Meta shpëtoi nga shkarkimi, Rama: Tutorin e opozitës s'e lau uji i 'Venecia'-s! Hapja e listave u kry, mos u lodhni, do i nënshtroheni

TIRANE-Me 78 vota pro të Partisë Socialiste, 17 kundër dhe 8 abstenim Kuvendi i Shqipërisë miratoi raportin e hartuar nga relatorja socialiste Klotilda Bushka në Komisionin Hetimor që shpëton Ilir Metën nga shkarkimi nga posti i Presidentit.

Raporti u miratua vetëm me votat e shumicës socialiste, pasi opozita parlamentare ishte kundër, duke kërkuar shkarkimin e Ilir Metës. Kreu i grupit Demokrat Murrizi u shpreh se Rama dhe Meta janë ortakë. Historia e komisionit hetimor për Presidentin mbyllet me një rekomandim për bërjen e një ligji organik për institucionin e kreut të shtetit.

Kryeministri Rama theksoi në seancë se presidenti e ka shkelur rëndë kushtetutën dhe se është sjellë si tutor i opozitës duke përdorur postin për të nxitur konflikt, por deklaroi se maxhoranca i nënshtrohet opinionit të Komisionit të Venecias se shkelja nuk është aq e rëndë për të justifikuar shkarkimin nga detyra të ish-aleatit, që e çoi në Presidencë.

Debati nisi një vit më parë, ku presidenti Ilir Meta anuloi datën e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit. Socialistët u hakmorën dhe ngritën një komision të posaçëm hetimor për të hetuar veprimet e kreut të shtetit, ndërsa rrugës iu shtua edhe ai për debatin në Gjykatën Kushtetuese.

Gjatë fjalës në foltoren e Kuvendit, kryeministri Edi Rama foli u ndal edhe te ndryshimet kushtetuese ku deklaroi se në datë 30 korrik do të miratohet hapja e listave dhe koalicionet dhe Presidenti Ilir Meta së bashku me opozitën jashtë parlamentit do i nënshtrohen. Kreu i qeverisë u shpreh se është i hapur për hapjen 100% të listave, ndërsa sa i përket propozimit të PD-së për koalicionet si në rastin e Kosovës, theksoi se ky është propozimi i tij.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:46
Nga Rama, te Xhafaj, Braçe, Hajdari e Murrizi, deputetët që shpëtuan Metën nga shkarkimi dhe ata që ishin kundër (Lista e votimit)

Sot Kuvendi me 78 vota pro, 17 kundër dhe 8 abstenim shpëtoi Ilir Metën nga shkarkimi. Por si votuan deputetët e Kuvendit dhe socialistët? Report Tv ka siguruar dokumentin me mënyrën si kanë votuar deputetët në Kuvend. Shumica e socialistëve me Edi Ramën në krye votuan pro raportit, pra që shpëton Ilir Metën nga shkarkimi. Por kishte edhe nga ata që dolën nga reshti. Dy figura të vjetra në PS kanë abstenuar. Fatmir Xhafaj dhe Erion Braçe nuk i bashkuan votat me grupin socialist duke abstenuar nw shenjw revolte pwr faljen qw iu bw kreut tw shtetit. Por kishte edhe nga ata që nuk morën pjesë në votim, si ish-miku i Ilir Metës, Spartak Braho, por edhe Lefter Koka, njeriu që e çoi në gjyq për atentatin e pretenduar Tom Doshi, ish-këshilltari Ralf Gjoni, por edhe Rudina Hajdari. Edhe nga socialistët kishte deputetë që nuk morën pjesë në votim si Elisa Spiropali, Fate Velaj dhe Sadi Vorpsi. Ndërkohë që kundër raportit që e shpëton nga shkarkimi Ilir Metën votuan Gjetan Gjetani, ish-deputet i grupit të PS-së, tashmë i pavarur i pranishëm në disa takime të LSI-së në Lezhë, Eugen Bojaxhiu, Arlind Çaçani, Ramazan Gjuzi, Majlinda Halilaj, Korab Lita, Ervis Meço, Myslim Murrizi, Kostaq Papa, Krenar Rryçi, Nikolin Staka, Vasil Sterjovski, Edmond Stojku, Ylli Shehu, Koçi Tahiri, Halit Valteri dhe Alban Zeneli.

( Kliko këtu ) Dokumenti i plotë votat në Kuvend

Ora 13:38
Balla paralajmëron Metën për dekretin e datës së zgjedhjeve të 2021: Mos e përsërit më rëndë gabimin (VIDEO)

Sot Ilir Meta shpëtoi nga shkarkimi nga votat e atyre që e dërguan në Presidencë, por kryetari i grupit të PS-së Taulant Balla kishte një paralajmërim për kreun e shtetit. Balla tha nga foltorja e Kuvendit se këtë javë, Ilir Meta mund të bëjë një tjetër shkelje akoma më të rëndë, por pa e specifikuar se për cfarë bëhet fjalë.

Megjithatë, Balla dha një indicie, kur tha se gabimi mund të jetë përsëritës, pra që lidhet me dekretet, atë për të cilën sot u fal. Por cfarë ka në dorë Presidenti aktualisht lidhur me dekretet? Caktimin e datës së zgjedhjeve. 

"Kërkesat e 55 deputetëve janë të gjetura në raport tërësisht dhe uroj që situata të tilla të mos përsëriten, edhe pse nuk kam asnjë dyshim që duke filluar nga kjo javë presidenti mund të bëjë një shkelje më të rëndë se këto që analizuam më lart. Përsëritja mund të jetë një faktor për përcaktimin e shkeljes së rëndë. Uroj që të mos i kryejë këto shkelje. Opozita jashtë parlamentit ka edhe një tjetër seli në presidencën e vendit" tha Balla.

Në Kodin zgjedhor specifikohet që presidenti duhet të dekretojë datën 9 muaj përpara zgjedhjeve. Duke konsideruar se koha e zgjedhjeve është spostuar me fashën e re 15 prill-15 maj dhe 15 tetor-15 nëntor, duke marrë në konsideratë zgjedhjet në pranverë, pra në fashën e parë, do të ishte shkelje nëse Presidenti do ta shpallte datën më vonë se gushti.

Percaktimi ne Kodin Zgjedhor per daten e zgjedhjeve
Ora 13:16
Zyrtare, Presidenti Ilir Meta shpëton nga shkarkimi (VIDEO)

Me 78 vota pro, 17 kundër dhe 8 abstenim Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar raportin e hartuar nga relatorja socialiste Klotilda Bushka në Komisionin Hetimor që shpëton Ilir Metën nga shkarkimi nga posti i Presidentit. Historia e një viti debat u mbyll sot me rekomandimin për të bërë një ligj organik për institucionin e kreut të shtetit. Raporti u miratua vetëm me votat e shumicës socialiste, pasi opozita parlamentare votoi kundër, duke kërkuar shkarkimin e Ilir Metës.

Ora 12:41
PS-ja shpëtoi Metën, Murrizi: Jeni ortakë, e nisët për të ngritur adrenalinën e militantëve, u shfrytë si tullumbace (VIDEO)

Kryetari i grupit Demokrat, Myslym Murrizi tha se shumica nuk e shkarkon Ilir Metën, pasi janë ortakë me njëri tjetrin. "E shoh ngazëllimin që shpëtuat Metën nga shkarkimi, por mund të dilni në livadh përjashta. Ju edhe doni të bëni cubin edhe ju mposhtin cubat.

A ka ndonjë numër sa herë duhet ta shkelë ndonjë shtetar kushtetutën për ta shkarkuar? Pse nuk e shkarkoni dot ju njëri tjetrin, se jeni bijtë e së njëjtës nënë dhe ortakë, si mund ta shkarkoni ju zv/ kryeministrin dhe më pas kryeministrin deri kur krijoi LSI-në. Si mund të shkarkoni ju ortakun e 1 prillit, te aleanca e Lalzit. A shkarkohet ai që u mori 50% pushtet, dhe para se të ikte e dorovitët me 40 mln euro shkarje dheu te rruga e Elbasanit. Ju keni qenë bashkë me atë dhe jeni ortakë të mrekullueshëm.

Ju e ngritët komisionin për të ngritur adrenalinën e militantëve, ai ua ktheu në 2 mars. Ulsiu u nis të shkarkojë Metën, por pas kësaj ose shkarkohet Ulsiu ose anëtarët e këtij komisioni. Unë do të votojë pro shkarkimit të Presidentit, të paktën ti qëndroni moralisht firmës suaj.

U shfrytë si tullumbace. Ju sot u tretët si sheqeri në ujë. Nuk mendova se do të dilnit kaq fiasko. Ju ndoshta kërkoni një ortakllik pas prill-maj 2021. Jeni si vëllezër të ardhur në një lindje, por në pak sekonda. Unë nuk kam asgjë me Metën, e vlerësoj për prillin e 2008. Shpresoj të përshëndesë 30 korrikun dhe të mos fshihet pas guidave turistike".

Ndërsa Edmond Stojku, i grupit të Pavarur Demokrat theksoi se "Rama të kërkojë falje pse e ricikloni Metën deri në krye të shtetit. Ne jemi kundër raportit të kësaj shumice që nuk sjell asgjë të re".

Ora 12:26
Rama i vendosur: E kryer, në 30 korrik miratojmë listat dhe koalicionet! Meta dhe PD-ja do i nënshtrohen (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama deklaroi se në datë 30 korrik Kuvendi do të miratojë hapjen e listave dhe koalicionet dhe Presidenti Ilir Meta së bashku me opozitën jashtë parlamentit do i nënshtrohen. Kreu i qeverisë u shpreh se është i hapur për hapjen 100% të listave, ndërsa sa i përket propozimit të PD-së për koalicionet si në rastin e Kosovës, theksoi se ky është propozimi i tij.

"Në 30 korrik duan apo nuk duan ata jashtë parlamentit ne do të votojmë ndryshimet. Asgjë nuk kanë për të fituar në atë rrugë, ne kemi votuar marrëveshjen e 5 Qershorit dhe do i qëndrojmë, dhe ata që thonë se e cenon 30 korriku, nuk dinë se cfarë thonë. 5 Qershori nuk preket. Përsëris apelin për PD-në që të mos lodhen duke kundërshtuar 30 korrikun, 30 korriku është kry është marrëveshje e nënshkruar, është e mbyllur. Nuk kam refuzuar të ulem me Lulzim Bashën, por Lulzim Basha me mua, as PS-ja nuk ka refuzuar, por PD-ja. Për 30 korrikun, Presidenti nuk ka asnjë të drejtë për ndryshimet kushtetuese, as nuk i kërkohet që të ketë një opinion, thjeshtë duhet ta pranojë, sikur do ta pranojnë të gjithë. Do ta njohin dhe do i nënshtrohen ndryshimeve kushtetuese të 30 korrikut të gjithë. 30 korriku nuk lëviz.

Pastaj hapja e listave, jo më pak se 2/3, patjetër mund të jetë edhe 100%, por kjo bëhet me diskutim, jo ultimatume dhe statuse apo cfarë vendosi opozita e bashkuar. Se nëse ajo është opozita e bashkuar, Korabi dhe Myslymi janë bashkimi opozitar. Koalicionet? Jo, të drejtën për t'u bashkuar në cadër nuk do ta heqim, por do ta sanksionojmë. Edhe këtë do ta shohim në proces dhe sigurisht janë të ftuar të mirëpritur të na bashkohen në diskutim, të na sjellin opsionet e tyre. Ishte Murrizi dhe Hajdari dëshmitarë, kur ne iu thamë na tregoni një vend që e ka koalicionin sikur e kemi ne sot dhe përgjigja ishte se nuk na dhanë ndonjë vend. Në mbledhjen e fundit doli Letonia, por e ka sikur themi ne. Doli Kosova, e njëjta gjë. Ka kohë dhe ka gjithë vullnetin për të diskutuar. Listat do të hapen dhe koalicionet do të ndërtohen si kudo në Europë" tha ai.

