Kush është Olti Veseli, myslimani radikal i Krujës që u përzgjodh nga Al Kaeda...Sot i arrestuar si super-grabitës

Kush është Olti Veseli, myslimani radikal i Krujës që u përzgjodh nga Al Kaeda...Sot i arrestuar si super-grabitës

Oltion Veseli 38 vjeç nga Kruja, i arrestuar dy ditë më parë, dyshohet të jetë një nga pesë personat që u futën me furgon në pistën e aeroportit të Rinasit, duke vjedhur miliona euro të bankave të nivelit të dytë teksa do të transportoheshin me avionë në Vjenë. Oltion Veseli, dyshohet të jetë personi krah Admir Muratajt, i veshur me rroba ushtarake teksa i drejton armën automatike personave të sigurisë pranë avionit.

Por kush është Oltion Veseli, një nga katër të arrestuarit dy ditë më parë për grabitjen në Rinas, dyshohet të jetë i vetmi në mesin e tyre, që ka marrë pjesë drejtpërdrejtë në grabitjen e 9 prillit.

Kush është Olti Veseli, myslimani radikal që u përzgjodh nga Al Kaeda! Diploma fetare që as vetë shteti i Jemenit nuk e njeh

Oltion Veseli është larguar nga Shqipëria në vitin 2003 kinse për të kryer studeime fetare në një shkollë në Jemen, diplomën e së cilës as vetë shteti i Jemenit nuk e njeh. Por në fakt ai është stërbitur aty me muaj të tërë për të shkuar më tej në Afganistan krah talebanëve.

Përreth 1 vit, para se të nisej në Afganistan, Veseli, ka qenë edhe imam i vetëshpallur në xhaminë e Krujës, në zonën e Kalasë.  Ai nuk ka qenë asnjëherë imam i vendosur nga KMSH-ja në Krujë, por i vetëshpallur.

Veseli u arrestua në 2005 nga trupat amerikane gjatë një operacioni kundër talebanëve dhe mbështetësve të tyre në Afganistan dhe u riatdhesua në vitin 2006, pasi nga hetimet rezultoi të ishte shfrytëzuar nga radikalët islamikë për shkak të moshës së tij të re dhe besimit të fortë tek "Allahu".

Ai ka qëndruar për më shumë se një vit në burgjet amerikane në Afganistan, i dyshuar si terrorist islamik dhe pjesëtar i guerrilasve talebanë dhe më pas është kthyer në Shqipëri 25 qershor të 2006.

Udhëtimi i Veselit drejt Jemenit në vitin 2003 u mbulua me faktin se ai duhej të shkonte për studime në një universitet teologjik islamik në kryeqytetin e këtij shteti, San’a. Udhëtimi i Veselit është mbuluar nga një shoqatë me qendër në Tiranë, e njëjta shoqatë që ndihmonte afro 200 jetimë në fshatin Kondovë të Maqedonisë gjatë kohës që ky fshat ishte nën kontrollin e një grupi të armatosur personash me kombësi shqiptare.

Universiteti në të cilin ishte nisur për studime Veseli, në San’a, nuk është ndonjë institucion arsimor i njohur në përgatitjen e klerikëve myslimanë në botë, përkundrazi diploma e tij nuk njihet as nga vet shteti i Jemenit. Pasi ka qëndruar për disa muaj aty, Veseli është nisur në drejtim të Pakistanit. Sipas burimeve nga shërbimi i Antiterrorit thuhet se “Veseli është stërvitur dhe trajnuar për 4 deri 6 muaj në Jemen, nga ku me pas është transferuar në drejtim të Pakistanit. Udhëtimi nga vendi më i varfër i gadishullit arabik në drejtim të Pakistanit është i kushtueshëm kështu që shpenzimet e tij ishin paguar nga personat që kanë përgatitur rekrutët për muxhaidinë. Një nga celulat e rrjetit të Al Kaeda-s që vepron në Pakistan ka bërë grumbullimin e rekrutëve dhe më pas i ka infiltruar nëpërmjet kufirit tokësor në drejtim të zonave malore të Afganistanit, ku veprojnë guerrilet e talebanëve dhe militantëve të Al Kaeda-s”.

Reportazhi/ Besimtari 'trendy' Oltion Veseli: Si mbijetova për 1 vit në burgjet afgane

Në një reportazh që gazetari Artan Hoxha ka shkruar në 15 korrik të 2006-ës, për imamin e deportuar në Shqipëri, ndahen edhe opinione të besimtarëve që e kanë njohur.

“Olti ka qenë gjithmonë një prej besimtareve më të devotshëm të qytetit. Ai ishte një djalë me dëshirë të madhe për të studiuar dhe mësuar gjithçka mbi besimin islam”, thotë një prej besimtarëve të Krujës që e ka njohur.

Banesa e familjes Veseli ndodhet poshtë kalasë së Krujës. Që në atë kohë, siç përshkruhet në reportazhin e gazetarit Artan Hoxha, për nga imazhi, Olti Veseli nuk të linte përshtypjen e një myslimani të veshur me pantallona të gjera, deri tek kyçet dhe me mjekër.

"Nëse nuk do te na prezantohej as qe do ta merrnim vesh se ishte pikërisht ai njeriu qe kishte qëndruar për më shume se një vit në burgjet amerikane në Afganistan, i dyshuar si terrorist islamik dhe pjestarë i guerrilasve talebane. Ai është i qethur shkurt dhe forma e mjekrës mezi i dallohet. Me veshjen dhe paraqitjen e tij, Olti më shume i ngjan një djaloshi trendy sesa një besimtari mysliman me paraqitjen tradicionale që jemi mësuar të shohim", përshkruan Artan Hoxha në reportazhin e tij të botuar në vitin 2006.

Familja e Oltit, siç e njohin në zonë, është e besimit bektashian. Por ky fakt nuk e kishte penguar Oltin të krijojë një tjetër lidhje shpirtërore, ndryshe nga tradita e familjes se tij. “Mezi e kam rritur, me një qind halle dhe siklete. Unë e di se c’kam hequr për këtë djalë, që zoti deshi të ma kthente sërish shëndoshë e mirë. Nga shqetësimet dhe hallet jam bërë me diabet, e kam nisur të vuaj nga zemra.

Nuk e kishim menduar kurrë se djalit tonë do t’i ndodhte kjo që i ndodhi. Po shyqyr zotit që me kaq dhe që na u kthye shëndoshë e mirë në shtëpi. Nuk më interesojnë llafet e njerëzve, më intereson djali im që falë zotit e kam këtu. Unë që e kam bërë njëherë 24 vjeç, e bëj dhe 24 vjeç të tjera”, thoshte babai i Oltit, fill pasi djali i tij ishte kthyer nga Afganistani.

 “Nuk dua të flasë për momentin, pasi ende nuk e kam marrë veten pas atyre që kam kaluar”, shprehej Olti për gazetarin Hoxha në vitin 2006, duke thënë se besimi tek Zoti e bëri ti mbijetonte të gjitha atyre që ka kaluar në seancat hetimore speciale gjatë kohës që qëndroi në burgjet afgane.

 “Jeta është një prove që duhet kaluar dhe unë nuk kam bërë asgjë tjetër veçse kalova një provë të tillë”, shprehej Olti.

Izolimi në burgjet famëkeqe të Afganistani, Veseli viktimë e radikalëve islamikë

Agjenteve të antiterrorit do t'i mjaftonte vetëm prezenca e Veselit në rrethinat e Kandaharit për të dyshuar mbi aktivitetin e tij në mbështetje të muxhaidinëve. Pse një student shqiptar në Jemen do të kapej në pjesën tjetër të botës, në një vend mjaft të rrezikshëm për jetën e çdo qytetari, në Afganistan, ku mendohet të ketë vepruar për më shumë se një vit. Ai është kapur gjatë një operacioni të marinsave amerikane në një nga zonat në periferi të Kandaharit. Qysh nga ai moment ish-imami i Krujës i është nënshtruar një hetimi special në burgjet famëkeqe të Afganistanit, të njohura për trajtimin e ashpër që u bëjnë të dyshuareve si militante islamike apo mbështetës të talebanëve dhe Al-Kaeda-s. Pas një viti në burgjet afgane Veseli u riatdhesua nën kujdesin e shërbimeve inteligjente amerikane. Gjate hetimit rezultoi se ai nuk ka patur ndonjë rol të rëndësishëm në radhët e militantëve islamike dhe se kishte rënë viktimë e radikalëve islamikë për shkak të moshës shumë të re te tij.

