Kushi mirëpret për herë të parë seminarin “eTwinning” në Tiranë, marrin pjesë mësues nga e gjithë bota

Kushi mirëpret për herë të parë seminarin “eTwinning” në Tiranë, marrin pjesë mësues nga e gjithë bota

Tirana ka mirëpritur organizimin e seminarit 3-ditor të platformës ndërkombëtare “eTwinning” me në fokus kryesor shkëmbimin e përvojave në kushte pandemie për mësuesit e arsimit fillor dhe atij të mesëm të ulët.

Në këtë aktivitet ku marrin pjesë mësues nga 14 shtete të ndryshme të botës, mësuesit kanë një mundësi konkrete për të ndërvepruar me kolegët e tyre nga vendet e tjera dhe duke u përfshirë në diskutime cilësore që kanë në thelb aftësimin digjital në mësimdhënie përmes nismave të ndryshme dhe teknologjisë së informacionit (TIK).

E pranishme në këtë organizim ishte edhe Ministrja e Arsimit Evis Kushi, e cila në fjalën e saj përshëndetëse theksoi rëndësinë e veçantë që ky seminar 3-ditor ka për zhvillimin profesional të mësuesve, shkëmbimin e përvojave dhe bashkëpunimin në projekte të ndryshme kurrikulare. Kushi theksoi se zhvillimi profesional i mësuesve është prioritet madhor i ministrisë që ajo drejton.

“Pavarësisht të gjitha vështirësive e problemeve me të cilat u përballëm gjatë situatës së pandemisë, ne asnjëherë nuk e nënvlerësuam zhvillimin profesional të mësuesve, si dhe trajnimin e kualifikimin e tyre. Madje, akoma më shumë kemi punuar me partnerët tanë ndërkombëtarë që mësuesit të përshtateshin sa më shumë dhe sa më shpejt me kushtet e reja të pandemisë dhe mësimit online", tha Kushi.

Në lidhje me platformën “e-Twinning”, Kushi u shpreh është ajo tashmë një platformë shumë e mirë bashkëpunimi dhe kreativiteti.

“Shqipëria është bashkuar në komunitetin e madh “eTwinning” që në vitin 2013, dhe sot ne kemi rreth 5.500 mësues nga 1.200 shkolla të ndryshme të vendit, të cilët janë përfshirë në këtë projekt”, tha ministrja.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Lëshonin fatura fiktive, Prokuroria e Tiranës kërkon arrest në burg për dy persona! I shkaktuan dëm shtetit 1 mln euro

Lëshonin fatura fiktive, Prokuroria e Tiranës kërkon arrest në burg për dy persona! I shkaktuan dëm shtetit 1 mln euro