Kush është Cindy Marina, bukuroshja shqiptare që na përfaqësoi në 'Miss Universe 2019'? (FOTO)

Kush është Cindy Marina, bukuroshja shqiptare që na përfaqësoi në 'Miss Universe 2019'? (FOTO)

Cindy Marina

Cindy Marina është bukuroshja shqiptare që na përfaqësoi në Miss Universe 2019”, që u mbajt këtë vit në SHBA.

Të gjithë e njohëm përmes këtij eventi madhështor, por vajza është pjesë e ekipit kombëtar të volejbollit në Shqipëri.

21-vjeçarja pasi triumfoi në eventin e bukurisë “Miss Universe Albania 2019”, ku arriti që të zinte vendin e gjashtë në eventin “Miss Universe 2019”.

Mes 90 vajzave më të bukura të globit Cindy Marina, arriti të renditej e gjashta.

Kur doli në skenë ajo u pyet nga drejtuesi i eventit se ku është ndryshimi mes volejbollit dhe Miss Universe.

“Në lojën e volejbollit ke shumë mundësi që të fitosh kurse në “Miss Universe” mundësia është të fitosh vetëm një herë”, është shprehur bukuroshja shqiptare.

Gjatë performancave të saj ajo doli e veshur me kostumin kuqezi të mbretëreshës Teuta, drejtueses së vetme grua të dokumentuar në vendin tonë, e cila qëndroi me trimëri në krye të vendit.

Për kostumin e mbretëreshës Teuta, Cindy është shprehur: "Mbretëreshë Teuta! Ky kostum kombëtar ishte aq i veçantë për mua! Unë përfaqësova mbretëreshën e vjetër Teuta të kohës ilire.

Kjo kostum përfaqëson dhe promovon fuqizimin e grave dhe përfaqëson mbretëreshat luftarake e të ashpra, të fuqishme dhe të patrembura të Shqipërisë përgjatë historisë.

Faleminderit për Ema Savahl,  të pabesueshme për sjelljen e këtij vizioni në jetë!

Veshja në vetvete është e ngulitur me simbolikën që përfaqëson kulturën e Shqipërisë, shqiponjën me dy krerë.

Sonte do ta mbaj Shqiponjën në zemrën time dhe do të bëj gjithçka mundem për ta përfaqësuar Shqipërinë me bukuri, hir dhe shpirt luftarak brenda gjithë shqiptarëve."

Cindy qëndron me familjen e saj në SHBA, ku edhe bën vajtje-ardhje, ku duhet të marrë pjesë në ndeshjet e volejbollit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës