Kush prek zgjedhjet nuk shkel në SHBA dhe BE? Balla: Do e shqyrtojmë me opozitën! Murrizi: Basha iu fali 61 bashki

TIRANË- Socialistët tërheqin për shqyrtim ligjin që penalizon me 10 vite daljen nga Shqipëria të atyre që kryejnë krime zgjedhore. Nga foltorja e Kuvendit, numri dy i PS-së Taulant Balla tha se ky amendament do të tërhiqet për t'u konsultuar edhe më gjerësisht me opozitën parlamentare.

“Amendamenti i propozuar nga zoti Bushati lidhur me penalizimin e përkohshëm deri në 10 vite, me ndalimin e udhëtimit jashtë vendit, kemi menduar që amendamenti mos të votohet sot edhe me mendimin e opozitës, dhe të jetë pjese i një diskutimi më të gjerë me ndëshkime alternative”, deklaroi kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Ndërsa deputeti i opozitës  Myslim Murrizi deklaroi se ky ligj u hoq nga mazhoranca pas marrëveshjes që Basha bërë me Ramën për t'i dhënë në tryezë 61 bashkitë e vendit, duke mos marrë pjesë në zgjedhje lokale.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

‘Faqe e zezë’, Basha: Të protestosh para Bashkisë me Ilir  Metën, solli Ramën në pushtet e tani del aty si ‘supermen’

‘Faqe e zezë’, Basha: Të protestosh para Bashkisë me Ilir  Metën, solli Ramën në pushtet e tani del aty si ‘supermen’