Kush ishte personi i fundit që rrahu Ervis Martinaj para se të zhdukej?

Kush ishte personi i fundit që rrahu Ervis Martinaj para se të zhdukej?

Ervis Martinaj

TIRANË- Që prej datës, 8 gusht nuk ka asnjë informacion mbi fatin e Ervis Martinajt…Në një kohë që në media kanë qarkulluar disa lajme që thotë se është arratisur, një tjetër version që është vrarë apo marrë peng, një njoftim policie ka treguar se Martinaj ka qenë protagonist i një tjetër ngjarjeje kriminale. Referuar njoftimit, 2 dhjetor 2021, Ervis Martinaj ka dhunuar një person.  Sipas një dokumenti të Policisë së Shtetit, ai ishte konfliktuar më herët me një person në Laç duke e rrahur, e ky i fundit ka shkuar dhe e ka denoncuar në Polici, duke ngritur dhe një çështje penale për të.

Se kush është ai nuk ka asnjë informacion.  

“Në vijim të informacionit me numër Unik 202109304120, që bën fjalë për veprat penale “Kanosja” dhe “Dëmtime të tjera me Dashje” me datë 02.10.2021 u referuan materialet në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, banues në Fushë Kuqe, Kubin me arsim 12 klasë. Nenet 84 e 90 të K.P.”, thuhet në njoftim.

Teksa mbi zhdukjen e tij ka ende mistere, kryeministri Edi Rama tha se policia e ka një version për fatin e Ervis Martinajt, por po punon fort për të siguruar akoma më shumë prova. Prej 11 gushtit, familja ka denoncuar se nuk ka asnjë kontakt me Ervis Martinajn.

Ky i fundit ka qenë në kërkim të policisë për disa muaj dhe ka pasur shpesh herë operacione për kapjen e tij, por forcat blu kanë dështuar në arrestimin e tij. Referuar dosjes hetimore, xhaxhai i Ervis Martinaj, Faik Martinaj thotë se zhdukja mund të ketë ardhur që pas dëshmisë së Nuredin Dumanit dhe përfshirjen e tij më të tjera histori kriminale, duke vënë gishtin te Indrit Dokle. Pas kësaj dëshmie është marrë në pyetje Doklei cili ka mohuar të ketë lidhje me zhdukjen e Martinajt.

Një nga pistat kryesore të hetimit është ekzekutimi i tij. Por duke qenë se është i shumëkërkuar edhe nga autoritetet por edhe nga rivalët e tij nuk përjashtohet as pista e inskenimit.

Njoftimi i policisë

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Frroku: 26/09/2022 20:04

    Nuk ka qene ne Lac po te Arberia. Tash Doqja e Niklaxhit do tja kthejne pushken Nokajve te Lezhes qe u bane me Ervisin.

    Përgjigju
    • Lezhjani: 26/09/2022 21:42

      Kujdes mos te mbesin brenda me Nokajt. Leksi i druve futi mik mbas miku më ju kërku falje. Në nga Lezha kemi një shprehje, "se ka larg nusja të pamen" . Niklaxhit kanë shpëtuar 2 herë, por sdo shpëtojnë herën e të tretë

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Begaj vizitë në Urdhrin Sovran të Maltës, takohet me Fra' John Dunlap

Presidenti Begaj vizitë në Urdhrin Sovran të Maltës, takohet me Fra' John Dunlap