Vëllai i Oltit, picajol "Hallall"

Vëllai i Oltion Veselit,Ermal Veseli, rezulton të jetë pronar i një pizzerie në zonën e Fushë-Krujës, "Pizzeria Kupa Hallall".

Pizzat hallall në Shqipëri përgjithësisht kanë pronarë myslimanë, pasi mishi që ofrohet aty nuk është derri, i ndaluar sipas fesë islame. Nga vetë emri që Pizzeria mban, "Kupa", Shqiptarja.com u interesua, dhe mësohet se vëllezërit Vesili të kenë lidhje me Dash Kupën, të cilin e kanë kushëri. Ky i fundit ndodhet në burg pasi është përfshirë në grabitjen e 9 shkurtit 2017 në Qafë-Kashar kur u grabitën para nga autoblindet që transportonin për në aeroport vlera monetare të bankave të nivelit të dytë. Dyshohet se Dash Kupa ishte personi që përplasi autoblindin me para. Ai është edhe djali i xhaxhait të Ernest Kupës i cili është i arrestuar për të njëjtën vepër penale.  

Përfshirja e besimtarëve myslimanë në grabitje nuk është e re. Në vitin 2017, për grabitjen në rrugën e Rinasit të autoblindave me para, mes të tjerëve u arrestuan dhe u dënuan dy besimtarë myslimanë.

Tre të arrestuarit, bashkëpunëtorë të jashtëm në grabitjen e 9 prillit në Rinas

Tre personat e tjerë që janë arrestuar, Alkond Bengasi 34 vjeç, Renaldo Sula 25 vjeç dhe Saimir Çela 28 vjeç, të tre banues në Elbasan, dyshohet të kenë qenë bashkëpunëtor për gjetjen dhe modifikimin e makinav, si dhe sigurimin e armëve.

Ndërkohë, Admir Murataj që ka qenë në aksion për grabitjen e parave në aeroportin, mban maskë silikoni, me ndryshim 100 % nga imazhi i tij i vërtetë. Ai u vra gjatë shkëmbimit të zjarri me policinë pasi grabitësit në një rrugë dytësore po bënin kalimin e thasëve me para në një tjetër automjet, për të djegur më tej me benzinë furgonin me mbishkrimin "Hetimi Tatimor" me të cilin kryen grabitjen. Por kjo nuk u arrit dhe furgoni u sekuestrua nga policia.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hmmmm....: 24/04/2019 14:09

    Zoti eshte aq bujar qe le persona te tille te flasin ne emer te Tij. Jane keto palo njerez qe guxojne e predikojne e flasin per besim e cfare nuk po bejne duke vrare,vjedhur,rrahur e keqtrajtuar. Gjynah qe po mbahen keta si perhapes te besimit nderkohe qe ka besimtare te paster qe nuk bejne zhurme e mbi te gjitha nuk perhapin injorance, llum e pislleqe.

    Përgjigju
  • Dardanet: 24/04/2019 12:36

    nuk eshte fetar se po te ishte me besim tek zoti sdo i drejtonte pushken tjetrit apo te bente radikalisma , feja sthote te besh gjera te tilla , keta jane kunder fese por qe abuzojne ne emer te fese kushdoqofte, jazek

    Përgjigju
  • Krutani: 23/04/2019 21:44

    Kalbeni ne Burg halen shkerdhaten Jo per grabitjen por radikalizmin bythq..at

    Përgjigju
  • Fredi: 23/04/2019 21:39

    Ç ne keshtu Kruja me myslo mjekra minjsh radikalë? Kruja sikur njeher e nje kohe me Gjergjin e Madh ua shkuli mjekrat?! Mjerë Kruja zemra e Shqipërisë qenka mjekërzú! më në fund..

    Përgjigju
  • Hajduti i Bagdadit: 23/04/2019 16:05

    Paraja nuk njeh as fe dhe as familje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ilir Meta kallëzim në Prokurorinë e Tiranës: Persona të paidentifikuar kanë vjedhur hard disc në zyrën e Partisë së Lirisë

Ilir Meta kallëzim në Prokurorinë e Tiranës: Persona të paidentifikuar kanë vjedhur hard disc në zyrën e Partisë së Lirisë