Kush është shkodrani i arrestuar sot për trafik droge e grup kriminal, si ndryshoi emrin për t’ju shmangur kërkimit italian

Kush është shkodrani i arrestuar sot për trafik droge e grup kriminal, si ndryshoi emrin për t’ju shmangur kërkimit italian

Foto ilustruese

Viktor Gjoni alias Fatjon Gjoni, një 29-vjeçar nga zona e Pukës por banues në Vaun e Dejës, është arrestuar sot nga policia e Shkodrës pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. I riu kërkohej nga Interpol Roma, për shkak se prej 27 shkurtit 2020 ishte shpallur në kërkim për akuzën e “Trafikimit të lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”. Viktor Gjoni, kishte hyrë në territorin shqiptar, dy muaj përpara se të shpallej në kërkim ndërkombëtar dhe se për t’ju shmangur ndjekjes nga drejtësia Italiane, rezulton që ai të ketë ndryshuar emrin nga Viktor në Fatjon Gjoni.

Pavarësisht ndjekjes së kësaj strategjie që përdorin shumë persona trafikantë në Shqipëri, sërish policia e Shkodrës e ka lokalizuar dhe arrestuar Viktor Gjonin, me qëllim nisjen e procedurave për ekstradimin e tij në Itali. Pikërisht në këtë shtet, gjykata e Firences ka të hapur një çështje penale ndaj Viktor alias Fatjon Gjonit dhe 18 bashkëpunëtorëve të tij në trafikun e drogës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tv shtetëror iranian: Sulmi u pilotua nga të infiltruar brenda vendit

Tv shtetëror iranian: Sulmi u pilotua nga të infiltruar brenda vendit