Kuvend, Opozita bojktot komisioneve
deputetët mungojnë te Siguria

Kuvend, Opozita bojktot komisioneve<br />deputetët mungojnë te Siguria
TIRANE- Opozita vazhdon të thellojë bojkotin në Kuvend përveç seancave parlamentare tashmë edhe në punimet e komisioneve të përhershme në Kuvend. Që në fillimet e punimeve të komisioneve parlamentare, opozita nuk ka marrë pjesë. Kështu, deputetët e djathtë së bashku me ata aleatë nuk kanë marrë pjesë dje në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë, i cili drejtohet nga deputeti Spartak Barho.

Kjo është vënë re edhe nga ana e deputetëve të majtë në komision, të cilët kërkuan bashkëpunim me deputetët e opozitës. Gjithësesi ky nuk është bojkoti i parë i deputetëve të opozitës, të cilët nuk morën pjesë as në mbledhjen e Komisionit të Veprimtarive Prodhuese. Qëndrimi bojkotues i opozitës për të mos marrë pjesë në seacnca plenare si dhe në komisionet parlamentare erdhi menjëherë pas miratimit të aktit normativ të qeverisë për ligjin për nëpunësin civil, akt ky që pritet të shqyrtohet në javën në vijim në komisionet parlamentare. Vetëm dy ditë më parë opozita bojkotoi seancën plenare, duke u shprehur se në rast se nuk do të ketë konsensus me qeverinë për mosmiratimin e aktit normativ, atëherë ajo paralajmëroi përplasje mes qeverisë dhe shqiptarëve.

Projektligjet
Pa praninë e deputetëve të opozitës, anëtarët e  Komisionit të Sigurisë miratuan dy prej projektligjeve që janë në rend të kalendarit të punimeve në këtë komision. Në mbledhjen e djeshme u diskutuan dhe u  votuan vetëm me votat e mazhorancës dy projektligje, atë "Për Masat Kundër Financimit të Terrorizmit" dhe "Projektligjin për Sigurinë e Tuneleve Rrugore". I pari vjen në kuadër të nevojës për adresimin dhe reflektimin e rekomandimeve e të vlerësimit të katërt të Komitetit MONEYVAL për Shqipërinë. Ndërsa projektligji "Për Tunelet", ka të bëjë me sigurinë në tunelet rrugore, ku moszbatimi i rregullave të qarkullimit, mund të shkaktojë aksidente me përmasa shumë herë më të mëdha se ato në rrugë.

Programi i qeverisë
Deputetët e opozitës bojkotin e parë të tyre në e filluan në seancën e dytë plenare të këtij sesioni parlmanter gjatë kohës kur kryeministri Edi Rama po prezantonte programin e qeverisë për mandatin e tij qeverisës 2013-2017.

Akti normativ
Bojkoti i dytë nga ana e deputetëve të opozitës erdhi në seancën e ditës së enjte, ku kreu i grupit parlamentar të PD bëri të ditur qëndrimin e grupit në lidhje me aktin normativ të qeverisë për ligjin e statusit të nëpunësit civil.

Komisionet
Opozita po vijon me bojkot tashmë edhe në komisionet parlamentare


Shkrimi u publikua sot (05.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Rama: Opozita bllok me fletë të ndarë kundër meje! Në 2025  rezultati do të jetë më i thellë në dëm të tyre

Rama: Opozita bllok me fletë të ndarë kundër meje! Në 2025 rezultati do të jetë më i thellë në dëm të tyre