Kushtetuesja riktheu në Kuvend ligjin për ‘diplomat’, PD: Sfidë e qeverisë të mbulojë mungesat e mjekëve

Partia Demokratike vlerësoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila riktheu për plotësim në Kuvendin ligjin për studentët e Mjekësisë, duke i lënë detyrë qeverisë të ulë vitet e mbajtjes peng të diplomës dhe të saktësojë ndihmën që do i jepet studentit gjatë 1-vjeçarit të parë që pret të fillojë punë

“Jemi sot në pikën kur ky ligj do të rikthehet në parlament. Do të duhet punë dhe analizë e detajuar, për të sjellë në formë një projektligj i cili idealisht do të influencojë në përmirësimin e mungesave të theksuara në mjekë. Mbetet për t’u parë sesi qeveria do t’i kundërpërgjigjet këtij impulsi dhe si do të veprojë Universiteti i Mjekësisë Tiranë me vendosjen e tarifave të cilat në rast mosaplikimi të kontratës së detyrueshme, me rregull nuk duhet të aplikohen pasi çmimet absurde të dala nga këto institucione janë të papërballueshme nga studentët. Nga ana tjetër mbetet për t’u vëzhguar AKFAL - Agjencia Kombëtare e Zhvillimit të Arsimit të Lartë dhe si do reagojë kjo agjenci në terren të këtij projektligji”- u shpreh deputetja Eralda Tase.

Në vendimin e publikuar më 25 janar, Gjykata Kushtetuese pranoi pjesërish kërkesën e studentëve dhe 30 deputetëve opozitar për shfuqizimin e disa pikave të ligjit. Ndërsa ligji i është kthyer Kuvendit për shqyrtim duke i lënë 30 ditë kohë përsa i takon korrigjimit të afateve.

B.V/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Më mirë Gjini se Pjerini'! Rithemelimi, këngë për Gjin Gjonin (VIDEO)

VIDEO/ 'Më mirë Gjini se Pjerini'! Rithemelimi, këngë për Gjin Gjonin (VIDEO)