Ora 12:15
Shpëtimi i Presidentit, Rama: Meta meriton shkarkimin, por ne i nënshtrohemi Venecias (VIDEO)

Edi Rama tha se Ilir Meta e meriton të shkarkohet, por PS-ja derisa kërkoi opinionin e Venecias i nënshtrohet rekomandimit të saj, që tha se shkeljet nuk ishin aq të rënda për ta shkarkuar.  "Nuk është ndryshim kursi me Ilir Metën. Ne kemi menduar se duhet shkarkuar, ne mendojmë se duhet shkarkuar, por ne jemi ndryshe Korab, nga ty dhe partia jote, nga e vjetra dhe e reja, të renë nuk e ke bërë, por po e bërë, përpiqu që të mos i ngjajë e reja të vjetrës. Ne mendojmë se shkeljet janë të rënda, por në respekt të një të vërtetë të thjeshtë, se nuk i kemi thënë vetes se jemi të pagabueshëm, mbase kanë të drejtë ata, mbase nuk kemi të drejtë ne, mbase...por ne nuk përfaqësojmë thjeshtë. Ilir Meta meriton të shkarkohet, por derisa kemi shkuar te Venecia, i nënshtrohemi kësaj dhe në fund të fundit, cfarë iku iku, por cfarë vjen të mos sjellë të reja nga fronti i shkeljeve dhe vandalizmave prandaj ligjin organik për presidentin, që në rast se i qëllon që ta ketë hënën mbrapsht në një kohë që popullit i duhet të shkojë në zgjedhje apo bën cudira të atilla, është e shkruar aty dhe mbaron" tha ai.

Ora 12:14
Meta nuk shkarkohet, Rama: Do të bëjmë një ligj për Presidentin, se Meta e kapi për fyti institucionin (VIDEO)

Edi Rama u shpreh se shumica do të inicioi një nismë për një ligj organik për institucionin e Presidentit. "Është koha që Kuvendi ti jap drejtim qartësimit të kompetencave formale dhe substanciale, një ligj organik për Presidentin, ku të përfshihen përcaktimet për mosbllokimin e proceseve zgjedhore, të evitohet precedentët skandaloz, të bëhet një thjeshtim për dispozitat për emërimin e anëtarëve të gjykatës, sipas rekomandimeve të komisionit dhe mekanizmat zhblokues. Nuk mund të ndodhë më që presidenti të refuzojë të dekretojë ministra. Të gjitha duhen adresuar, jo për Ilir Metën, por institucionin e presidentit, që sot është kapur për fyti dhe përdoret si instrument për të bërë politikë partiake, për të nxitur konflikt dhe për të ushqyer konflikt. Ne kemi një president me Hënë, sa herë Hëna rrotullohet në drejtimin e duhur dhe bashkëpunon si në rastin e COVID ne jemi në dispozicion për të bashkëpunuar" tha ai.

Ora 12:05
Rama: Meta e ktheu Presidencën në seli të hedhjes së zjarreve, jeton mbi shkelje, bëri miting kundër qeverisë (VIDEO)

Për Edi Ramën është e qartë se Ilir Meta e ka shkelur Kushtetutën, por theksoi se për vendimin shumica socialiste është bazuar te raporti i Komisionit të Venecias që thotë se nuk janë të mjaftueshme për ta shkarkuar. "Nuk e kisha paraparë, që presidenti do të ishte aq i mirë për opozitën sa të bëhej i keq për Shqipërinë me akte vandale. E ktheu zyrën në seli të operacioneve politike të njëanshme dhe vatër të hedhjes apo ndezjes së zjarreve duke përdorur Kushtetutën si letër dhe mllefin ndaj shumicës si benzinë, ama këtu ne, si në cdo rast, nuk mund ta anashkalojmë atë pikë të raportit të komisionit të Venecias ku thuhet se pavarësisht të gjitha shkeljeve, dmth i ka bërë shkeljet dhe vënçe, nuk janë aq të rënda sa të justifikojnë shkarkimin. Komisioni Hetimor e thotë qartë se nuk kemi një përkufizim se cfarë do të thotë shkelje e rëndë në vetvete, për të konstatuar a është e rëndë apo jo. Por mesazhi që japim ne duke iu referuar të ardhmes dhe jo të shkuarës dhe duke e parë këtë rast si mundësi për të adresuar për të ardhmen. Që presidenti tejkaloi kompetencat, që cenoi parimin e sovranitetit të popullit, nuk respektoi parimin e unitetit të popullit janë fakte nga Komisioni i Venecias dhe jo hartime. Presidenti është në shkelje dhe jeton duke shkelur Kushtetutën në atë zyrë, kjo nuk ka diskutim. Por ka shkelur edhe etikën e atij institucioni dhe atë që është arsyeja e ekzistencës së këtij institucioni, simbol i unitetit kombëtar dhe mbi palët dhe jo të bëjë mitingje me një palë kundër një tjetre. Është i pari dhe uroj i fundit, që del në miting, për të kërkuar nga populli të rrëzojë qeverinë, është sa e paimagjinueshme aq edhe qesharake, por nëse Meta nuk e ka problem të bëhet qesharak ne nuk mund të bëhemi jo serioze" tha ai. 

Ora 11:56
PS-ja e shpëtoi nga shkarkimi, Rama: Meta, tutor i opozitës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama u shpreh se PS-ja u bazua te raporti i Komisionit të Venecias, që tha se shkeljet e presidentit nuk janë të mjaftueshme për ta shkarkuar. "Janë një seri shkeljesh nga presidenti të nënvizuara nga Komisioni i Venecias, që flasin për drejtësinë tonë për t'ia nënshtruar një komisioni të posacëm hetimor, që ka bërë një punë voluminoze dhe ka dhënë një ndihmë të madhe me rekomandimet përkatëse. Kjo është një tjetër mundësi për të parë qartë dallimin mes nesh dhe gjithckaje që thuhet gabimisht apo keqdashësisht për ne. Ne e kemi lexuar me shumë vëmendje raportin e Venecias dhe nuk e kemi konsideruar ndonjëherë komisionin e Venecias si ndonjë ankes të punës sonë, por pikë referimi dhe për derisa thotë se sipas gjykimit të tij se shkeljet e bëra nuk janë mjaftueshmërit të rënda për të shkarkuar presidentin, atëherë kemi parë me shumë vëmendje konstatimet, që nuk na rekomandon të shkarkojmë presidentin, por na rekomandon të marrim masa për të ardhmen në mënyrë që të kufizojmë hapësirën e abuzimit nga ana e presidentit, jo thjeshtë të këtij por të cdo presidenti. Uji i Venecias nuk e ka nxjerrë të larë Presidentin, por në pah një nga një të gjitha shkeljet, të një natyre që lidhet që lidhet me një vullnet politik për ta ushtruar detyrën në mënyrë të njëanshme dhe për t'u sjellë në zyrën e presidentit si tutor i opozitës. Ilir Meta u bë president me votat e tij dhe tonat, se nuk i kishim për të zgjedhur presidentin" tha ai.

Ora 11:33
Tërheqja e PS-së nga shkarkimi i Metës, Valteri: U bëtë synet nga gjuha, ua tregoj unë po mora drejtimin e vendit (VIDEO)

Relatori i opozitës në Komisionin Hetimor për Presidentin, Halit Valteri akuzoi shumicën për pazare nga tërheqja për shkarkimin e Ilir Metës. "Ju sot jeni bërë synet nga gjuha, me këto maska ua kanë mbyllur gojën, ju sot po zhgënjeni shqiptarët. Partia juaj po ju gjuan me gurë kudo që shkoni. Ju përfunduat kështu se në këtë sallë vërshoi një provincë rurale, që nuk e dinin çfarë ishin vilat dhe makinat, apo oligarkët, që hanë e pinë si derra. Do të jepni llogari para një drejtësie që nuk keni kë fusni mik, se atje ku do të shkojmë dy metra dhe do të marrim. Dashtë Zoti të ma mundësojë një ditë të drejtoj këtë vend, do të jem makthi i hajdutëve 30 vjecar dhe me shpresë të madhe ajo ditë do të vijë" tha ai. "Nuk thatë asnjë fjalë lidhur me argumentet që ju cojnë në këtë qëndrim përfundimtar. Herë tjetër mos abuzo me të drejtën e fjalës duke anatemuar kolegët e t'u në sallë" iu përgjigj kryetari i Kuvendit.

Ora 11:33
Deputeti opozitar: PS-ja e dh*erë, por krenare, Meta i duhet Ramës për patericë (VIDEO)

Korab Lita u shpreh se Edi Rama nuk e shkarkon Ilir Metën, që sipas tij është drejtuesi 'de facto' i LSI-së, pasi i duhet si patericë duke qenë se sondazhet e nxjerrin humbëse në zgjedhjet e ardhshme. "E dh*erë por krenare, shumica bëri një prapaktheu të fortë në atë që e shiti si luftë të fortë. Ilir Meta drejton de facto LSI-në. Sondazhet e nxjerrin PS-në humbëse. Edi Ramës i duhet një patericë dhe kush më mirë se këtë punë e bën Ilir Meta. Edi Ramës i duhet Ilir Meta. Edi Rama nuk mund të qëndrojë në pushtet vetëm me votat e socialistëve. Shqipërisë i duhen listat e hapura. Më vjen mirë që edhe PD-ja e kuptoi për listat e hapura dhe koalicione parazgjedhore".

Ora 10:28
Ulsi Manja: Meta bëri 2 shkelje, por nuk mjaftojnë për ta shkarkuar (VIDEO)

Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja nga foltorja e Kuvendit bëri një rezyme të punës një vjeçare të komisionit hetimor për presidentin dhe u shpreh se anëtarët arritën me shumicë votash (nga PS) se Ilir Meta e shkeli Kushtetutën me anulimin e datës së zgjedhjeve, por veprimi nuk është aq i rëndë sa të shkarkohet.

"Edhe nëse seanca voton një kërkesë për shkarkimin e presidentit është gjykata Kushtetuese që jep verdiktin përfundimtar. Komisioni zhvilloi 13 mbledhje, një me presidentin e Republikës. Raporti nuk është ngritur mbi konsiderata politike. Komisioni vlerësoi të mos marrë në analizë cështje që nuk janë në tagër të tij, por që janë nga Gjykata Kushtetuese, përgjigje që do të ndihmonte në interpretimin e termit shkelje e rëndë.

