Kushi për Report TV: Asnjë mësues i prekur me COVID s'humbet vendin e punës! Kanë prioritet në bërjen e tamponit! U janë paguar orët shtesë që nga dita e parë

TIRANË- Ministrja e Arsimit, Evis Kushi nëpërmjet ekranit të Report TV ka siguruar të gjithë mësuesit që janë infektuar me COVID-19 se askush nuk do humbasë vendin e punës përgjatë kohës që duhet të qëndrojnë të karantinuar.

E ftuar në hapësirën live të pasdites në Report Tv, Kushi tha se 1000 mësuesit që janë në gatishmëri për t'i zëvendësuar janë të përkohshëm. Një përgjigje kjo për opozitën, e cila tha se mësuesit nuk deklarojnë se janë infektuar nga frika se humbasin vendin e punës.

"Sa i takon mësuesve që janë dhe nuk e deklarojnë, kjo është në përgjegjësinë individuale, por sistemi ynë i monitorimit dhe rregullat, temperatura matet dhe nëse nuk deklarojnë...sistemi i emërimeve dhe meritokracia në emërimet në arsim kanë marrë fund me portalin, sot për t'u bërë mësues duhet një kalvar i gjatë, bachelor, mastër, praktika, portali dhe pastaj vetëm nëse je në portal emërohesh. Këto 1000 mësues janë të përkohshëm dhe nuk mund t'i zënë vendin mësuesve. Nuk ka raste që ta kenë humbin vendin e punës nëse preken me COVID", tha Kushi.

Ndalur këtu, Kushi sqaroi edhe rolin e praktikanëve në këtë periudhë pandemie.

"Pra ne nuk vëmë praktikantë që të bëjnë mësim në kohë të gjata, por vetëm përgjatë pritjes dhe ose zëvendësojnë mësuesit e shkollës ose praktikantët ndihmojnë", tha ministrja, duke shtuar se mësuesit janë paguar për orët suplementare që kanë bërë që ditën e parë të punës. Ky ka qenë vendimi i saj i parë që ka nënshkruar që me marrjen e detyrës. "Mësuesit janë paguar për orët suplementare që kanë bërë që ditën e parë të punës", tha Kushi.

Ajo ka bërë me dije se një mësues i prekur me COVID ka prioritet në bërjen e tamponit.

"Mësuesit kanë prioritet për tamponimet, ka pasur një bashkëpunim dhe mirëkuptim, ndërkohë për mënyrën se si trajtohen në spitale apo mjeku i familjes ne jemi në komunikim të vazhdueshëm", shtoi Kushi.

VIDEO/Intervista e plotë 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:37
Kushi në Report Tv: 140 shkolla në proces rindërtimi! 36 përfundojnë brenda këtij viti (VIDEO)

140 shkolla janë në proces rindërtimi, ku 36 prej tyre do të përfundojnë brenda këtij viti! Shifrat i dha ministrja e Arsimit, Evis Kushi e ftuar në Report Tv.

"140 shkolla janë në procesin e Rindërtimit, po punohen shumë intensivisht, 36 shkolla do të jenë të përfunduara deri në fund të këtij viti, 12 prej tyre në 26 nëntor, ndërkohë që shkollat e tjera do të jenë brenda vitit të ardhshëm. Për çdo shkollë ka një projekt të caktuar dhe një afat të caktuar, se duhen shpejt dhe me standarde. Ka  një plan për secilën nga shkollat", tha Kushi e ftuar në Report TV.  

Ora 17:32
Kushi zbulon porosinë që i ka dhënë Besa Shahini para se të merrte postin e ministres së arsimit (VIDEO)

E ftuar në studion e Report Tv, ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka zbuluar porosinë që i ka dhënë paraardhësja e saj, Besa Shahini.

"Ne kemi biseduar shumë për një javë të tërë, deri në dekretim, kemi qenë të dyja në zyrë që më informonte për projektet, një çështje që ajo e kishte shumë përzemërt ishte parlamenti i nxënësve dhe dorëzimin e tyre e kemi bërë në këtë parlament, jo ai kalim tradicional në zyrë. Para pak ditësh festuam një vjetorin, është një organ që na jep shumë këshilla, se ata janë ato që përballen çdo ditë, se sfidat që kanë ata janë dhe për mua", tha Kushi.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Po rriten pensionistët por jo pensionet

Po rriten pensionistët por jo pensionet