jan vetem fjale boshe sa per te na qetesuar dhe te na mbajne me shpresa kot dhe shteti te thot e shtyvem edhe ket dit sot me ket popull budall qe rrehet kollaj. Me shpresa tek Perendia qe kjo semundje do zhduket sa me shpejt dhe qofshin me kaq vdekjet ne mbare boten, pa te mbash shpresa tek njerzit qe nuk jan te sigurt per ate qe bejne e thojne dhe ne fund te mashtrojne eshte humbje Kobe.

    Përgjigju
  • AriB: 24/03/2020 18:10

    Nuk kuptoj si levizja ne kembe eshte me e sigurt se me makine.Ne kembe e sivurt qe do perplasesh me shume rruges kurse me makine ???

    Përgjigju
  • dori: 17/03/2020 10:04

    duhet me shku me e nxjerr me shkelma nga bunkeri vet ne surrel. nuk mund te na nxije jeten keshtu si ne komunizem (dhe pse ktij i pelqen). ti kish mbyllur kufinjte kur i thoshin te gjithe mbylli, jo te tallej sic beri. tani te shporret dhe te krijohet nje qeveri teknike per perballimin e emergjencave.

    Përgjigju
  • Jugu: 17/03/2020 07:06

    Nga shtepia ne Surrel Rama vazhdon te nxjerri ligje. Tani pervec ligjeve qe i nxjerr na koka dhe nqs se njerezit sbinden dhe s'paguajne gjobat do nxjerri ligje te tjera. Pse jo nqs se se paguan gjoben 10 mijeshe ne vend, policia te merr celularin apo kuleten. Kush mund te thote jo? Mund edhe te te shoqeroje policia deri ne shtepi dhe te te mbylli me force. Apo te te marre karten e identitetit dhe te te bllokoje pensionin. Me te vertete rrepublike bananash. E gjitha gjoja ne emerer te sigurise qytetare.

    Përgjigju
  • pajtim: 16/03/2020 19:15

    GJITHSESI NUK DALIM ME MAKINE SE E CUAR LITRIN E NAFTES 1800 LEKE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Forcohet leku, monedhat e huaja sërish në rënie! Ja sa këmbehen sot

Forcohet leku, monedhat e huaja sërish në rënie! Ja sa këmbehen sot