Kush po i vret 'adoleshentët' e bandës së Lushnjes?

Banda e Lushnjes

Mëngjesin e së dielës u gjet i pajet në afërsi të lumit Shkumbin Alban Simaku, viktima i cili ishte qëlluar me tre plumba, një prej të cilëve në kokë. Nga kamerat mendohet se viktima ishte rrëmbyer fillimisht në Lushnjë dhe pasi e vranë brenda në makinë, ia hodhën trupin në Peqin.

Alban Semaku sapo kishte dalë nga burgu i Peqinit, i dënuar për pjesmarrje në një vrasje të dyfishtë në vitin 1998. Adoleshenti i asaj kohe qe bërë pjesë e një nga organizatave më të rrezikshme kriminale të dalë nga kaosi i vitit 1997, Banda e Lushnjës.

“Kinezi” kishte marrë pjesë në një atentat në vitin 1998, ku mbetën të vrarë Bledar Haxhiu dhe Artan Sulçe. Në rrëfimin e të penduarit të organizatës kriminale, Petrit Liçit, që shërbeu për dënimin e të gjithë pjestarëve të bandës Simaku përshkruhet si një “ushtar” i thjeshtë, që e kishte nisur si roje. Një nga punët e kryera ishte atentati i dyfishtë.

Në vitin 2006, Semaku është ekstraduar nga Italia, pasi Gjykata e Lushnjës, me vendimin e datës 28.08.2003 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”, ndodhur në qytetin e Lushnjës, kryer në kuadër të organizatës kriminale të Lushnjës.
Saga e atentateve dhe eleminimeve të “adoleshentëve” të Bandës Lushnjes vazhdon:

“Iriqi”

Në 2009 vritet Gerti Lala i cili ishte një tjetër bashkëpuntor i Bandës së Lushnjës. Ai u vra në hyrje të shtëpisë së tij. “Iriqi” u gjet nga familjarët i masakruar me disa plumba dhe goditje thikash. 29-vjeçari sapo kishte dalë nga shtëpia me makinën e tij kur u qëllua nga dy persona që e prisnin në pritë.

14 dhjetor 2019 vritet Enver Boriçi

Ai u gjet i vrarë me një plumb në kokë, familjarët e gjetën të ekzekutuar ish-anëtarin e bandës së Lushnjës, pasi kishte qenë duke pirë kafe. Plumbi në kokë i kishte shkaktuar vdekjen e menjëhershme. 52-vjeçari Enver Boriçi ishte vëllai i Arben Boriçit, i dënuar me burgim përjetë, si anëtar i bandës së Lushnjes.

Shtator 2016 atentatet ndaj nipit të Aldo Bares

Xhulio Shkurti ka qenë disa herë në shënjestër të Laert Haxhiajt dhe Orgest Bilbilit (i arrestuar). Në shtator të vitit 2016, Xhulio Shkurti u dërgua në spitalin e Lushnjës i plagosur me armë zjarri, bashkë me shokun e tij. Dy te rinjtë kishin marrë plumba në këmbë dhe në bark por mundën të mbijetonin.

Herën e dytë, që u qëllua me armë për ta vrarë Xhulio Shkurtin ishte në mes të Lushnjës. Nga breshëritë e automatikut mbetën të vrarë Jurgen Hoxha, 22 vjeç, dhe Zamir Latifi, 23 vjeç. Në momentin e ngjarjes, viktimat kanë qenë në rrugë në këmbë.

Alban Semaku pak muaj pasi fitoi lirinë, u vra dhe u hodh në buzë të lumin Shkumbin. Kjo vërteton se qelia e burgut për njerëzit e botës së krimit është më i sigurt./ Gazeta "Shqip" 

J.GJ./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Vaksinim administratës e punonjësve të qendrave tregtare deri më 31 dhjetor dhe dozë e tretë për mbi 18-vjeçarët! Jeni dakord me vendimet e Komitetit?



×

Lajmi i fundit

John

Bashkëqeverisja, Braçe: Është instrument në duart e qytetarëve, por sfida jonë duhet të jetë funksionaliteti i institucioneve