Kuvend për gjuhën shqipe. Studiuesit do t’i dorëzojnë Kartën e Bardhë tre akademive shqipfolëse

Studiues edhe dashamirës të gjuhës shqipe referuan në konferencën “Gjuha shqipe-gjuhë e natyrës” me rastin e 112-vjetorit të Kongresit të Manastirit. Një ndër organizatorët e këtij takimi, Sazan Guri na rrëfen se ky kuvend ndërkombëtar ka si qëllim ruajtjen e gjuhës shqipe në të folur edhe në të shkruar.

“Ne krijojmë mundësinë që në një përvjetor siç është 125-vjetori i Kongresit të Korilianos, Kalabri dhe 112-vjetorin e Kongresit të Manastirit të evokojmë edhe thërrasim arsyetimin e të parëve. Ne mblidhemi për gjuhën, se gjuha është i vetmi mjet që bashkon shqiptarët ndër shekuj”, shprehet Sazan Guri.

Ndërkohë Guri ndalet dhe tek Karta e Bardhë, që pasi të firmoset nga 40 referuesit pjesëmarrës, do t’u dorëzohet tre presidentëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut 21 kërkesa për gjuhën shqipe

“Karta e Bardhë synon që mediet edhe politikanët të flasin shqip. U është drejtuar tre presidentëve, tre akademive të shkencës dhe të gjitha institucioneve që kanë të bëjnë me gjuhën shqipe. Firmoset sot dhe qëllimi është që gjuha shqipe të shkruhet edhe flitet siç duhet, me termat përgjegjëse të saj”, shpjegon Guri.

Referimet e edicionit të tretë të Kuvendit  Ndërkombëtar të gjuhës shqipe janë botuar në 2 libra.

v.d./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    LSI prezanton programin elektoral të njëjtë me atë të vitit 2009 kur erdhi në pushtet. Ju krijon besim realizimi i tij?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Momentumi i Albin Kurtit