Kush janë dy vajzat që bënë kërdinë me mashtrime në Facebook/ SKEMA si 17 emigrantëve iu morën 38000 euro

Edhe pse minorancë në grupin me 10 vetë, dy vajzat 33 dhe 28-vjeçare kanë pasur peshën kryesore në skemën e mashtrimit të 17 personave ku përmes rrjeteve sociale duke u shtirur sikur ishin të afërmit e tyre mundën të përvetësojnë 38 mijë euro në 1 vit.

Elona Hysa dhe Aurora Toshi, të arrestuara nga policia e Tiranës më 7 korrik, janë ato që kanë mashtruar 10 qytetarë, të gjithë emigrantë dhe me banim jashtë Shqipërisë.

Në dosjen e plotë të prokurorisë që Report Tv e disponon, sqarohet se roli i vajzave ishte edhe të merrnin paratë në pikat e transfertave monetare. Nuk ishin vetëm. Në dosje theksohet se Hysa dhe Toshi shoqëroheshin nga 38-vjeçari Alban Ahmetcenaj, një prej organizatorëve të skemës mashtruese që zë fill përmes hakerimit të profileve në rrjetin social Facebook.

Si vepronte grupi?

Erenik Peka 30 vjeç, simpatizant i PD-së, ishte truri i hakerimit së bashku me Alban Ahmetcenaj. Duke vjedhur profilet e qytetarëve, ata nisnin t’i shkruanin në Messenger të afërmve të tyre miq në Facebook, duke u kërkuar para për arsye nga më të ndryshmet, kryesisht shëndetësore. Duke besuar se flinin me të afërmit e tyre, 17 persona kanë dërguar para, madje edhe brenda ditës, siç mashtruesit kërkonin duke rritur shkallën e emergjencës shëndetësore.

Emigrantët kanë kërkuar të flasin edhe me video, për t’i parë të afërmit e tyre, por grupi i mashtruesve gjente justifikime, duke thënë se ndodhen në qendër interneti ose në pamundësi për të folur. Kështu, shuma më e madhe që kanë arritur të marrin përmes mashtrimit nga një person është 1008 dollarë, ndërsa vlera e tjera varionin mesatarisht nga 700 euro.  

Por në një rast, siç specifikohet në dosje, dërgesa e parave ka dështuar. Një shqiptar në Gjermani u mashtrua nga 21-vjeçari Nazmi Shaba, por duke lënë Facebookun, i ka dërguar të afërmit të tij mandatin e transfertës në një tjetër mjet komunikimi, ku zbuloi në moment të fundit se personi që kishte komunikuar në rrjetet sociale nuk ishte ai që pretendonte. Në këtë moment përgjigja vjen nga i afërmi real që i thotë se nuk i ka kërkuar para dhe në këtë moment ai bllokon menjëherë transfertën.

Shkatërrimi i këtij grupi erdhi pas një hetimi 1-vjeçar që çoi në finalizimin e operacionit të koduar “Transferta” me arrestimin e 9 personave dhe shpalljen në kërkim të një tjetri.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Emigrantet mund të votojnë me postë/ A mendoni se vota e tyre do të jetë percaktuese në zgjedhjet e 25 prillit?

Komento

Komente

  • ti: 15/07/2020 14:29

    nxirrni mesazhet qe kan folur me njerzit sepse edhe mua me kan mashtruar me 5 qershor 2020 i kam derguar dikujt 450 paund me ka drg sms si shoku im ne instagram ndoshta esht dikush nga kto ...

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Përditësimi i situatës me COVID/ Vijojnë shifrat e larta në Kosovë, 560 raste të reja dhe 14 viktima