Kush janë patronazhistët e vërtetë që bëjnë presion mbi zgjedhësit?!

Presidenti, Ilir Meta dhe Ilir Kulla

Ilir Meta dhe qarqet pranë tij ka disa ditë që flasin për patronazhistët.

Madje presidenti thotë se PS i ka caktuar një patronazhist për të caktuar se për kë voton ai.

Këtë e bëjnë edhe ndjekësit e tij mediatikë, që hapur prej shumë vitesh në tërë panelet televizivë, e thonë çdo natë përkatësinë e tyre.

Por sërish qarqet pranë Metës duan të ngulisin një qasje në public, se ka një makineri njerëzish që analizon sjelljen e votën e njerëzve që e e shprehin çdo ditë.

Fabula e ngritur se ekzistojnë një numër njerëzish që monitorojnë njerëzit e opozitës se si votojnë, nuk ka ngjitur, e kjo u pa edhe me refuzimin që publikuesit bënë ndaj Prokurorisë, e cila kërkoi të hetojë mbi database-n.

E kjo database, siç tashmë është diskutuar, ka shumë pikëpyetje, e cila më shumë u mor me njerëzit e SPAK apo të drejtësisë së re për t’i baltosur, sesa me thelbin që u ngrit, pra me përdorimin e të dhënave personale, çka dhe u ngrit si argument kryesor.

Nëse ka pasur vërtet një përdorim i të dhënave personale jashtë kritereve ligjore, normalisht ja vlen të hetohet dhe vetëm ky aspekt është objekt apo arsye për ta quajtur skandal, nëse është.

Ndërkaq, sa për atë që ka aktivistë që kontaktojnë me qytetarë apo në bazë të listës së zgjedhësve bëjnë një census të brendshëm partiak, se ku i konsiderojnë këta qytetarë politikisht, kjo është pjesë e një logjike që jo thjesht e bëjnë të gjitha partitë, por nuk ka lidhje me shkelje të të drejtave.

Por problemi është diku gjetke; e para patronazhistët duan ti kthejnë në një casus beli, pra një shkak për luftë pas 25 prillit, dhe tjetra është që të kompleksojnë aktivistët, duke i kërcënuar ata se do t’i ndëshkojnë se po kryejnë një “krim” penal.

E këtu ja vlen që të ndalemi. Ka mbi 8 vjet që në rrjetet sociale janë aktivizuar armata të tëra patronazhistësh anonimë, nëpërmjet call center-ave të PD-së dhe LSI-së që kanë kryer vetëm një punë: kanë kërcënuar njerëz me emër dhe mbiemër, apo shpërndarë fake news-e, duke përdorur profile të rreme në Facebook.

Në kohën e Cambrodge Analitica, Shqipëria ishte një vend pjellor i kësaj rruge invasive të patronazhistëve që me foto fake të njerëzve që nuk ekzistonin, rregjistroheshin një armatë gazetarësh në mediat e dështuara pranë opozitës që janë paguar e paguhen, vetëm për të sulmuar, sharë, akuzuar, denigruar çdo njeri, çdo person që ata mendonin se është mbështetës i PS-së, qeverisë dhe Edi Ramës.

Janë mijëra profile, madje të identifikuara nga organet hetimore shqiptare, që kanë qenë fake, të cilët kanë arritur madje të sulmonin egërsisht ambasadorin e SHBA-së Donald Lu, ambasadoren e BE-së, Romana Vlahutin në rrjete sociale, duke u shtirur si mbështetës të Donald Trump.

Të regjistruar si në SHBA, ndërkohë që zyrat e tyre ishin në SHBA, këto profile ishin një armatë patronazhistësh që sollën në ambjentin publik në vend me shpërndarje e komente lajme të rreme të vërtetuara të tilla, si ato të kontenierëve me mbetje toksike nga Italia.

Të cilat janë cilësuar si komplot nga ana e Prokurorisë dhe Drejtorisë antimafia të Romës, ku është përmendur me emër organizatori dhe zbatuesi.

Këto kanë qenë dhe janë patronazhistët realë e publikë që nuk kanë bërë gjë tjetër vetëm kanë hedhur helm në opinion.

Rrjetet sociale si mundësi lidhjeje për njerëzit u shfrytëzuan si hapësirë për lajme të rreme apo për sulme individuale.

Janë sulmuar me emër e mbiemër, madje edhe familjarë të gazetarëve, përfaqësuesve publikë etj, që këta persona i cilësojnë si mbështeëtës të Edi Ramës.

Po mirë, edhe nëse mbështesin Edi Ramën përse njerëzit duhen fyer e sulmuar?

A nuk jemi në një vend ku secili ka mendimin e vet, për arsye apo për shkaqe të ndryshme.

“Janë servilë e të blerë” thonë njerëz që nuk kanë punuar në asnjë ent privat ndonjëherë por vetëm në qarqe të lidhur me shtetin dhe politikën.

Këta janë patronazhistët e vërtetë: që edhe sot kanë nxjerrë me emër, mbiemër, fotografi, njerëz të të ashtuquajturit database që e kanë publikuar.

“Fuksa” i quan Ilir Meta, i cili e ka me ata që e monitorojnë në aktivitetin e tij të përditshëm, po kur Prokuroria e Republikës nën drejtimine Adriatik Llallës përgjonte të gjithë qeverinë çfarë ishte?

E meqë Ilir Meta përmend dosjen 184 e 339, përse Llalla kur ishte prokuror i Përgjithshëm nuk hetoi për këto dosje, por disqet me përgjimet i çoi në PD?!

Ishte kryeprokuror deri në dhjetor të vitit 2017, mund të hapte dosjet, të shpallte të pandehur, të arrestonte e të çonte në gjykatë, këdo që e quante të mundshme nga ana ligjore.

Nuk e bëri! Atëhere! Është thjesht propagandë…/ Gazeta"Tema" 

J.GJ./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ju duket e drejtë kërkesa e PD-së për përsëritjen e zgjedhjeve ne 9 qarqe?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Një tjetër 24 orësh pa shtrime në Infektiv, Kalo: S'është momentin të themi fitore , kemi ende pune për të bërë ndaj COVID! Masat dhe vaksinimi po japin efekt