Balla i përgjigjet Metës për drejtësinë/ Hajdari: Basha dhe ushtria e tij e vdekur...duhet unitet për negociatat

Kriza politike, cështja e negociatave dhe hapja e dosjeve të komunizmit dominoi debatin politik sot në Kuvendin e Shqipërisë mes shumicës dhe opozitës. Kryetarja e grupit demokrat Rudina Hajdari kërkoi unitet mes opozitës dhe shumicës për cështjen e negociatave, pasi po dëmtohet imazhi i vendit. 

Pas kritikave ndaj qeverisë, vajza e Azem Hajdarit sulmoi Bashën që e cilësoi kryetar në tentativë që shkoi në Angli, e cila po del nga BE-ja, i shoqëruar nga një delegacion që kishte në përbërje sipas saj 'delegatë të një ushtrie të vdekur'.

Edhe deputeti Ligoraq Karamelo që u fut në Kuvend bëri thirrje që në Kuvend të zhvillohet një debat politik drejtuar popullit dhe ndërkombëtarëve për krizën politike, ndërsa shtoi se opozita po tolerohet me tepricë, pasi po bën thirrje për luftë civile.

Nga PS-ja, kryetari i grupit Taulant Balla iu përgjigj deklaratave të forta të Presidentit Ilir Meta për drejtësinë, por edhe për parlamentin që sipas kreut të shtetit nuk është funksional, pasi opozita është në rrugë. Gjithashtu Balla shprehu edhe një herë tjetër vendosmërinë e shumicës së në 30 qershor do të zhvillohen zgjedhjet lokale, pavarësisht bojkotit të opozitës.

Në seancën e sotme u betuan edhe dy deputetë të rinj, një nga shumica dhe një nga opozita e re. Në rendin e ditës janë disa cështje mes tyre projektligji për trajtimin financiar, suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji, teksa jashtë një grup minatorësh zhvilluan një protestë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:14
Balla i përgjigjet Metës për drejtësinë: Fjalimet e Berishës si të Kujtim Gjuzit, Monika...

Kryetari i grupit të PS-së Taulant Balla gjatë fjalës në Kuvend iu përgjigj deklaratave të forta të Presidentit Ilir Meta për drejtësinë, por edhe për parlamentin që sipas kreut të shtetit nuk është funksional, pasi opozita është në rrugë. Gjithashtu Balla shprehu edhe një herë tjetër vendosmërinë e shumicës së në 30 qershor do të zhvillohen zgjedhjet lokale, pavarësisht bojkotit të opozitës.

"Ne jemi kundërshtarë, por ama kur vjen cështja te rruga europiane duhet jemi bashkë. Më vjen keq, që ka politikanë që sa më shumë i afrohet Shqipëria një momenti historik rreken për ta dëmtuar. Në mërkurën në mesditë KE do të rekomandojë fillimin e bisedimeve mes Shqipërisë dhe BE-së. Më vjen keq që Presidenti e rendit veten në krahun e atyre që mendojnë se reforma në drejtësi nuk ka ecur si duhet edhe pse të gjitha institucionet ndërkombëtare e vlerësojnë apo për më keq, që parlamenti sipas tij, nuk qenka funksional.

Po pse? Se këtu nuk është Monika por Ralfi, apo se i mungojnë fjalimet e pa pikë e presje të Berishës dhe që janë zëvendësuar me fjalime të ngjashme të Kujtim Gjuzit? Le ta shfrytëzojmë këtë kohë për Shqipërinë Europiane. Edhe e fundit që ta dini, zgjedhjet e 30 qershorit do të zhvillohen. Për ata që nuk e dinë 30 qershori është afat ii fundit Kushtetues për mbajtjen e zgjedhjeve dhe kush guxon të dëmtojë procesin ua kam lexuar Kodin Penal
" tha ai.

Ora 13:00
Rudina Hajdari lexon në Kuvend fjalët e të atit 28 vite më parë (VIDEO)

Rudina Hajdari gjatë fjalës së saj sot në foltoren e Kuvendit pas akuzave kundër klasës politike risolli duke lexuar fjalët e të atit, Azem Hajdarit në seancën e 30 prillit të vitit 1991.

"Do iu përmend disa fjalë që i kam lexuar në vitin 1991 në seancën e 30 prillit. "Reflektimi nga të gjithë në këtë komente historik do të ishte një nder dhe detyrë e të gjithë deputetëve, cdo qytetari sepse kemi bërë një kthesë historike, jemi ndarë nga e kaluara e hidhur dhe po shkojmë drejt Europës dhe të shkosh drejt Europës duhet të shkosh me thellësi mendimesh dhe i vendosur në rrugën që ke nisur. Të kesh jo thjeshtë mendimin, por një unitet pluralist, një objektiv të qartë që të hyjmë në kombet e qytetëruara". Këto janë fjalët e Azem Hajdarit në 30 prill në 1991. Po ku jemi ne sot? Këta politikanë sot nuk kanë arritur të gjejnë gjuhën. Unë mendoj se ata druhen para drejtësisë dhe duan pushtet absolut" tha Rudina Hajdari.  