Nga hetimi rezultuan disa shkelje të kryera, veprime dhe mos veprime. Komisioni arriti në përfundimin se dekreti i Presidentit për shfuqizimin e dekretit për zgjedhjet e 30 qershorit 2019, por edhe dekreti për emërimin e Marsida Xhaferrllarit gjyqtare Kushtetuese janë akte dhe vlerësime anti-kushtetuese. Shkeljet nuk çojnë domosdoshmërit në shkarkimin e presidentit, por janë të një natyre që diktojnë marrjen e masave për plotësimin e kuadrit ligjor me mekanizma të qartë për të evituar situata bllokuese në të ardhmen. Për institucionin e presidentit duhet një ligj organik" tha ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mafjozi i Presidences: 28/07/2020 10:22

    Perfundimisht komisioni i ASHURES se gjeneralit prokuror Ulusi Manja vendosi se zonja President-e eshte PAK shtatzene,por meqenese nuk eshte SHUME shtatzene s'ka problem dhe nuk do linde femije!Dhe epikrizen per kete e ka dhene i shumedituri i ketij vendi qe "kryen detyren e krieministrit te shqiperise",kuptohet nen hyqmin e IKONES se korrupsionit te ketij ve4ndi,shkelqesise se WC-se se presidences,zotit me nder MUTIT Ilir Metaj Floririt.Dje iu vu vula se kokexhenemi skraparlli do rrije dhe ca kohe ne presidence ,te vazhdoje te sabotoje gjithcka te mire qe mund te behet ne kete vend.Dhe loja e filluar qe me vendosjen e detyruar te tij ne ate zyre nga idioti i mencur Rama vazhdon.Megjithese dihej se ky ishte kapur me bllok ne dore;se jo kot thirret me perkedheli "Like floriri apo like sheiku";se ishte pikerisht ky edepsez qe disa dite para zgjedhjeve jepte on camera zarfe me para ne lezhe; se ka nje pasuri te stermadhe e te pajustifikuar dhe shume here me te madhe dhe se biznesmenet e sukseshem te ketij vendi,Rama e vuri ne karrigen e presidentit dhe rezultatet nuk munguan.Sa per syte e publikut ,gjoja i zemeruar dje Rama deklaronte :"Ne krahasim me Metajn,Nishani duket si Xhorxh Washingtoni",sikur nuk e vuri vete ai kete monster te ndyre,kuptohet duke patur parasysh dhe interesat e tij politike dhe jo vetem.Te gjithe ne shqiperi dhe jo vetem e dine se ky pizeveng eshte kokrra e korrupsionit dhe nuk e can fare as per ligj,as per kushtetute e as per atdhe e per komb.Ka zene kemben e mesuesit te tij vicidolas.Te gjitha keto i perdor kur i duhet vetem ne sherbim te interesit dhe te planit te tij te radhes.Sa mbaron pune dhe realizon qellimin e tij ,te gjitha keto i ve nen buythen e tij te pegere.I nderuari Frrok Cupi e ka percaktuar mire figuren,rolin dhe rrezikshmerine e ketij cibani kanceroz te ketij vendi qe per fatin tone te keq qendron ne ate zyre te nderuar dhe ndan dite per dite dekorata te merituara e te pamerituara...Dhe keto Rama dhe jo vetem ai,i dine mire.Cfare rendesia ka per popullin shqiptar kur thote Ulusiu se kjo vemje politike e korruptuar ka shkelur kushtetuten per zgjedhjet;se ka emeruar Xhaferllarin ,duke qene prapa liste etj etj.Vetem llogjika e Manjes dhe e Rames mund ta pranoje qe dhe e ka shkelur kushtetuten,por dhe duhet te mos shkarkohet,sepse merret parasysh opinioni i Venecias.Opinioni i Venecias eshte subjektiv dhe nuk eshte vendim.Vendime merr parlamenti dhe GJK.O Ulsi! Kaq budallenj i mendon ti shqiptaret? Ata mund te mos kene ne dore te vendosin tani per tani per te degjenruarit si Metaj,Monika etj etj,por llogjiken e kane ne vend.Ata e kuptojne se ky eshte nje pazar i piset i juaji (me konkretisht i Rames,qe ju te tjeret s'keni c'ti beni).Shqiptaret e dine se vendimi i shkarkimit merret nga GJK,e cila nuk egziston dhe fale dhe punes tuaj "te shkelqyer" ne favor te mafjozit me bllok ne dore te presidences,nuk do kemi GJ as vitin tjeter dhe ka mundesi edhe ne 2022,ose do kemi nje GJK alla Metaj te mbushur me tipa si Xhaferllari.Dhe per kete mos kini dyshim,se e ka marre ne dore Vitoria e Likes.Biles pa filluar mire pune ajo i rrezoi te gjitha kandidaturat duke u thene juve te gjitheve "Ik pirdhuni tani dhe shihemi ne vitin 2022,pasi te ike Likja"U ka vene gjysliket opozita parlamentare e cila per nderin e saj votoi pro shkarkimit te ketij gjydyrimi te krimbur ne pasuri.Jane me mijera shqiptaret e thjeshte e kuadro te ndryshem te shtetit qe per shkelje te ndryshme te ligjit vene ne burg.Ky super i korruptuar ,qe ka bere te 99-tat,nga vjedhjet,por edhe vrasjet-sic permend Frrok Cupi ne nje analize te tij,shkelje te ndryshme te kushjtetutes,korrupsion galopant si psh dosja e CEZ-it etj etj, qendron si i bukuri shejtan ne zyren e presidences dhe ju i beni fresk,duke e lejuar qe te tallet gjithe diten me ju.Dhe shkruan Balla Taulanti "...te mos beje gabim prape se...".Po pse o Taulant cfare do i beni,do i hani m....?E humbet rastin dhe do i mbani ere dhe disa vjet.U ka ne dore ai dhe do u tunde k.... perpara hundeve kur ti ngrihet! Turp te kini.Florinjte e tij e gjeten rrugen deri ne Venecie,sepse ai eshte mjeshter per kete.Si ka mundesi qe Venecia te mos jape pergjigje te prere se duhet apo jo te qendroje ne detyre Xhaferllari apo cfare behet me vendimin e parlamentit per zonjen Arta Vorpsi? Te tjera rregulla ka Venecia dhe te tjera rregulla ka KED-i per kandidaturat per ne GJK? Nuk e kuptoni se kjo pune vjen ere?Apo e dini dhe beni loje dyshe me ne?Zoti Ulusi Manja!Nuk na thua ,mire Dvoranit i mbaroi mandati dhe me nderhyrjen e presionin shume te madh te presidentit ndaj KLGJ,qe eshte dhe organ i pavarur...u largua.Po kesaj Torkes se Tushajve, qe gjithashtu i ka skaduar mandati perse nuk i hyn gjemb ne kembe te te veje ne shtepi? Apo precedenti i skadimit te mandatit vlen vetem per Dvoranin,sepse ashtu i ishte ngritur Metajt dhe kishte ne dore kandidaturat e GJK?Per Tushen Vitoricke perse nuk ndiheni as ti,as Rama-Metaj Like e askush tjeter? Apo keni rene dakort qe kandidaturat e reja te GJK-se te jene jenicere te myteberit president dhe talleni me ne duke bere vetem propagande gjoja kunder shkeljeve te like floririt?Sa per reagimin e bandes se madhe te ketij vendi,qe komandohet me shkopin magjik te Vicidolasit bandit e kriminel nuk pyesim sepse do te ishte humbje kohe.Ata jane te lumtur kur shohin te tilla shkelje ligjore e anomali.

