Kush është zonja e veçantë që mbërriti në Presidencë/ Meta: Tirana sot duket më e bukur

 Kush është zonja e veçantë që mbërriti në Presidencë/ Meta: Tirana sot duket më e bukur

Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim, Sylviane Muselier, motrën e “Trëndafilit të bardhë”, Mbretëreshës Geraldinë. Takimi është zhvilluar në ambientet e presidencës.

" Tirana sot duket më e bukur nga vizita e një zonje të jashtëzakonshme, Sylviane Muselier, motra e “Trëndafilit të bardhë”, Mbretëreshës Geraldinë. Dashuria e saj e madhe për Shqipërinë, e konkretizuar edhe me ndihma humanitare e mjekësore për fëmijët e njerëzit në nevojë, mbetet përherë një burim frymëzimi. Shumë i lumtur të dëgjoja nga miqtë e saj francezë se nderimi i figurës së Mbretëreshës Geraldinë vijon të inkurajojë francezët dhe europianët të ndihmojnë dhe promovojnë Shqipërinë", shkruan Meta.

Muselier njihet për kontributin në ndihme të fëmijëve të sëmurë e familjeve shqiptare në nevojë. Më herët, në dhjetor të 2017 ajo u dekorua nga presidenti me dekoratën “Nënë Tereza”, për veprat e saj bamirëse, por edhe për promovimin e imazhit dhe vlerave të rralla të Shqipërisë e shqiptarëve në Francë

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

'Kumbulla iku nga Roma se donte Europianin', agjenti i Marashit: Uli pagën, fiton formën me dy ndeshje

'Kumbulla iku nga Roma se donte Europianin', agjenti i Marashit: Uli pagën, fiton formën me dy ndeshje