Kuvendi urdhër Olsian Çelës: Hap regjistrat e noterisë dhe sekuestro pasuritë e krimit

 Kuvendi urdhër Olsian Çelës: Hap regjistrat e noterisë dhe sekuestro pasuritë e krimit

Olsian Çela

Ashpërsimi i luftës kundër krimit në bashkëpunim me SPAK dhe sekuestrimi i pasurive të krimit, janë kryefjala e detyrave që Kuvendi i Shqipërisë i ka lënë kryeprokurorit, Olsian Çela për vitin 2020. Përmes një rezolute të miratuar një ditë më parë në seancë plenare, Kuvendi ka renditur 13 rekomandime që duhet të zbatohen nga Prokuroria e Përgjithshme gjatë këtij vitit. Rezoluta bazohet në shqyrtimin dhe vlerësimin e punës së organit të akuzës gjatë vitit 2019.

Në dokumentin e Kuvendit thuhet se numri i çështjeve të proceduara dhe dërguar në gjykatë për bllokimin e pasurive të krimit vijon të jetë i ulët. Për rrjedhojë, Kuvendi i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme hetime proaktive për pastrimin e parave si dhe rritjen e hetimeve pasurore për zbulimin dhe bllokimin e pasurive të krimit. Në këtë kuadër, Kuvendi i kërkon Prokurorisë të rrisë eksesin në regjistrat e noterisë, ku bëhen lëvizjet e pasurive të dyshimta.

Dështimi i organeve të drejtësisë për zbatimin e ligjit anti-mafia detyroi qeverinë të miratonte një akt normativ për goditjen e njerëzve të krimit përmes bllokimit të pasurive, izolimit fizik dhe sanksioneve ekonomike. Akti normativ po zbatohet nga OFL, strukturë e cila po përgatit dosje për pasuritë e krimit, duke i referuar në SPAK. Por, akti normativ do të jetë në fuqi deri në fund të këtij viti, ku më pas prokuroria do të ketë sërish rol kryesor në luftën për goditjen e krimit përmes bllokimit të pasurive. 

13 detyrat e Kuvendit për Olsian Çelën për vitin 2018 
1. Rritjen e mëtejshme të efektivitetit në luftën kundër kriminalitetit dhe forcimin e koordinimit me Prokurorinë e Posaçme të Luftës kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për rritjen e cilësisë së hetimeve dhe ndjekjes penale.

2. Të rrisë efektivitetin e bashkëpunimit ndërinstitucional me agjencitë e tjera për luftimin e pastrimit të produkteve dhe krimit financiar, të forcojë kapacitetet profesionale për hetimet pasurore, hetimet proaktive të pastrimit të parave, sekuestrimit dhe konfiskimit të tyre me qëllim zbulimin, identifikimin dhe sekuestrimin/konfiskimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale si dhe për një politikë penale efektive në këtë fushë.

3. Të vijojë punën për rritjen e aksesit të përdorimit të të dhënave në databazet shtetërore, sidomos në atë të noterisë dhe të shërbimit të përmbarimit gjyqësor dhe të informojë Kuvendin në lidhje me përmbushjen e këtij rekomandimi dhe nevojat për adresimin e vështirësive të hasura, nëse do të ketë të tilla.

4. Të miratojë rregullat standarde për organizimin dhe funksionimin e prokurorive me juridiksion të përgjithshëm me qëllim që të sigurojnë efikasitet në organizimin, drejtimin dhe kontrollin e punës në çdo prokurori është në proces;

5. Të forcojë bashkëpunimin me Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Shkollën e Magjistraturës për të plotësuar nevojat për prokurorë dhe sigurimin e mbarëvajtjes së punës në të gjitha prokuroritë e rretheve gjyqësore.

6. Të miratojë udhëzimin e standartizuar në lidhje me zbatimin e ligjit nr. 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. 

7. Të nxisë, bashkëpunojë dhe kontribuojë në miratimin sa më shpejt nga ana e Komisionit të Policisë Gjyqësore të sistemit të vlerësimit të oficerëve të policisë gjyqësore.

8. Të rrisë bashkëpunimin me Ministrinë e Drejtësisë, Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, Policinë e Shtetit, gjykatat dhe institucionet e tjera shtetërore për të filluar krijimin e sistemit të unifikuar të mbledhjes, përpunimit dhe publikimit të statistikave të kriminalitetit, bazuar në standardet ndërkombëtare.

9. Të vlerësojë nxjerrjen e një udhëzimi të veçantë me karakter të përgjithshëm me qëllim unifikimin e politikës penale dhe të hetimit të veprave penale në familje, kundër fëmijëve dhe grave dhe krimeve me motive të urrejtjes, bazuar në standardet me të mira ndërkombëtare në fushë si dhe për mbledhjen, përpunimin e të dhënave për këto vepra penale bazuar në standardet ndërkombëtare në fushë.

10. T’i kushtohet vëmendje e veçantë viktimave dhe mbrojtjes së tyre gjatë procedimit penal deri në përfundimin e procesit gjyqësor.

11. Zbatimi i urdhrit penal, marrëveshja e fajësisë, gjykimi i drejtpërdrejtë duhet të vijojë të njihen dhe të zbatohen më mirë nga prokurorët. Prokuroria duhet të kushtojë më shumë kujdes zbatimit të dënimeve alternative dhe respektimit të procedurave të ekzekutimit të vendimeve penale, të forcojë bashkëpunimin me Shërbimin e Provës dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve gjatë fazës së procedimit penal dhe ekzekutimit të vendimeve penale.

12. Të miratojë udhëzimin në lidhje me zbatimin e rekomandimeve parësore të Këshillit të Ministrave për luftimin e kriminalitetit.

13. Raporti i Prokurorit të Përgjithshëm në Kuvendin e Shqipërisë duhet të bazohet në manualin e raportimit e miratuar me vendimin nr. 134/2018 të Kuvendit të Shqipërisë, me fokus të veçantë pasqyrimin e e detajuar të gjendjes së kriminalitetit, tendencat e tij efektivitetin e ndjekjes penale, politika penale, faktorët kriminogjenë të evidentuar gjatë hetimit penal.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • FATMIRI: 19/06/2020 19:16

    ÇA LESH PROKURORI ESHTE KY KU KA KELLQE PER TE ARRESTUAR KOKAT E KORRUPSIONIT DHE TE KRIMIT KY ESHTE SA PER TE MAR RROGON PARLAMENTI DUHET TA SHKARKOJ TRAPA SI PUNA E KETI KA SA TE DUASH

    Përgjigju
    • Staplerfahrer: 19/06/2020 23:32

      Je ne vete ti mre Pse e sgjodhen kto qe t'ja fusin vetes

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen