Për herë të parë fondi për sportin në një vit ka shkuar në 2.3 miliardë lek. Sot ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi njoftoi se është miratuar pjesa e dytë e fondit që kap vlerën e 1.6 miliardë lekëve, ndërsa fillimisht ishin lëvruar 700 milionë lekë.
Për shkak të vonesave, me inicimin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, një muaj më parë federatat e sportit në vend kërkuan që fondi të akordohej dhe siç duket nuk ka vonuar. Në fondin e akorduar përfshihen edhe shpërblimet për sportistët profesionistë, të cilët sipas minitres Kushi do shpërblehen sipas vendeve të BE-së.
“Qëllimi këtij vendimi është që të garantohet vazhdimësia e aktivitetit sportiv nga federatat sportive, pasi buxheti fillestar i akorduar ishte i pamjaftueshëm për t’i plotësuar të gjitha nevojat e tyre që të marrin pjesë në kampionate qofshin Ballkanike, Europiane apo Botërore. Me këtë shtesë fondesh shmangim rrezikun që Shqipëria të mos përfaqësohet, apo të cenohej imazhi i sportit shqiptarë në arenën ndërkombëtare. Nëpërmjet kësaj shtese buxhetore ne mundësojmë që nga nesër të shpërblejmë këta sportistë që na kanë nderuar denjësisht në arenën ndërkombëtare. Ndërkohë që synojmë mbështetjen e kampionateve europiane në Shqipëri, siç është ai i peshëngritjes që do të zhvillohet në Tiranë”, deklaroi Kushi.
K.T./Ne.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.7%
-
Jo
26.4%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 3576
Lajme të tjera
-
Trajnimi i mësuesve për metodat efektive të mësimdhënies nis edhe në Tiranë
9 Prill, 12:25
-
Zhupa kërkon dëgjesë me drejtorin e RTSH-së: Peza të japë shpjegime për shkarkimet nga puna e përdorimin dhe e fondeve
8 Prill, 15:23
-
Korçë/ 1700 mësues të arsimit fillor do i nënshtrohen trajnimit për metodat efektive të mësimdhënies, pajisen me certifikatë
30 Mars, 14:33
-
Qeveria kalon vendimin për pagesat elektronike, projekti pilot në Tiranë, Dibër dhe Përmet, afatet dhe si do të bëhet përzgjedhja
27 Mars, 19:34
-
Nis trajnimi i 4 mijë mësuesve në gjithë vendin, Rama: Efektiv për aftësitë dixhitale dhe metodat e mësimdhënies
27 Mars, 08:31
-
‘Shtëpi e Re’ për studentët e inxhinierisë dhe arkitekturës, godinat e reja të UPT me laboratorë e bibilioteka
25 Mars, 15:37
-
Bojkotuan mësimin, Drejtoria Arsimore Dibër: Nxënësit e Kllobçishtit duhet të mësojnë në shkollën e re!
13 Mars, 15:47
-
Zgjedhjet në Universitete, ministria e Arsimit shpall datën
13 Mars, 15:35
-
Miratohet statusi i veçantë, Ministrja e Arsimit: Buxhet i dedikuar për shkollat me drejtim artistik dhe sportiv
13 Mars, 12:36
-
Nis konkursi Kombëtar për Gjuhën Shqipe, pjesëmarrës mbi 11 mijë nxënës të klasave të 9-ta
12 Mars, 10:08
-
Shqipëria heq vizat me 5 shtete, afati deri në 31 dhjetor 2024
11 Mars, 18:05
-
Qeveria projektligj për ‘Albcontrol’, emërtim dhe strukturë e re! Ent publik jo buxhetor në varësi të ministrit
6 Mars, 22:45