Kuvendi zgjedh prokurorin e ri të Përgjithshëm! Ikën Arta Marku, betohet Olsian Çela

TIRANË - Olsjan Çela është prokurori i ri i Përgjithshëm me një mandat 7-vjeçar. Ai u zgjodh nga Kuvendi i Shqipërisë me votat pro të 101 deputetëve. Pas votimit, Olsjan Çela është betur mbi kushtetutë në sallën e senacës plenare.

Olsjan Çela ishte kandidati i parë i radhitur në listë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, e dyta Arta Marku, kryeprokurore e përkohshme. Marku mori 11 vota pro, 22 kundër 78 abstenim, ndërsa dy deputetë nuk morën pjesë në votim.

Ndërkohë kandidatja e tretë Fatjona Memçaj, mori vetëm 8 vota pro, 16 kundër ndërsa 78 deputetë abstenuan.

Fituesi duhet të marrë të paktën 84 vota (3/5) përndryshe emërohet automatikisht ai që është i renditur i pari në listën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Kështu, Olsjan Çela është zgjedhur me votat e mazhorancës dhe opozitës së re në Kuvendin e Shqipërisë.

1575555659_Screenshot1.jpg

Kush është Olsjan Çela?

Olsjan Çela e ka nisur karrierën e tij në vitin 2001 pas përfundimit të Shkollës së Magjistraturës, ndërsa në 2004 e aktualisht prej 15 vitesh është prokurori pranë Krimeve të Rënda.

Për katër vite nga 2008 në 2012 ai ka qenë drejtues i prokurorisë së Krimeve të Rënda e cila me hyrjen e SPAK, prokurorisë Kundër Krimit dhe Korrupsionin do të shkrihet.

Çela garoi me dy koleget e tij, pas shpalljes së kandidimit nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë ndërsa sfidën direkte e kish me eproren Arta Marku e cila nga sot do duhet t'i lirojë zyrën Çelës.

Çela për disa kohë u transferua edhe në Pogradec pasi u konsiderua si prokurori rebel që refuzoi të përfaqësoj pretencën e dosjes "Shullazi".

Olsjan Çela duke ndjekur seancën plenare

Gjatë prezantimit në KLP të platformës së tij Çela tha se pavarësia e prokurorëve duhet të sjell përgjegjshmëri dhe jo abuzim.

Ndërsa rezulton se Çela nuk është i martuar dhe sipas formularit të tij gjatë procesit të vettingut jetonte me nënën e tij.

KLP gjatë fazës përzgjedhëse renditi Çelën si prokurorin më të kualifikuar për tu bërë kryeprokuror, ndërsa e dyta u rendit Arta Marku e më pas Fatjona Memcaj.

Ndërkohë po sot Marku me anë të shortit në presidencë u përzgjodh si anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi edhe për një mandat një vjeçar.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 05/12/2019 18:24

    Zgjedhja e zotit z Cela ne postin e larte te krye prokurorit eshte sinjal i ndryshimit radikal ne sistemin e drejtesise.Kjo tregohet nga cv qe ka ne karrieren e tij dhe perkrahja nga SHBA dhe BE qe kane neonitirim total reformen ne drejtesi Urime ne detyren e re

    Përgjigju
  • Matrix: 05/12/2019 17:52

    Nese zoti OLtian eshte trim sa gjysma zonjes Arta Marku i urojme pune te mbare dhe jam i bindur qe do shohim rezultate pozitive per drejtesine shqiptare, respekt per Arten se mori persiper nje detyre shume te veshtire per kohen dhe situaten politike, beri betimim diten e dyte qe lindi nje femije mes flakeve dhe urrenjtes ne kuvend.

    Përgjigju
    • Qifqiu: 05/12/2019 18:38

      Edhe me çizmet e psikopateve qe fluturonin si drona ne sallen e parliamentit

  • Fatmir lohja: 05/12/2019 17:17

    Cfare behet nese presidenti nuk e dekreton!?

    Përgjigju
    • Titi: 05/12/2019 20:51

      Kalon per here te dyte ne parlament Fatmir dhe ketehere sesh nevoja per dekretim!

  • sapa: 05/12/2019 17:16

    Urime dhe gjume te embel si gjithe prokuroret e tjere te ketij vendi kriminal te pandreqshem!

    Përgjigju
  • Arbëri: 05/12/2019 16:41

    Urime për kryeprokurorin e përgjithëshëm...!!!

    Përgjigju
  • Eri: 05/12/2019 16:09

    A e di njeri nga eshte Olsian Cela???????

    Përgjigju
    • Rido: 05/12/2019 23:09

      Eri Olsian Çela prinderit i ka me orrigjine nga Gusmari i Tepelenes te ikur rreth viteve '60.Olsian eshte rritur ne Levan te Fierit.Vjen nga nje familje shume e mire dhe nga prinder me integritet te larte

  • Anila: 05/12/2019 15:31

    Turp. Edhe nje here vertetuat fatin e zi te atyre qe kane mbetur ne SHQIPERI. Ky shtet dhe keta politikane nuk e duan shqiperine dhe shqipetaret, duan vetem te poshtrit dhe poshtersite. Ai qe nuk eshte i zoti te krijoje dhe te drejtoje nje familje si pretendohet te drejtoje nje nga organet me kryesore te ketij shteti. Turp,turp,turp.

    Përgjigju
    • Tironsi: 05/12/2019 20:55

      Falcone ka pas dy gra.... Dhe nga miqt e tije te ngusht ka dal se sdonte te bente femije sepse nuk donte ti linte jetim.... Falkone NUK PERSERITET. MOS NA NGRINI PARULLA e IDEALE..... Ky vend nuk BEHET. ME KEQARDHJE. Populli. Por..

    • @Anila: 05/12/2019 19:47

      Dhe Giovani Falcone nqs e ke degjuar nuk ishte i martuar dhe skishte fëmijë por mafia vetëm na ai kishte frikë.

    • Vasililesheli: 05/12/2019 17:34

      E ke gabim Anila. Ketu nuk ka vend fare per turp. Nuk e kane propozuar per zot shtepie,por per zot te Prokurorise Shqiptare. Do te jene prokuroret e pavarur tashme ata qe do t'a bejne te banueshem kete vend. Per Olsian Çelen amerikanet u ngriten ne kembe dhe e duartrokiten kur kaloi vetingun pa asnje pyetje. Kjo s'kishte ndodhur me asnje. I mbetet Olsian Çeles t'i shuaje dyshimet tuaja dhe te miat bashke. Vetem nepermjet forces se ligjit... Vetem keshtu do te dridhen minjte e 30 viteve abuzim. Ka per te shkuar vrima e miut 500 grosh...mbaje mend.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit i kërkon Kosovës “përparim urgjent” për themelimin e Asociacionit

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit i kërkon Kosovës “përparim urgjent” për themelimin e Asociacionit