Kushtetuta ‘i lidh duart’ Metës për listat e hapura! Ligji ia ndalon që ta rikthejë për rishqyrtim

TIRANË- Iu desh vetëm një ditë për të dekretuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, por Kreu i shtetit është shprehur se nuk do të japë bekimin e tij për ndryshimet kushtetuese, të cilat prej dy ditësh ndodhen në tryezën e Presidentit. Por, ndonëse Ilir Meta është shprehur se do të ushtrojë të gjithë funksionet e tij kushtetuese për të ndaluar ndryshimet kushtetuese, të cilat u miratuan më 30 korrik, është vetë Kushtetuta, ajo e cila e ndalon kreun e shtetit të kthejë këto ndryshime, nëse ato miratohen nga ligjvënësit në Kuvend.

Konkretisht  neni 177 pika 6 e Ligjit Themeltar të Shtetit e cila thotë se “Presidenti i Republikës nuk ka të drejtë ta kthejë për rishqyrtim ligjin e miratuar nga Kuvendi për rishikimin e Kushtetutës”.

Për këtë arsye, ndonëse për procedurë, ndryshimet kushtetuese i janë dërguar për dekretim Kreut të Shtetit, me vulën e Metës ose jo, ligji do të hyjë në fuqi, sipas afateve të përcaktuara në dispozitat ligjore dhe pasi të botohet në Fletoren Zyrtare.

Tashmë, hapja e listave është e pakthyeshme. Mbetet vetëm vullneti i opozitës jashtëparlamentare për të pranuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për tu ulur dhe dakordësuar për mënyrën sesi do të detajohen në Kodin Zgjedhor ndryshimet që parashikojnë hapjen e listave.

Realitetin e ri, nuk e zhbëjnë dot për të paktën një vit, pasi vetë Kushtetuta, ajo të cilën Meta zotohet se do ta mbrojë me çdo kusht, parashikon që rishikimi i Kushtetutës për të njëjtën çështje nuk mund të bëhet përpara se të ketë kaluar një vit nga dita e rrëzimit të projektligjit në Kuvend dhe jo më përpara se të kenë kaluar 3 vjet nga dita e rrëzimit të tij në referendum.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Incidenti në konferencë, presidentja e Komisionit Europian sulmohet nga një qytetar: Je kriminele (Video)

Incidenti në konferencë, presidentja e Komisionit Europian sulmohet nga një qytetar: Je kriminele (Video)