    Përgjigju
  • Iris: 28/07/2020 00:28

    Z.Rama,megjithese ju zbatuat opinionin e Venecias,prape ai thjesht nje opinion eshte,nuk eshte ligj I detyruar.Edhe une kur kam dilemma marr opinione te te tjereve por ne fund gjykoj dhe vendos vete ne se keto opinione do ti zbatoj apo jo.Mos ngateroni opinionet me ligjet dhe behuni me vetvendoses!

    Përgjigju
  • BENI: 28/07/2020 00:15

    META DHE BERISHA DHE BASHA JANE HAJDUTE E DIME ,,,,kane vjedhur kudo ne rruge ,,tendera ,,,e ku kane mundur edhe kane vrare e dime ne 1997 3000 shqiptare te vrare,, ne 2011 4 te vrare ne bulevard,vjedhjen e 2 miliard dollareve ne piramidat,,,gerdec 26 te vrare e qindra te plagosur,,, etj,,,po edi ramen c'fare e dini ju te paster,,,ai shkatarroi tirane duke dhene leje per pallate se merrte 20 % pa pasur plan urbanistik,,,,,nuk la lulishte dhe fushe sportive ne tirane pa e dhene per pallate,,,pse duhej te prishej fusha e aviacionit me pallate dhe shtepi shpellaresh?????,,,,pse nuk e zhvillon zonen tek bulevardi i ri sepse tha se do ndertonte atje,,, ,c'fare ju duket juve e drejte qe rruga nga milot ne fier te kushtoje 1,2 miliard euro,,,115 km,,turp,,tenderin ne unazen e madhe 20 milion euro/km,,,tenderin e check-upit,,etj,,dhe po vazhdon prape shkatarrimin e tiranes me pallate te dhena nga masha e tij veliaj,,,po teatrin dhe bar sahatin kush e prishi per te bere kulla??????...//

    Përgjigju
  • maksi: 27/07/2020 23:56

    HAPI listat 100% o kryeminister legen.......

    Përgjigju
  • altini: 27/07/2020 19:36

    ku ti keni e cfar te keni sa me shpejt se durimi jon nuk ka te sosur por e kaloi kufirin.do gezohemi kur te keni fatkeqesi se ketu ka ardhur puna qe pr tju pare te vuani per gjith krimet qe keni bere te paguani ne vet vete e kudo qe ta kuptoni dhimbjen e vuajtjen qe ka populli me krimet e bera nga ju e nuk paguani se mbroni njeri-tjetrin

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 27/07/2020 18:05

    Edhe une jam per shkarkimin.po e them paraprakisht per te mos me keqkuptuar.por ,ka edhe diçka tjeter.1.-shkarkimin e vendos gjukata kushtetuese e cila nuk ekziston ,por sipas te gjitha gjasave ,ilir meta e ka kapur per fyti.pra kjo gjukate nuk e shkarkon dhe iliri juridikisht del i paster .2-iliri e di mire qe,po qendroi president ai nuk perfshihet ne politike ,pra nuk kandidon dot per deputet te pakten deri ne 2026.pikerisht largimin nga politika e ilir metes synohet me mos shkarkimin.e duron dot iliri kete poshterim?sigurisht qe jo.une parashikoj doreheqje nga posti i presidentit per te rimekembur pronen lsi dhe kandiduar ne 2021.3.-likja e di mire qe,deri ne 2026 reforma do te ece perpara ne drejtesi.ndaj siç shpresojme ne qe nga sot,kur spak dhe bkh po merr forme,ilirit po i mblidhet laku edhe ai ka frike se nga tani organet e mesiperme mund te kerkojne arestimin e tij.koha deri ne 2026 i heq te drejten e çdo lloj imuniteti,apo lojen me imunitetin e deputetit,siç behet deri me sot.sigurisht keto jane mendime.nuk eshte se kam ndonje te dhene.

    Përgjigju
  • Kiço Pela: 27/07/2020 17:23

    AS në REPUBLIKËN e BANANEVE të AFRIKËS , në ZIMBABWE , NUK ka ndodhur që KRYEHAJDUTI i THESARIT të SHTETIT të bëhet President !!!! O NËNE O NËNE !!AS në REPUBLIKËN e BANANEVE të REPUBLIKËS së KONGOS nëAFRIKË , KURRRRRRRRË NUK është bërë KRYEHAJDUTI dhe VRASËSI , President!

    Përgjigju
  • One: 27/07/2020 17:10

    E coni vendin gati ne lufte civile dhe pastaj thoni kjo ishte loja :( S’e kuptoj si ju vijne njerezit nga mbrapa?! E gjithe zhurma qe bejne keta maskarenjte (s’ka disa pale, te gjithe nje jane) eshte proces negocjimi dhe perfunon me pazare personale. Po keta budallenjte qe bejne tifozin cfare m** kerkojne?!

    Përgjigju
  • Hil: 27/07/2020 16:39

    Po si sju vjen turp o palaco burra a ka me turp te rri ai karagjoz akoma president? Kjo tregon qe ju jeni brek e by**e me ilir hajdutin

    Përgjigju
  • Zef: 27/07/2020 15:59

    <Meta haleja> ikona e korrupsionit eshte president

    Përgjigju
  • Itali: 27/07/2020 15:57

    Kush ka votuar per te mbajte ne pushtet kte president hajdut e shum si kte hajduta mos ja pafshin hajrin kameve e dureve te veta . Sot ashte vertetu se parlamentaret tane jane hajduta vete . Hikni Hikni Rini prej atije vendi.

    Përgjigju
  • Korca: 27/07/2020 15:54

    Me vjen vertet keq ta them qe me shume gezoj te drejta dhe drejtesi si emigrant sesa ne vendin tim. Jam larguar para 2 vitesh nga Shqiperia edhe por jo per arsye ekonomike, por per arsye sociale, kulturore dhe dinjiteti. Mos votoni se vota juaj , ashtu sikurse e imja nuk vlen ne vendin tone.

    Përgjigju
  • feridon: 27/07/2020 15:37

    e pa falshme terheqia.

    Përgjigju
  • Vlora: 27/07/2020 14:49

    Te gjith njerezit qe votojn jane trapa..ata i kan vendosur cdo bejn populli thjesht si dele trajtohet..na mori lumi te gjitheve ..ju sugjeroj te largoheni nga shqiperia se vendi jon i bukur komandohet nga bandat..

    Përgjigju
  • KM: 27/07/2020 14:47

    Zoti Kryeminister kerkoni falje shqiptareve qe zgjodhet nje pacavure si Ilir Meta per president,e turpshme dhe e fafalshme tolerimi qe i keni bere ketij pacavureje,me lojra fjalesh e keni te kote te bindni shqiptaret.

    Përgjigju
  • Hinglateri: 27/07/2020 14:35

    President leshi te pshurrshin qente e rruges

    Përgjigju
  • Ziguri: 27/07/2020 14:29

    Po pse o Balla to i hani Rakun, ca do i beni? Ju jeni me plehra dhe te korruptuar se Meta dhe Berisha bashke. Mashtrues te neveritshem, do beje shtet ti, ti je vetem fasade. Hjade kerko vota tani. Plehra qe sdini ku te coni parate qe keni vjedhur, mos u ngopshi o ndyrsira

    Përgjigju
  • Lush berbali: 27/07/2020 14:22

    Te rrime shtrember e te flasim drejte... Keta s'kane bëthë ta bejne. Te ishte PDja flisnim ndrysh. A e kujtoni Jozefinen kur deklaronte se do ta nxirrnin nga zyra Alfred Moisiun ? E nese nuk e kujtoni gheneral Moisiu ishte i vetmi president burre qe pati ky vend. Te krahasojme shkeljet e Metes me Moisiun PD do ta fluturonte nga zyra. Kjo mazhorance e ka frike Meten se mos ia jep mendja e i shkarkon.... Sa per te qeshur !

    Përgjigju
  • F-35: 27/07/2020 13:48

    Corbe zagaresh! Jo me vote per ty Edi k**va! Nese kjo eshte loja jote e shahut, ke perfunduar MAT!

    Përgjigju
  • Ela: 27/07/2020 13:46

    Turp te kesh o Edvin.Je njelloj si Meta e Berisha, mafioz dhe te korruptuar deri ne kocke.Tani do vini prap te beni premtime dhe te kerkoni vota.Zoti jua mallkoft faniljet tuaja cfar po i beni ktij popull

    Përgjigju
  • Ilir: 27/07/2020 13:38

    Nje pyetje per Krueministrin dhe rilindjen e tij: Sa i ka kushtuar xhepave te shqiptareve ky komision...!? Po Ulsiu si ka mundesi qe deshtoi kaq shemtuar? Ai e mban veten per jurist te thekur...

    Përgjigju
  • ELIDA KOPACE: 27/07/2020 13:34

    nenshtroju popullit dhe jp venecias

    Përgjigju
  • Kaso: 27/07/2020 13:26

    Dmth i bie qe PS po e lan president mutin me shirren kuterbuse te saj. Plehra

    Përgjigju
  • Tirona: 27/07/2020 12:58

    Shtergjysherit e ketyre te Venecias disa shekuj me pare moren rrugen e emigrimit deri ne ameriken e larget per te gjetur nje gram Flori, ndersa sot steriniperit e tyre duke qendruar ulur ne kolltuket e Venecias i mbushen trastat e tyre me Floririn Shqiptar.

    Përgjigju
  • shoku: 27/07/2020 12:56

    Une jam socialist dhe do doja qe ti te drejtoje kete vend se te njoh mire.je njeri i ndershem i paster i drejte VALTER DJALI.por nuk i duhesh mafjes vendase dhe te huaj qe ka marr peng Shqiperine e Shqipetaret TI NUK JE SI ATO.

    Përgjigju
  • Qytetari: 27/07/2020 12:52

    Meta kapi per fyti institutcionin qe drejton ! Por Meta edhe ty te kapi per fyti o pleher.

