Kuvendi i Kosovës mban një minut
heshtje për viktimat e Srebrenicës

Kuvendi i Kosovës mban një minut<br />heshtje për viktimat e Srebrenicës
Seanca e sotme plenare e Kuvendit të Kosovës ka nisur me një minut heshtje në nderim të viktimave të rënë 20 vite më parë në Srebrenicë.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ku do të shqyrtohet rishikimi i buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2015, me kërkesë të kreut të Kuvendit, Kadri Veseli është mbajtur një minut heshtje për 8 mijë viktimave myslimane boshnjakë që ishin masakruar nga forcat serbe.

“krimet e pa dënuara ndjellin vetëm zemërim e kobe të reja”, - ka thënë Veseli gjatë fjalës së tij në kuvend.

Në projektligjin që do të diskutohet sot pritet të ketë shkurtime afër 49 milionë euro në paga, udhëtime, mallra dhe shërbime, si dhe në derivatet e naftës.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës