Kush e mban peng Eni Koçin?!

Kush e mban peng Eni Koçin?!
“Përshëndetje miq! Desha të ju njoftoj se jeta ime artistike mbahet peng nga disa individë mashtrues që i përfaqësojnë firmat “Acromax” , “Easycom”, “ArkivaShqip”, “Overnext”. Njëkohësisht dua t’ua tërheq vëmendjen edhe kolegëve të mi artistë, të kenë kujdes dhe të mos mashtrohen nga Aldor Nini, Arben Hoxha, Anxhela Faber”. Për shkak të piraterisë së këtyre personave nuk po nxjerr videoklipin e ri “Love me” si dhe gjithë aktiviteti im artistik në rrjetet sociale. Tashmë këta persona janë në ndjekje penale nga prokuroria Shqiptare. Faleminderit”. Kështu kishte shkruar këngëtarja Eni Koçi në rrjetin e saj Facebook dhe si duket ajo është shumë e shqetësuar për këtë. Megjithatë, këngëtarja mund t’i vendos vet videot dhe këngët, por si duket pa i numëruar pëlqimet, ku ne sa dimë shumë këngëtarë tashmë kanë nisur edhe të paguhen nga klikimet, falë dhe bashkëpunimeve të artistëve me kompanitë që Eni i kishte përmendur. Ndërsa Eni është gati ta nxjerrë këngën ‘Love me’, videon që sipas saj e ka vonuar për arsye të këtij pengu.

Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet