Kuvendi një ditë pa "zhurmë" e molotovë! Fëmijë e të huaj në karriget e ligjvënësve: Mos harroni nga vini!

Në këtë 80-vjetor të Çlirimit, Kuvendi është i hapur, por jo për politikanët. Sot këtu po vijnë qytetarët, dhe fëmijët.

“Këta janë të moshës 4-5 vjeç. Nuk kuptojnë shumë nga këto gjëra, ndoshta edhe e njohin ndonjë figurë, por ardhja këtu, për ne ishte një eksperiencë e këndshme”,-tha edukatorja e një kopshti.

Mes vizitorëve në parlament, nuk mungojnë edhe të huajt nga Polonia dhe Holanda, të cilëve kjo sallë u ngjan me një teatër.

“Ne jemi nga Polonia, dhe krahasuar me parlamentin tonë, ky është më i vogël dhe duket si teatër. Ne dimë se Shqipëria është duke u zhvilluar me shpejtësi. Kur po vinim këtu pamë se është duke u ndërtuar kudo. Uroj më të mirat për shqiptarët dhe vendi juaj të zhvillohet dhe të bëheni anëtar të Bashkimit Evropian sa më shpejt”, thotë një turist polak.

“Jam nga Holanda. Kam ardhur këtu me familjen. Qartësisht kjo godinë do ketë qenë një teatër, dhe nuk është shumë i madh. Për ne holandezët, Shqipëria është një vend interesant sepse ju keni gjëra që nuk i gjejmë në vendin tonë: plazhe të bukur, male të lartë dhe zakonisht mot shumë të mirë. Shumë janë larguar nga Shqipëria e tani disa ndoshta po kthehen, e kjo është gjë e mirë dhe e rëndësishme për ju. Uroj të mos harroni se nga vendi juaj vjen. Ejani dhe përmirësoni ekonominë këtu. Të hyni në BE. Holandezët janë kritikë ndaj çdo vendi që do të hyjë në BE, kështu që, nëse doni mbështetjen tonë, duhet të bëni shumë”, thotë turisti holandez.

Pas festave të nëntorit, Kuvendi do t’i rikthehet normalitetit, dhe ngjarjet e fundit premtojnë gjallëri në këto ambiente.

Pas 1 viti mungesë, në këtë sallë rikthehet të martën Sali Berisha. Por, ku do të ulet ai? Përpara arrestit të shtëpisë, ai ulej në fund të sallës, por tani që është bashkuar me Gazmend Bardhin, do të ketë një vend preferencial pranë kreut të grupit të PD-së.

Por përpara se të vijë Berisha, në këtë sallë do të vijë “armiku” i tij më i ri e më i madh, Altin Dumani. Kreu i SPAK do ta shpenzojë të gjithë të hënën në seancën plenare në një aktivitet me deputetët për forcimin e institucioneve demokratike.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    10 Dhjetor, 10:15

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?



×

Lajmi i fundit

Depolitizimi i Administratës Zgjedhore, Celibashi kundër komisionerëve dhe numëruesve nga administrata publike: Partitë të jenë në proces

Depolitizimi i Administratës Zgjedhore, Celibashi kundër komisionerëve dhe numëruesve nga administrata publike: Partitë të jenë në proces