Ora 12:58
Hajdari: Basha me ushtrinë e tij të vdekur, opozita e përçarë, duhet unitet për negociatat

Kryetarja e grupit Demokrat në parlamentin e Shqipërisë, Rudina Hajdari ishte mjaft e ashpër me liderin e PD-së, Lulzim Basha. Pas kritikave ndaj qeverisë, vajza e Azem Hajdarit sulmoi Bashën që e cilësoi kryetar në tentativë që shkoi në Angli, e cila po del nga BE-ja, i shoqëruar nga një delegacion që kishte në përbërje sipas saj 'delegatë të një ushtrie të vdekur'. Ajo kërkoi unitet mes shumicës dhe opozitës për negociatat.

"Mendoj se shërimi i këtyre plagëve është anëtarësimi në BE, reforma në drejtësi, fuqizimi i bizneseve. Ajo që kam parë është një përpjekje e dështuar e të gjithëve. Marrëveshje që kanë përfunduar në bllokim, duhet të kemi një konsensus. Duhet të kemi unitet për të dërguar Shqipërinë përpara, këto janë munguar, të gjithë palët kanë luftuar për veten dhe kur janë ulur në tryezë nuk kanë qenë të besuar prë publikuan. Kam pasur vizita në tre vende, Gjermania, Franca dhe Holanda, jam takuar me zyrtarë të lartë dhe parlamentarë dhe do të doja që të shprehja me ju se cfarë u tha në këto takime. Më duhet të them se arroganca që mbizotëron në sjelljen e qeverisë si brenda dhe jashtë po dëmton Shqipërinë. Ndodhemi në një moment të vështirë për Europën dhe Shqipërinë dhe qeveria sillet arrogante me homologët tregon se ata nuk duan një bashkëpunim.

Edhe opozita nuk po e ndihmon këtë rrugëtim. Në një anë kemi një kryetar në tentativë që jo vetëm viziton Anglinë që po del nga BE-ja por shoqërohet nga disa delegatë të një ushtrie të vdekur, që nuk përfaëqsojnë asnjë dhe nuk ka në delegacionin e tij asnjë i ri. Pse nuk shprehim qartë vullnetin e shqiptarëve për t'u integruar. Celja e negociatave nuk është anëtarësim, por thellim i përgjegjësisë sonë. Shqipëria ndodhet në një moment të vështirë që nuk ka arritur që të kapërcejë konfliktet ndërpartiake. Mungesa për të arritur një konsensus tregon se jemi përballë disa politikanëve që nuk përfaqësojnë vullnetin e të gjithë vendit. Opozita e përcarë dhe gjysma e saj është jashtë parlamentit. E kam të vështirë para tyre që të shpjegoj që opozita është jashtë parlamentit. Duke ndenjur në rrugë nuk vjen ndryshimi, duhet të shpalosim një alternativë që do të mbushë mendjen e botës që ne jemi në gjendje të unifikohemi dhe se vendosim në radhë të parë interesin e vendit
" tha ajo.

Ora 10:23
Ligoraq Karamelo: Opozita po bën thirrje për luftë civile, po e tolerojmë me tepricë! (VIDEO)

Deputeti Ligoraq Karamelo që u fut në Kuvend pak muaj më parë nga listat e opozitës pasi PD dhe LSI dogjën mandatet duke dalë në rrugë në protestë bëri thirrje që në Kuvend të zhvillohet një debat politik drejtuar popullit dhe ndërkombëtarëve për krizën politike.

"Kemi përpjekje dhe veprime anti-demokratike dhe dashakeqëse për të prishur imazhin e vendit. Po shohim protesta të dhunshme dhe thirrje për luftë civile dhe tempullin e demokracisë e quajnë ilegjitim, parlament të krimit dhe parlamenti jo funksional.

Pra sipas tyre shteti ka rënë dhe hajde të plaçkitim. Vërehet një tolerancë me tepricë. Kuvendi ka rol kontrollues dhe drejtimin politik të shtetit dhe duhet ta dëshmojë tani. Grupet parlamentare duhet të shprehen hapur. Të futet me procedurë të përshpejtuar një debat në Kuvend drejtuar popullit dhe faktorit ndërkombëtar"
tha ai.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Para Laci: 23/05/2019 15:18

    Me vjen keq per ty znj.R.Hajdari po' mos shko ne mend te Astrit Patosit se ai ka rrjedhur, esht fjale e urte kush ndahet nga tufa e han ujku

    Përgjigju
  • ROLAND HASANI KOLLOVARI XHIXHIS: 23/05/2019 13:36

    O Taulant Balla mos u mer me like floririn. Like floriri po dridhet si mi halesh që ndjen tërmetin . Like floriri me bllok në dor po e ndjen REÇIN që e pret e prandaj ka humbur qetësin e dashurin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Lautaro në lot: Një ëndërr, tani s'e mendoj rinovimin

Lautaro në lot: Një ëndërr, tani s'e mendoj rinovimin