    Përgjigju
  • Zani: 27/07/2020 12:52

    Edvin Rama të PAGUAJË KOSTON e këtij KOMISIONI HETIMOR KRIMINAL , që NUK ka KUSHTUAR PAK , POR mbi 1 MILION €URO ! ! Edvin KURVA ose të PAGUAJË PARATË nga XHEPI i tij dhe ta mbaj KRYEHAJDUTIN si President , ose të SHKARKOJ BANDITIN dhe KRYEHAJDUTIN e THESARIT të SHTETIT SOT !! ZGJIDH e merr Edvin VESHGJATI dhe PALLAVESHI , DËNGLAXHI i NEVERITSHËM

    Përgjigju
  • ela: 27/07/2020 12:51

    mbylle ate goje o Kryeminister dhe te te vij turp pazarxhi i madh dole,dhe ti dole i koruptuar nga ilir meta,te te roj linda se vet ke ik per lesh eja se do te votoj me une ty

    Përgjigju
  • LSI NJË KOPE HAJDUTËSH të PËSHTIRË , që për LEK dhe €URO QYL , SHKËRDHEJNË edhe MOTRAT e tyre !!: 27/07/2020 12:39

    VAFSH në DJALL dhe ESFEL o Edvin Rama , bashkë me SOJ dhe SOROLLOP ! JE PIS MUTI dhe PLEHRË FRRIKACAKE ! JO VOTË MË për ty ZGJEBARAK i POSHTËRR dhe i NEVERITSHËM !

    Përgjigju
  • Faik: 27/07/2020 12:34

    Ik more FUNDËRRINÉ dhe FEKALE e NDYRË !! POPULLI pret SHKARKIMIN e KRYEHAJDUTIT , kurse ti MUT MUTI ngele më DËNGLA si KURVAT !!! PO ato LEKÉT e KOMISIONIT HETIMIOR KRRIMINAL , që u PAGUAN ata DEPUTETË për 1 VIT RRESHT , dhe janë BONUSE dhe EKSTRA PAGË , përveç RROGËS që marrin , KUSH DO TI PAGUAJ ?????!!! Apo hajde se ç'ju QI NËNËN SHQIPTARËVE , se POPULL i PASUR , dhe i PAGUAJNË edhe ato LEKË , për DEPUTETËT KUSARË , që ishin në atë KOMISION KRRIMINAL ANTISHQUPTAR , që "bëri një vrimë në ujë" !!!!! TURP TURP TURP TURP TURP të kesh more ZVARRANIK Kryeministër PA SHTYLLË KURRIZORE !!!! JE SHOKU i Arben KRYEHAJDUT Ahmetit !!!!!!! "Më Thuaj Me Ké Rri , Të Të Them Se Cili Je" , i themi neve këtej nga JUGU !!! JE BUKË SHKELUR i ELEKTORATIT SOCIALIST !! MOS ja u PAFSHIM BOJËN më këtyre KOMISIONEVE KRRIMINALE , që i KUSHTOJNË SHQIPTARËVE , nga 1 MILION €URO të tjera , përveç PAGAVE të MAJME që marrin !!!! VAFSHI në PIDH të MAMASË tuaj që të gjithë ju HORRAT dhe HAJDUTËT e PËSHTIRË të Politikës 30 VJEÇARE të KORRUPTUAR !!⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖

    Përgjigju
  • Ilo: 27/07/2020 12:34

    Pune shqiposh gjelle qensh.

    Përgjigju
  • Faisbe: 27/07/2020 12:23

    Keta horra politikane,pa perjashtim si keta 122 ne kuvend dhe ata jashte ketij kuvendi i thençin jane komediane te perbuzshem e te neveritshem. Populli ndodhet ne udhekryqin me te rrezikshem se kurre ndonjehere ne historine e kombit dhe te shtetit shqiptar. Dy rruge i mbeten ketij populli fukara e te drobitur: Largimi nga vendi masivisht ose te dale ne rruge te madhe masivisht dhe te vetflijohet deri ne largimin e kesaj klase politike me e degjeneruara@korruptuara ne historine shqiptare.Siduket keta rrufjane kane kompromentuar edhe politiken premtuese@garantuese te SHBA@BE per venien e ketij shteti ne binaret e drejtesise qe populli te marre sherbimet me jetike ne nje regjim demokratik.

    Përgjigju
  • Cirku: 27/07/2020 12:21

    Ndonje fjale per becchettin ke o k...minister?

    Përgjigju
  • Goni: 27/07/2020 12:11

    Nje kryehajdut eshte president , vetem ne shqiperi ndodhin keto cudira

    Përgjigju
  • Bylisi: 27/07/2020 12:04

    Te zente mallkimi i shqiptarve atje ku te dhemb me shume harram e paç voten qe te dhane

    Përgjigju
  • Inaa: 27/07/2020 11:57

    Deputet injorant,ti mund te drejtosh vendin ? Kur te bej gjeli veze.

    Përgjigju
  • KLLAUNËT: 27/07/2020 11:07

    O KLLAUN CIRKU O ULSI MANJA PO SKENI TURP MOR PAÇAVURE WC ? PO BASTSRDI HSJDUT ILIR BAJGA DUHESH QËRUAR ME KOH NGA AI VËND QË ATI SI TAKON KUR SE ËSHTË : HAJDUT MASHTRUE INTRIGANT I KORRUPTUAR DERI NË PALC E BASHKPUNTOR I KRIMIT. PRANDAJ O ULSI MANJA JE I PA CIP E I PA TURP QË DEL E DJET NGA GOJA ATY NË FOLTORE. PTY RAC PISE E GJITH KJO KLAS POLITIKE.

    Përgjigju
  • plugu: 27/07/2020 11:05

    shkeljet e presidentit nga Ramsi jane konsideruar sic mund te thuhet per nje prostitute qe ka ngel pak me barre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Himarë/ Mbështetësit e Belerit penguan Këshillin Bashkiak, mbërrin FNSH! Mbledhja do të mbahet me dyer të mbyllura

Himarë/ Mbështetësit e Belerit penguan Këshillin Bashkiak, mbërrin FNSH! Mbledhja do të mbahet me dyer të mbyllura