Kush është përfshirë në 'luftën' për të rrëzuar Rudina Hajdarin?

Kush është përfshirë në 'luftën' për të rrëzuar Rudina Hajdarin?

Sot në mesditë përmes një njoftimi në rrjetet sociale ish-nënkryetari i Bashkisë së Kamzës, Korab Lita ka njoftuar se ka marrë drejtimin e grupit parlamentar demokrat. Një goditje e beftë, ku askush nuk po kuptonte se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë. Në fakt, më pas Rudina Hajdari doli edhe e përgënjeshtroi duke u shprehur se ishte ajo në krye të grupit.

Përmes një komunikimi me Myslym Murrizin, një nga njerëzit kryesor që drejtojnë grupin demokrat parlamentar, konfirmojë se në krye të drejtimit do të qëndronte Rudina Hajdari dhe nuk ishte emëruar ende Korab Lita. Nga ana tjetër, pak çaste më parë, një tjetër deputet, Halit Valteri, i kishte çuar një ftesë kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, duke u tërhequr nga firma që kishte dhënë kundër Rudina Hajdarit.

Kështu, mesa duket ka patur një lojë, një lojë të pistë për të hequr Hajdarin, dhe gjithëçka ka një linjë, një linjë që tashmë është e qartë. Linja ka qenë e qëllimshme për të sabotuar menjëherë Reformën Zgjedhore, procesin e saj në Komision, dhe për të bërë të mundur që ajo të bllokohet. Për ta sabotuar duke qenë se ajo është në hapat e fundit të saj për të gjetur zgjidhje në lidhje me sistemin zgjedhor apo çka rekomandon OSBE ODIHR si zgjidhje për problematikat që paraqet sistemi elektoral shqiptar.

Në fakt, CNA.al ka hyrë më thellë duke zbuluar detaje. Korab Lita, isj-nënkryetari i bashkisë së Kamzës, nuk është nga ata rrebelët e Partisë Demokratike, por ka hyrë në Parlament me urdhër të Lulzim Bashës për të krijuar trubullira brenda te pabindurve, së bashku me një tjetër deputet, Alban Zeneli.

Këta kanë tentuar sot të marrin drejtimin e grupit parlamentar, me qëllim të caktuar, për t’i bërë një qokë Ilir Metës dhe Lulzim Bashës. Kush është lidhja me Ilir Metën? Korab Lita njihet si një nga miqtë e ngushtë të Adriatik Llallës, dhe dyshimet janë se është ky i fundit, që nga Gjermania, ish Kryepokurori i arratisur, i cili po hetohet nga drejtësia shqiptare, të ketë kërkuar që të bëhen këto lëvizje. Korab Lita i bën një qokë të radhës Adriatik Llallës dhe nga ana tjetër shërbimi i bëhet edhe Lulzim Bashës, ashtu sikurse CNA.al raportoi më parë. Burime jo zyrtare thane se te aferm te Lites qendrojne ne krah te Llalles me lobimin ne SHBA, per ti hequr bllokimin e vizes.

Por mesa duket skenari tashmë është zbardhur. Gjithçka duket se do të ndalet. Myslym Murrizi deklaroi hapur mbështetjen për Rudina Hajdarin, ashtu sikundër edhe Halit Valteri. Puçi brenda grupit parlamentar të demokratëve, i urdhëruar nga Ilir Meta me ndërhyrjen e Adriatik Llallës dhe me bekimin e Lulzim Bashës, mesa duket sot ka dështuar përfundimisht. Tashmë Luli, Likja dhe Tik Llalla ngelën me gisht në gojë./CNA.al

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kapteri: 15/10/2019 00:05

    Tamam si filma me diversante ahahahh Llalla i thote Korabit ta rrafshoje Hajdarin qe ti beje nder Metes dhe Bashes. Hajde skenar hadje

    Përgjigju
  • Arbëri: 14/10/2019 23:01

    PD e rrugës ka ofruar 1milj € për person që ra shkarkojn R. Hsjdarin, Kjo është e vertet që e them !

    Përgjigju
  • O tej: 14/10/2019 22:46

    Luli Likjdhe Llalla nuk kan mbet me gisht ne goje por me gisht ne by** th

    Përgjigju
  • korabi: 14/10/2019 22:22

    jam edhe shoku i Ulsiut mos harroni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen